BREAKING NEWS

E rëndë/ Të shtënat me armë që lanë tre të plagosur mes tyre dhe dy efektivë Policie, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj bëjnë lëvizjen urgjente. Blindohet zona, zbarkojnë RENEA dhe FNSH

E rëndë/ Të shtënat me armë që lanë tre
x

Opinion / Editorial

Vaksina “Sinovac” nuk është vaksinë e Partisë Socialiste dhe e Edi Ramës!

Vaksina “Sinovac” nuk është vaksinë e Partisë

Jam i bindur që vaksina “Sinovac” është një vaksinë cilësore dhe një mbrojtëse e mirë e shëndetit të njerëzve nga virusi COVID-19. Mendoj që refuzimi apo ngurrimi i disa shoqatave në vend, apo i partive opozitare për ta përdorur këtë vaksinë për vaksinimin e popullatës, nuk ka asnjë bazë shkencore. Për të përdorur një vaksinë apo për të përdorur ose jo vaksinën “Sinovac”, apo qoftë edhe ndonjë vaksinë tjetër, nuk janë kompetentë politikanët, por specialistët virologë të OBSH. Patjetër që refuzimi i vaksinës kineze Sinovac, apo propaganda kundër përdorimit të saj, bëhet për arsye kryesisht politike - me qëllim që të pengojnë apo ngadalësojnë vaksinimin e popullsisë dhe pastaj për t’ia hedhur fajin qeverisë për këtë “vaksinim të vonuar” në krahasim me vendet e rajonit, gjë e cila do të influenconte shumë në zgjedhjet e 25 prillit. Dihet që Kina është një ndër vendet më të zhvilluara në botë, me një teknologji të përparuar dhe me një ekonomi pothuajse të stabilizuar. Çdo njeri që përçmon këtë vaksinë e bën ose për arsye politike, apo edhe për arsye konkurrence. Kina në arenën ndërkombëtare nuk është një aleate e shqipërisë, bile ajo është një aleate Rusisë e Serbisë dhe Greqisë kundër vendeve europiane, amerikane dhe demokratike në botë. Sipas meje z. Sali Berisha e sulmon vaksinën kineze “Sinovac” për tre arsye. E para është mendoj sepse ne duhet të përdorim apo të blejmë vaksina, në shtetet tona aleate, ku me të cilat kemi bashkëpunim dhe jo te Kina apo te Rusia, të cilat nuk janë aleate me ne. E dyta mendoj sipas meje ato para që do të hedhim për blerjen e vaksinës t’i hedhim për blerjen e asaj vaksine të prodhuar nga aleatët tanë si Amerika apo Anglia. E treta është se pengimi i vaksinimit të popullsisë me këto pretekste, mund të sillte pengimin e vaksinimit normal të popullatës, si rrjedhim dëmtim të imazhit të qeverisë me afrimin e zgjedhjeve. Me një gurë zoti Sali kërkon të vrasë tre zogj. Në kushtet kur vendet europiane kanë për vete mungesë prodhimi të vaksinave dhe si rrjedhim edhe procesi i vaksinimit të popullatës tek ne, nuk do ecte me ritmin e duhur. Patjetër që ne jemi të detyruar të përdorim për funksionim edhe vaksina të tjera, për të mos ndërprerë aspak vaksinimin e popullsisë. Por në asnjë mënyrë nuk mund të shprehemi që vaksina kineze nuk bën! Duke pasur parasysh që- tek ne nr i të infektuarve po shtohet gjithashtu edhe ai i vdekjeve domosdoshmërisht, patjetër që duhet të vazhdojë pa ndërprerje vaksinimi i popullsisë me çdo lloj vaksine tjetër. Jam i bindur që nqs do siguroheshin në sasitë e duhura, vaksina “Pfizer” apo “Moderna”, ne do të zgjidhnim patjetër këto vaksina dhe jo atë kineze, pasi ato sigurojnë një mbrojtje 95%. Për arsyet që i përmenda më lart propaganda e z. Sali Berisha për të mos u vaksinuar me vaksinën kineze “Sinovac”, fsheh qëllimet djallëzore të tij, që për interesa të pushtetit dhe të partisë të tij, kërkon të dëmtojë shëndetin e njerëzve të pafajshëm. Edhe nxitimi i tij për ta paraqitur vdekjen e gruas 74-vjeçare, si një vdekje si pasojë e injektimit të vaksinës kineze. Ky zotëri e cilësoi vdekjen e saj si një- “vrasje të mirëfilltë shtetërore” pa pritur aspak rezultat dhe analizat shkencore të shkaqeve të vdekjes së saj. Ky fakt tregon për mospërfillje nga ai, të shëndetit të popullit të shumëvuajtur shqiptar dhe të organeve mjekësore kompetente, përpara interesave të tij për përfitime personale të pushtetit të tij. Mbas këtij qëllimi djallëzor të ish-kryetarit të Partisë Demokratike, po shkon edhe Partia Demokratike sot dhe kjo skenë që zhvillohet rëndomtë para syve të popullit shqiptar, ka marrë trajtën e një komedie, ku sipas tij: socialistët e duan vaksinën “Sinovac” dhe demokratët nuk e duan atë dhe janë për vaksinën Pfizer apo Moderna. Aludimi për vaksinat: si të demokratëve dhe disa të socialistëve, është një komedi për të qeshur në sy të vendeve demokratike europiane dhe amerikane. Loja politike ka përfshirë edhe vaksinat; një absurditet që do të mbahet mend për shumë kohë! Ato janë krijuar dhe prodhuar për shpëtimin e jetëve të njerëzve, qofshin ata demokratë apo socialistë. Besoj që në këtë mungesë të madhe të vaksinave në treg, ne nuk e kemi luksin të zgjedhim llojin e vaksinës, së cilës duhet të vaksinojmë popullatën. Sipas ekspertëve të ISHP: vaksina kineze “Sinovac” është një vaksinë e sigurtë, pasi përdor metodën tradicionale të virusit të dobësuar, e cila nxit qelizën për të prodhuar antitrupa. Kjo vaksinë plotëson standardet përkatëse të organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH). Ajo ofron më shumë se 79% mbrojtje nga COVID-19. Ajo mund të ruhet në kushte normale të frigoriferit. Kinezët kanë laboratorë biologjik bashkëkohorë ku kryejnë studime mbi koronaviruset e kafshëve, ku gjenden mbi 1500 lloje virusesh. Ata vazhdimisht bëjnë studime të këtyre llojeve virusesh. Instituti i virologjisë i Wuhanit është një institute prestigjoz me influencë ndërkombëtare, bile dyshohet nga specialistët amerikanët të virologjisë, që ky virus e ka origjinën në laboratorin e sigurisë biologjike të Wuhanit në Kinë. Nuk mund të nënvleftësohen kinezët për zhvillimin e tyre në çdo fushë. Shumë vende në Afrikë dhe Amerikën e Jugut kanë porositur vaksinën kineze. Një “fodull” apo një “dashakeq” apo një “injorant”, mund të nënvleftësojë Kinën si një superfuqi teknologjike dhe në çdo fushë tjetër. Nuk mund të refuzohet vaksina kineze, e cila na është ofruar. Vaksinimi me këtë vaksinë dhe me çdo vaksinë tjetër, është një detyrë imediate e shtetit shqiptar.