BREAKING NEWS

Mjekësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re doktoresha e njohur (Emri)

Mjekësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x

Opinion / Editorial

Vaksina e Oxfordit një sukses, por… kujdes nga vaksinimi

Vaksina e Oxfordit një sukses, por… kujdes nga vaksinimi

Një nga mënyrat për të shpëtuar nga infeksioni i Covid-19 dhe një nga sfidat kryesore për të ndaluar pandeminë nga ky virus që po shkakton probleme të rënda shëndetësore në popullatë dhe mortalitet të lartë sidomos në moshat e treta është vaksinimi i popullatës. Shumë laboratorë po punojnë për të realizuar një vaksinë efikase dhe shumë para janë derdhur nga shtete të ndryshme kryesisht SHBA, BE dhe Rusia për të përgatitur një vaksinë që të do kishte efekte të mira dhe pa probleme anësore të rënda nga vaksinimi. Vaksina është një rrugë efektive, e saktë dhe e thjeshtë për të mbrojtur njerëzit nga sëmundje të rrezikshme para se këto sëmundje të bien në kontakt me ta. Vaksina përdor mbrojtjen natyrale të trupit të njeriut për të ndërtuar një rezistencë specifike ndaj një infeksioni specifik duke e bërë sistemin imunitar të organizmit më të fortë, duke ndihmuar organizmin për të krijuar antikorpe (antitrupa), të cilat shkatërrojnë virusin ose bakterien kur ato hyjnë në organizëm. Vaksinat përmbajnë viruse jo të gjallë ose viruse të dobësuar apo proteina të viruisit, e për pasojë nuk shkaktojnë rrezik nga komplikacionet. Vaksinat bëhen me injeksione, por mund të jepen dhe nga goja ose me spray në hundë. Sot aktualisht ka rreth 20 lloje vaksinash që luftojnë sëmundje si difteria, tetanozi, pertussis, influenca, fruthi, hepatitis B etj. Efektet anësore të vaksinave janë të pakta dhe të përkohshme si p.sh., temperature, febrile, ënjtje në vendin e injeksionit, ndërsa efekte të rënda anësore janë shumë të rralla. Vaksinat licencohen në organizata shëndetësore serioze si FDA (Federal Drugs Agency), OBSH dhe para se të licencohen ato testohen nëpër disa faza para se të miratohen për përdorim. Problemi kryesor për Covid-19 është se vaksinat që janë në fazat kërkimore para se të miratohen janë të një tipi të ri pra të tipit mRNA (acidi ribonukleik messenger) dhe mund të jenë më të lehta për tu prodhuar dhe nuk kërkojnë 1-2 vjet si vaksinat tradicionale. Kjo sepse një vaksinë mRNA, kur injektohet, individi merr material gjenetik mRNA, i cili kodifikon proteinat virale. Kur ato injektohen në krah, qelizat muskulare i “përkthejnë” ato duke i bërë proteina virale direkt në trupin e individit. Kodet e vaksinës mRNA janë vetëm fragmente cilësore të proteinës së virusit dhe kjo i jep sistemit imunitar të individit virus, por pa i shkaktuar individit sëmundjen e këtij virusi. Pa injektimit të mRNA, kjo molekulë drejton prodhimin e proteinës brenda qelizës muskulore, e cila arrin kulmin brenda 24-48h dhe mund të vonojë disa ditë.

Sidoqoftë sfidë mbetet mungesa e stabilitetit të trashëguar të kësaj vaksine sepse ajo mund të shpërbëhet në temperatura jo shumë të ulta. (https://theconversation.com/how-mrna-vaçines-from-pfizer-and-moderna-work-why-theyre-a-breakthrough-and-why-they-need-to-be-kept-so-cold-150238). Tani që shkruajmë, janë katër vaksina që janë në fazën e tretë të kontrollit.

Vaksina më e saktë duket vaksina e Oksfordit OXFORD –AZ, e cila paraqitet efikase tek grupet e individëve të moshuar. Është përdorur në 23 mijë individë si grup kontrolli dhe nuk ka patur raste të shtrimit në spital për shkak të efekteve anësore nga kjo vaksinë. Kjo vaksinë paraqet 70% efikasitet dhe sipas Universitetit të Oksfordit vaksina paraqiti në dy grupe AZD1222 ka efikasitet respektivisht 90% dhe 62%. Duket sikur kjo vaksinë e Universitetit të Oksfordit/Astra Zeneka Covid-19 ka një efikasitet me të vogël se vaksinat Pfizer/BioNTech dhe Moderna që duket se kanë efikasitet deri në 95%, këto dy vaksina kanë një anë negative se duhen mbajtur dhe duhen transportuar në temperatura shumë të ulta deri në -70gr Celsius, pra duan frigoriferë të posaçëm.

Sidoqoftë, vaksinat Pfizer/BioNTech and Moderna janë gjithashtu tipe të reja vaksinash të bëra nga mRNA dhe mund të ofrojnë nivele të larta mbrojtjeje për të parandaluar infektimin me Covid-19 tek njerëzit e vaksinuar me këto vaksina. Efikasiteti i këtyre dy vaksinave janë të konfirmuara për moshat e vjetra mbi 65 vjeç, nga gjinia, raca, etnia. Vaksina Pfizer/BioNTech ka efikasitet në masën deri në 94% dhe jep efekte anësore të pakta si lodhje, dhimbje koke, në rreth 3.8% të 43 mijë individëve që bënë vaksinën. Kjo vaksinë duhet të ruhet në frigorifer për 5 ditë në minus 75°C. Vaksina Moderna, mRNA-1273 qëndron e stabilizuar në frigoriferë standardë në 2°C to 8°C për 30 ditë brenda skadencës të 6 muajve jetesë të virusit. Vaksina Moderna e Neë York-ut ka 94.5% efikasitet dhe shpreson të marrë miratimin shumë shpejt nga FDA.

 (https://www.pfizer.com/neës/press-release/press-release-detail/pfizer-and-biontech-conclude-phase-3-study-covid-19-vaçine). Një vaksinë shumë premtuese është edhe vaksina ruse e cila po testohet në Indi njëlloj si vaksinat e tjera, vaksina Sputnik V shumë e ngjashme më vaksinën e Oksfordit AZD1222 e cila është gjithashtu - mRNA. (https://indianexpress.com/article/explained/oxford-astrazeneca-vaçine-vs-pfizer-moderna-covid-shots-explained-7063419/), (https://ëëë.nytimes.com/live/2020/moderna-covid-19-vaçine).

Megjithatë Profesori i shquar i mikrobiologjisë në Universitetin e Padovës dhe Drejtor i Laboratorit të Mikrobiologjisë Andrea Chrisadi, ka shfaqur shqetësim për kohën e shkurtër në prodhimin e këtyre vaksinave. Ai u shpreh se “në lidhje me vaksinën e koronavirusit nuk kam dyshim se gjithçka bëhet në mirëbesim dhe me procedura të rrepta, por problem mbetet tek nxitimi në procedura. p.sh. U aprovua me nxitim medikamenti Redemsivir, por sot po shihet se ai ka efekte të shumta anësore dhe nuk ka shumë efekt. Procedurat e përshpejtuara të miratimit paraqesin rreziqe të konsiderueshme”, u shpreh ai (https://sot.com.al/bota/po-nguten-shkencetari-i-njohur-italian-ngre-dyshimet-per-ilacin-e-njohur-ku). E parë për vendin tonë, ku ritmet e infektimit në këtë fazë të dytë të vjeshtës janë të larta, është e domosdoshme respektimi i porosive të grupit të ekspertëve dhe të qeverisë, të cilat bazohen në orientimit e OBSH, dhe se qeveria dhe shteti shqiptar do të kërkojnë vaksinën më të përshtatshme dhe atë vaksinë që do të përdoret në BE. E rëndësishme është që vaksina të përdoret tek popullata falas dhe të mos jepet me pagesë, si dhe të bëhen në fillim tek moshat më vulnerable, moshat e treta.