BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Ushtria e tatimorëve, përgjegjëse përballë pesëdhjetë përqindëshit informal

Ushtria e tatimorëve, përgjegjëse përballë

Beteja me informalitetin ka nisur me një tjetër ritëm. Mekanizmat shtetëror kanë lyer ingranazhet dhe lubrifikuar hallkat e zinxhirit të komplikuar të kontrollit dhe zbatimit të ligjit. Përballë, janë vënë të gjitha bizneset dhe për herë të parë duket se është një qëndrim serioz. Deri ku do të arrijë? Është një nga ato flakët e kashtës si gjithnjë apo do ketë vijimësi dhe seriozitet? Mbetet për tu verifikuar. Nëse po, qytetarët do ndihen të lehtësuar dhe ekonomia do ketë përfitime nga rishpërndarja e të ardhurave. Bizneset do bëhen më serioze dhe konkurrenca do marrë formë e do jetë mekanizmi themelor për ti vënë të gjithë në start të barabartë. Nëse të gjithë do paguajnë, atëherë do dalin në plan të parë ato biznese që ecin me llogari, presin fatura e japin kupon. Shkurt do formalizohen informalët klasikë. Do marrin frymë lirisht ata që punojnë me laps dhe bëjnë llogari deri edhe qindarkën e fundit. Do respektohen nga populli dhe shteti ata që ndajnë çfarë është e tyrja dhe cila pjesë i takon shtetit. Jo si deri sot. Ku kanë punuar të gjithë sipas metodës dhe stilit të vet. Kanë grabitur shumica dhe ka paguar pakica. Kanë përfituar disa dhe administrata përkatëse ka bërë sehir, ka mbyllur sytë, ka fituar pjesën nëpunësi dhe është larguar në drejtim të paditur paraja. Duket sikur është rizgjuar shteti. Të shpresojmë për seriozitet. Aksioni urojmë të mos jetë i përkohshëm, stinor apo javor, aq më pak i njëanshëm, jo serioz, të përzgjedhë viktimat e të lërë mënjanë ata që kanë shirë me kombajnën e korrupsionit në tërë këto vite. Detyrimi ligjor është të vijojë deri në ditën e fundit, sa të gjithë të ndërgjegjësohen e të kuptojnë se kjo betejë nuk është një vesë vjeshte. Të kuptojnë se duhet të jenë serioz dhe të paguajnë detyrimet sipas ligjit. Tek e fundit ekonomia është garë. Është konkurrencë serioze e ndershme. Në buletinet ditore, podiumet apo tereni, nga porta fabrikash, plazhe, raportohen shifra të numrit të kontrolleve të bizneseve të verifikuara dhe ballafaquara me kërkesat e ligjit, të doganave, tatimeve dhe vendimet e qeverisë dhe bashkive në të gjithë vendin. Edhe një dëgjesë rutinë e raportimeve të zonjës Demo, ministre e Ekonomisë dhe Financave dhe me radhë, Drejtori i Përgjithshëm i Tatim Taksave, AKU, Doganat. Ministrja Balluku raportoi për bllokimin për mungesë të cilësisë të naftës prej 550 ton. Naftë jashtë standardit e cila kuptohet është e rendit iks që nuk u hodh në sarbatorët e makinave të shqiptarëve, thjesht nga një kontroll rutinë. Kur dëgjon deklarimet e një duzine tatimorësh e specialistësh nëpër bashkitë e vendit që kanë lejuar dhe stimuluar të bëhet kërdia deri në shitjen e sipërfaqeve të rërës në bregdet, tregon qartë sa shqetësuese është situata e informalitetit në ekonominë tonë kombëtare. Vetëm nga verifikimi i ligjit për shfrytëzimin e plazheve, copëtimin e detit nga Velipoja në Ksamil, janë çliruar mijëra metër katror plazhe të cilat iu kaluan publikut për t`i shfrytëzuar pa pagesë. Pra u kthyen në plazhe publike. Në një informacion të ministres së Financave nga 3500 biznese të kontrolluara, gati 1500 kanë rezultuar me probleme të theksuara e mungesa serioze. Pra 50 për qind e tyre nuk janë korrekt me pagesat e detyrimeve ndaj shtetit. Në këtë kuptim po kaq për qind e tatimorëve administratës, janë informal. Baballarët e informalitetit. Po e njëjta situatë është dhe në sektorin e ndërtimit. Në regjistrimin e pronave në kadastër. Në dhënien e lejeve të ndërtimit. Tek lagalizimet dhe qindra raste të publikuara si shkelje flagrante nga KLSH në tenderë etj. Nuk po flasim këtu për pagesa kesh dhe jo përmes bankave, si dhe mungesa të tjera që e kanë trashur në masë informalitetin dhe e kanë ngjitur informalin në tribunën e nderit. Ajo që ndeshet edhe në këtë përpjekje është kundërvënia e hapur ndaj betejës së filluar kundër informalitetit dhe përpjekjeve për të formalizuar ekonominë dhe sektorët më problematik përditë veç individëve të prekur nga zbatimi i ligjit, ka një qëndrim të ashpër të opozitës e cila në kundërshtim me politikën e saj që reklamon për një ekonomi me rregulla, ekonomi tregu të formalizuar dhe konkurrencë serioze, të ndershme, ka marrë flamurin kundër përpjekjeve shtetërore, për të kërkuar zbatim të rregullit dhe ligjit dhe secili të jetë i barabartë përballë kërkesave për t`u formalizuar dhe paguar detyrimet në shtet. Fatkeqësisht në krye të këtyre zërave në fushatën personale në emër të PD-së, Lulzim Basha ka shpalosur flamurin kundër veprimtarisë së shtetit për të luftuar infomalitetin. E gjitha kjo në emër gjoja të mbrojtjes së biznesit. Realisht për ta sabotuar këtë aksion të gjerë dhe për ta armiqësuar biznesin me shtetin dhe qeverinë. Në realitet ky qëndrim i bën keq dhe e vë para përgjegjësisë edhe vet Bashën, i cili propagandon informalitetin dhe i kundërvihet masave të qeverisë për politika të zhvillimit formal të bizneseve që paguajnë detyrimet dhe punojnë sipas ligjit kushdo qofshin dhe kudo ku ndodhen. Në një front me Bashën, janë vënë edhe Presidenti i cili i konsideron masa represive dhe partitë politike në koalicionin opozitar të cilët duhet të ishin të parët që do kërkonin një ekonomi të formalizuar, biznese që paguajnë dhe konkurrencë të ndershme dhe jo shtigje për tu shpëtuar detyrimeve shtetërore, taksave, pagesave, shlyerjes së detyrimeve të energjisë, ujit, të tretëve. Po kjo është logjika opozitare fatkeqësisht me idenë e përfitimit nga mbështetja e biznesmenëve që vjedhin, fshehin, grabisin, punojnë në të zezë, nuk mbajnë dokumentacion korrekt, punojnë me dy e tre bilance. Shkurt ata që punojnë me hile. Vetëm për vete. Që duan ti marrin të gjitha dhe të mos i japin shoqërisë asgjë. Ashti siç ka edhe zëra të njerëzve që kanë drejtuar ekonominë për t`iu qasur informalëve, me lezet, me ngadalë, duke qeshur, duke i edukuar, duke bërë pakte e marrëveshje. Po sa vite do vijohet kështu?? Po informaliteti ka edhe një anë tjetër të medaljes. Kur dëgjon shifra dhe njihesh me tregues të informalitetit, kur këto raste bëhen publike nga titullarët e dikastereve me të drejtë shtrohet pyetja:- Kush i ka lejuar informalët? Cilët mbajnë përgjegjësi? Pse janë anashkaluar? Sa kanë fituar tatimorët e specialistët që e kanë detyrë dhe paguhen për të verifikuar e kontrolluar, por që plotësojnë dosjet e dokumentet nga kafet apo zyrat? Është përgjegjësi e bizneseve të zbatojnë ligjin dhe të punojnë me dokumentacion standard. Të paguajnë detyrimet shtetërore. Të mos abuzojnë. Të jenë korrekt me sasinë, cilësinë, çmimin. Të kontrollojnë vërtet. Gjithçka duhet ta përputhin me ligjin. Po një duzinë punonjës e administratorë, specialist, kontrollorë, agjentë tregtarë, institucione të ngarkuara me ligj, sa përgjegjësi mbajnë për këto proçka që zbulohen vetëm në dy javë, kur ata janë përditë mes tyre? Shteti, qeveria, drejtësia bën mirë që mban qëndrim ndaj atyre që bëjnë biznese dhe shkelin ligjin. Po duzina e kontrollorëve, a nuk duhet penalizuar e dënuar shumë më rëndë se vet ata që e shkelin ligjin? Të parët që duhet të japin llogari, janë punonjësit e administratës. Janë ata që kanë lënë shtigjet hapur dhe u kanë dhënë kurajën dhe besimin se mund të punohet edhe në informalitet. Janë ata që nuk dinë ç’është ligji dhe rregulli, që mbyllin sytë dhe bëjnë sikur kontrollojnë. Janë punonjësit militantë, të korruptuar, ata që bëjnë ujdi dhe marrin bakshishe deri edhe në mijëra euro, që tolerojnë informalitetin. Dhe kur deklarohet se nga kontrollet është konstatuar, se gjysma e të verifikuarve kanë probleme, të parët që duhen ndëshkuar, janë rrogëtarët e shtetit. Ata dhe vetëm ata, drejtësia nuk duhet të tolerojë. Emërtesat duhet ti largojnë me urgjencë. Të parët që duhen ndëshkuar janë ata që me ligj janë të parët që duhet t`i presin rrugën informalitetit. Shteti e ka detyrë të vërë në mengene një duzinë nëpunësish rrogëtarë, se sa mijëra biznese deri në cepat më të largët të Shqipërisë. Të ndëshkojë dhe dënojë së pari nëpunësit e vet, militantë e të paaftë, të korruptuar e neglizhentë. Ata janë nxitësit e lejuesit e informalëve dhe inkurajuesit e tyre. Ndryshe aksionet për formalizim të ekonomisë do mbeten një flluskë sapuni dhe informalët do shumëfishohen.

Nga Bardhyl BEJKO