BREAKING NEWS

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat, deputetja ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat,
x
BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Opinion / Editorial

Vaksinohuni motra e vëllezër!            

Vaksinohuni motra e

Dje Shqipëria humbi 11 qytetarë nga koronavirusi. Mes tyre, dje humba një shok të ngushtë. Nuk dëgjonte të vaksinohej. Lexonte në portale gjithfarë lloj teorish konspiracioniste. Jo në vaksina ka çip që të gjurmon për të gjithë jetën. Jo virusi është krijuar në laborator dhe nuk të gjen gjë. Jo ne kemi imunitet nga vaksinat e kohës së Dullës dhe nuk na gjen gjë. Jo vaksina të shkakton sëmundje të tjera të panjohura dhe ngelesh i gjymtuar për gjithë jetën, e me radhë. Disa i besonte. Shpesh më merrte në telefon dhe si gjysmë me shaka më thoshte: “Budalla! Ç’pate që bëre vaksinën? Do ta hash”. Por ishte ai që, fatkeqësisht, gjeti vdekjen. Në spitalet Covid kemi 28 qytetarë në gjendje të rëndë, në njësitë e terapisë intensive. Asnjë prej tyre nuk është vaksinuar më parë. Tani rrezikojnë jetën. Do Zoti shpëtojnë. A kanë vaksinat rreziqe për të pësuar mpiksje gjaku? Për të t’u rrezikuar jeta? Po, kanë! Por një në tre milionë. Kështu thonë studimet shkencore. Po ata që nuk janë vaksinuar? Sipas një studimi shkencor amerikan (https://www.scientificamerican.com/article/how-dangerous-is-the-delta-variant-and-will-it-cause-a-covid-surge-in-the-u-s/), mundësia që varianti Delta të kapë një të pavaksinuar dhe t’i rrezikojë jetën është një në 10 mijë. Pra zgjidhni motra e vëllezër. Të rrezikoni jetën një në tre milionë duke bërë vaksinën, apo të rrezikoni jetën një në dhjetë mijë, duke mos e bërë. Po afrojnë muajt e ftohtë. Edhe në qoftë se tetori bën si shtatori dhe do Zoti është i ngrohtë, nëntori nuk do të jetë i tillë. Variantin Delta do ta kemi nëpër këmbë për shumë muaj me radhë. Dhe rrezikun që të infektohemi njëzetfish më shumë. Infektohemi, po edhe ne të vaksinuarit. Por nëntëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë në një rast, pa rreziqe për jetën. E kalojmë ose pa simptoma fare, ose si grip të lehtë. Disa prej nesh dhe me pak më shumë temperaturë, apo kollë e ftohje. Por e kalojmë në shtëpi ama. Jo në spital. Vetëm një në dhjetë mijë prej nesh, duke patur sëmundje shoqëruese edhe pse i vaksinuar, mund të rrezikojë jetën. Këtë mbrojtje të siguron vaksina (https://ëëë.healthline.com/health-news/heres-how-well-covid-19-vaccines-work-against-the-delta-variant). Sot, në mbarë botën, 90 për qind e rasteve të reja me Koronavirus vijnë nga varianti Delta. Kërkimet shkencore pohojnë se varianti Delta është 60 për qind më i transmetueshëm se varianti i mëparshëm Alfa, çka shpjegon rritjen e shpejtë të rasteve në muajt e fundit. Një raport i brendshëm i Qendrës së SHBA-ve për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) pohon se varianti Delta është shumë më ngjitës sesa ftohja e zakonshme, se gripi spanjoll i vitit 1918, si dhe mund të jetë po aq i transmetueshëm sa lija e dhenve. Një tjetër studim i CDC-së zbuloi se ngarkesat virale të infeksioneve Delta janë afërsisht 1.000 herë më të larta se ato të shkaktuara nga variantet e mëparshme të Koronavirusit. Po CDC, sipas një studimi të saj të fundit, thekson se njerëzit e pavaksinuar kanë mbi 10 herë më shumë gjasa të shtrohen në spital me COVID-19, sesa njerëzit e vaksinuar. Njerëzit e pavaksinuar, po sipas studimit, kanë 11 herë më shumë gjasa të vdesin nga COVID-19, sesa njerëzit e vaksinuar. Bëni vetë dallimin, motra dhe vëllezër. Vaksina jetë-shpëtuese është vetëm 100 metra, 200, 500 metra larg nesh. Mjafton të shkojmë në një nga qendrat shëndetësore të lagjeve të qyteteve tona, ose në pikat e vaksinimit të ngritura apostafat në qendrat e qyteteve dhe sigurojmë mbrojtje për jetën! Jeta është shumë e shtrenjtë për ta shpërdoruar kështu. Vaksinohuni një orë e më parë. Nuk ka rëndësi tipi i vaksinës. Të gjitha mbrojnë. Këtë e thonë shkencëtarët më seriozë të qendrave studimore mjekësore në Nju-Jork, Uashington, Boston, Los Anxhelos, Londër, Melburn, Sidnej, Berlin, Paris e më tej. Duhet të besojmë këta, apo fantazitë e sëmura të portaleve? Zgjidhni e vendosni motra e vëllezër. Të vaksinoheni dhe të mbroni jetën, apo të mos vaksinoheni. Zgjidhni jetën! Vaksinohuni!