BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Ushtria është e fortë kur ka prapavija të forta

Ushtria është e fortë kur ka prapavija të forta

(Mësime nga përvoja e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare)

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare edhe në kushtet e luftës, krahas organizimit e drejtimit të forcave luftarake, sipas dokumentave arkivore të botuara, vëmendje të posaçme i ka kushtuar edhe problemit të prapavijës në këtë luftë, ku nëpërmjet përgjithësimeve, porosive, këshillave, orientimeve lidhur me krijimin, forcimin dhe përsosjen e vazhdueshme të sistemit të furnizimit të ushtrisë, i jepet rëndësi përcaktimit se “Ushtria është e fortë kur ka prapavijë të fortë”. Nëpërmjet këtij përcaktimi del në pah faktori i forcës së prapavijës për realizimin e detyrave luftarake pasi ato janë komplekse të ndërlikuara e shumë të vështira për furnizimin e trupave me armatim-municion e materiale të nevojshme dhe evakuimin e mjekimin e të plagosurve.

Duke analizuar thelbin e Ushtrisë ANÇL si ushtri e aleancës së madhe të fshatarëve, të punëtorëve dhe të intelektualëve, Shtabi i Përgjithshëm ndër të tjera theksoi: “Bijtë e popullit erdhën në ushtri si bletë plot”. Populli sakrifikoi çdo gjë për të; fshatari ynë përveç kafshatës së gojës, u bëri hallall ushtrisë dhe Shqipërisë edhe djalin e vogël 14-vjeçar, i cili luftoi si luan”. Ato gra trimëresha të maleve tona, që çirrnin shamitë e kokës dhe lidhnin plagët e partizanëve, u thoshin foshnjave të tyre: “Sonte s’kemi bukë, se atë kulaç të vogël që kemi, do t’ua japim partizanëve që kthehen nga përpjekja”. Një dashuri e pafund lindi mes ushtrisë dhe popullit, të cilët u lidhën ngushtë me njëri-tjetrin, u lidhën me gjak, me ndjenja dhe me ideal të përbashkët dhe i dhanë asaj mundësinë të dilte fitimtare edhe në provat më të vështira të veprimtarisë të saj mëse 4-5 vjeçare.

Ushtria ANÇL u ndërtua sipas parimit të mbështetjes në forcat e veta, e pavarur nga faktorët e jashtëm, për ushqim e strehim mbështetej te populli, armët ja rrëmbente armikut, papritur që t’i hidhnin aleatët anglo-amerikanë, të cilët u përpoqën deri diku ta sabotonin ose ta kanalizonin luftën e popullit tonë në interes të tyre. Mbi këtë bazë, Shtabi i Përgjithshëm që drejtonte luftën, përpunoi strategjinë dhe taktikën e luftës së armatosur, që u zbatua me sukses të plotë nga Ushtria ANÇL dhe që më pas u bë një ndër burimet kryesore për themelet e Artit Ushtarak të Luftës Popullore.

Në bazë të orientimeve të Shtabit të Përgjithshëm Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare mori nga dita në ditë përmasa gjithmonë e më të mëdha, gjë që rriti nevojat e saj për furnizime, prandaj edhe puna e prapavijës ndryshoi format e organizimit në përshtatje me nevojat e ushtrisë në rritje. Në funksion të këtij orientimi më 10 Prill 1943 u theksua se: “Përpara nesh po hapen perspektiva të mëdha për organizimin e njësive më të mëdha të Ushtrisë ANÇL, prandaj afër shtabit të zonës duhet të jetë intendenca e shtabit të zonës, e cila do të kujdeset për ushqime e veshmbathje të ushtrisë së zonës përkatëse, plaçkat që i zihen armikut nga ana e njësive të ndryshme i dorëzohen shtabit të zonës, i cili i shpërndan sipas nevojave që kanë strukturat ushtarake dhe populli i asaj zone”.

Duke i bërë një analizë të thellë rritjes së ushtrisë ANÇL dhe në këtë kuadër ndryshimit të formave të furnizimit të ushtrisë, në letrën që i dërgon komisarit politik të batalionit të Bërzeshtës më 8 Nëntor 1943, i shpjegon se me këto ndryshime që bëhen në organizimin e prapavijës së ushtrisë, nuk preket baza e saj, mbështetja tek populli duke theksuar se: “Lëvizja jonë nuk ka burime të tjera për të furnizuar batalionet dhe çetat përveç ndihmave të popullit”.

Pas çlirimit të vendit, Shtabit i Përgjithshëm shtroi detyra të rëndësishme për organizimin e prapavijës, pasi tek ajo pasqyrohet forca dhe mundësia e artit tonë ushtarak që t’i bëjë ballë me sukses çdo detyre dhe të arrijë fitore të plotë në fushën e betejës, duke u mbështetur qoftë edhe vetëm në forcat e mundësitë e vendit të vet.

Pikërisht dhe për këtë arsye roli dhe puna e prapavijës janë të lidhura ngushtë me zhvillimin ekonomik, sepse nuk mund të mendohet një vend me aftësi ushtarake të larta kur ekonominë, (prapavijën në kuptimin më të gjerë të fjalës) e ka shumë pak të zhvilluar, prandaj edhe fuqizimi i ushtrisë është bërë në harmoni të plotë me zhvillimin ekonomik të vendit. Zbatimi i këtyre detyrave kërkon zhvillimin e mëtejshëm e të gjithanshëm të industrisë me përparësi prodhimin e mjeteve të prodhimit, si pararojën e tërë proceseve të industrializimit të vendit dhe në të njëjtën kohë zhvillimin e bujqësisë, prodhimeve bujqësore e blegtorale, duke i dhënë përparësi prodhimit të drithërave të bukës, dhe krijimin e rezervave të mjaftueshme për çdo eventualitet, si një ndër çështjet më themelore për rritjen e qëndrueshmërisë e mbrojtjen e vendit pasi është e kuptueshme se: “Pa një ekonomi të fortë, të qëndrueshme e me zhvillim harmonik e të pandërprerë nuk mund të ketë një mbrojtje të fortë e të pathyeshme dhe pa një mbrojtje të fortë e të pathyeshme nuk mund të sigurohet pavarësia ekonomike dhe politike e vendit, integriteti tokësor dhe sovraniteti kombëtare”.

Nisur nga ky koncept kuptimplotë e për çdo kohë e situatë si gjatë LANÇ-it dhe pas çlirimit i është kushtuar kujdes i veçantë forcimit të prapavijës e krijimit të rezervave luftarake, materiale e shëndetësore sepse fitorja në fushën e luftës nuk do të varet vetëm nga sasia dhe aftësia luftarake e trupave, por edhe nga gjendja e prapavijës së ushtrisë dhe të shtetit. Pikërisht për këtë në artin ushtarak shqiptari është cilësuar se po të flasim ushtarakisht, duhet të flasim pse e lypin momentet, ndërsa ushtria është e fortë kur ka prapavijë të fortë. Ushtria pa prapavijë të fortë dhe një nga faktorët e prapavijave është ekonomia, nuk mund të jetë e fortë.

Megjithëse Ushtria Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe prapavija e saj u krijua dhe u organizua gjatë luftës e doli fitimtare duke çliruar vendin nga pushtuesit nazifashistë, ndërsa sot me gjithë informacionin e paktë që kemi na rezulton se ushtria e sotme nuk është e organizuar sipas konceptit të çdo ushtrie në reparte, në njësi të shkallës taktike, operative e strategjike e në përshtatje me këto struktura të bëhet edhe organizimi i prapavijave dhe i çdo arme e shërbimi si dhe krijimi e skalionimi i rezervave të nevojshme material-teknike e shëndetësore të domosdoshme për realizimin e detyrave që situatat mund të imponojnë.

Pra duke mos ekzistuar kjo strukturë organizative e duke mos përcaktuar detyra luftarake për çdo hallkë organizative nuk mund të merren masa për përgatitjen e mbrojtjen e vendit, i cili sipas konceptit të artit tonë ushtarak përfshin: Përgatitjen ushtarake të forcave pjesëmarrëse në secilën strukturë e hallkë organizative, përgatitjen infrastrukturore të rajoneve, brezave e zonave të mbrojtjes së sovranitetit të vendit; përgatitjen materialo-ekonomike dhe parashikimin e krijimin e rezervave të nevojshme luftarake materiale, shëndetësore si dhe fondet financiare për forcat e mjetet e parashikuara për të kryer detyrat luftarake. E themi këtë se një ushtri nëse nuk ka strukturë të ngritur, njerëz të përgatitur, detyrë luftarake dhe shërbimet e prapavija të organizuar, nuk mund të quhet ushtri, por shërbim i Mbrojtjes Civile, prandaj strukturat ushtarake e sidomos shkollat ushtarake duhet të kryejnë studime të mirëfillta për rrugët e mundësitë e mbrojtjes së sovranitetit të vendit, pa mohuar aleancën me forcat e NATO-s, duke i dhënë përparësi kontingjenteve dhe mundësive tona si çdo vend tjetër që ndonëse janë anëtarë në këto aleanca, por kanë të organizuar më së miri Forcat Ushtarake për mbrojtjen e sovranitetit të vendeve të tyre.

*Ish-Drejtor i Prapavijës së Ushtrisë Shqiptare