BREAKING NEWS

Ja se si nobelisti Montagnier po hedh në erë Big Farmën dhe po zbardh veprimet kriminale me covid 19

Ja se si nobelisti Montagnier  po hedh në erë Big Farmën dhe  po
x

Opinion / Editorial

“Vaksinokracia” e përbotshme, akoma më keq në dyert e Europës dhe te ne!

“Vaksinokracia” e përbotshme, akoma më keq në dyert e

Nuk mund t’u besosh “llafazanëve anti-perëndimorë në SHQUP” apo opozitë që deri dje i thoshin OSBE-së dhe zyrtarëve të BE-së dhe deri ambasadorëve amerikane “jeni blerë nga Edi Rama” kur thonë sot se ai është kundër Europës. Rama është kundër Europës “më pak” se sa Lulzim Basha dhe të tijët, por dhe mjeshtri i tij Berisha kur me gazetat, opinionistët dhe veten e tyre i bënin ndërkombëtarët të blerë dhe kukulla të Ramës. Klikat pozitë dhe opozitë në Shqipëri tashmë të kuptuara nga një shumicë njerëzish, duan vetëm pushtetin dhe perëndimin apo BE-në e kanë për parulla politike, por që në fakt nuk e adhurojnë, as e respektojnë (si respekton populli romantik adoleshent shqiptar) se sa e përdorin kundër njëri-tjetrit për – pluralizëm mediatik. Pozita dhe opozita nuk kanë pse të jenë “anti-perëndimorë”, sepse nuk kanë asnjë të keqe prej tyre. Klikat pozitë dhe opozitë në Tiranë, janë përkëdhelur nga Perëndimi, i cili penalizon shqiptarët (popullin), por bisedon, merret vesh, pi kafe dhe ha darka, por dhe iu kreh bishtin të korruptuarve në Tiranë. Me to bisedon dhe kur kritikon, pasojën e kanë shqiptarët me “vonesë integrimi” dhe shtyrje të pafundme afatesh integruese. Po pra po dhe mbase e meritojmë, sepse mbajmë mbi krye të tillë levendë politikë përfitues dhe të korruptuar si në pozitë dhe opozitë. Pozita dhe opozita në Tiranë kanë të përbashkët mungesën e demokracisë dhe korrupsionin deri në absurd. Dje ata që sot janë në opozitë (Berisha, Basha, Kryemadhi, Meta) dhe nuk kanë ndryshuar aspak dhe nuk kanë kërkuar as falje dhe sot në ekzagjerim klika e Rilindjes e Ramës që për fat të keq sundon dhe socialistët. Por Rama kritikat për vaksinën i kishte të drejta për Brukselin, BE-në dhe ndonjë shtet të veçantë. Ata me “vaksinën” mbajtën vetëm fjalime dhe thonë vetëm fjalë, por fakti është se kanë filluar në shtetet e tyre vaksinimin dhe as për sy e faqe nuk krijuan mundësinë për katër vende të Ballkanit Perëndimor. Ky ishte dhe është një turp që Lulzim Basha bashkë me kripto demokratët e botës së korrupsionit shqiptar nuk mund ta përdori për aset politik për kripto-socialistët e degradimit të majtë korruptiv shqiptar sikundër është Rama dhe Rilindja. Janë deri në fyt brenda një papastërtie politike dy palët (pozitë opozitë) dhe kjo tashmë është e qartë dhe për 25 prillin e famshëm të kompromentuar që sot.

Megjithatë përdorimi i vaksinës politikisht si nga pozita dhe opozita ka si qëllim – “vaksinokracinë” tonë të shëmtuar që sigurisht është e përbotshme dhe akoma më e turpshme në dyert e Europës sikundër jemi ne. Po bëhet “vaksinokraci” sepse pikërisht vaksinimi, po ndan shoqërinë botërore dhe akoma më keq atë europiane në të pasur dhe të varfër në mënyrë tragjike. Imagjinoni çfarë bëhet në Afrikë dhe vendet akoma më të varfra se sa ne. Por Ballkani Perëndimor është në Europë gjeografikisht dhe megjithëse po kalon muaji, zyrtarisht askush nuk është furnizuar me Pfizze-rin e famshëm biles as ne as Serbia, e cila pastaj ka bërë dhe veprimin jo me fjalë të Ramës si kritikë, por me vepra anti perëndimore duke marrë vaksinën kineze dhe ruse pa pyetur fare për Europën, por duke i shërbyer vetes dhe popullit serb. Por të tjerët në Ballkan nuk kanë vaksina dhe janë të paqartë se kur iu vijnë këto vaksina. Fjalët e komisionerit të zgjerimit janë boshe, sepse faktet janë të qarta dhe vaksina nuk ka. Po e them edhe një herë - as sa për sy e faqe. “Vaksinokracia” jo vetëm për ndarje shtetesh të pasur dhe të varfër, por dhe me përdorim politik të saj. Presion politik dhe ekonomik e kjo është tragjike. Ndërkohë që thonë mos merreni nga Kina dhe Rusia nuk lëvizin që të vijë vaksina perëndimore. E ky nuk është faj i Ramës dhe askujt, por faj i organizimit arrogant dhe jo të drejtë të Europës, e cila duhet t’i gjente disa mijëra vaksina për të filluar në Ballkan zyrtarisht. Tani vijmë të “vaksinokracia” jonë. As që bëhet fjalë se Rama do ta përdorë vaksinën për fushatë elektorale. Nuk mund ta besoj të kundërtën. Do ta gjejë dikur “me mik apo me para” do sjellë Astra Zeneca-n dhe do ta ndajë sipas interesit të tij me mënyrën e dikurshme të “autorizimeve për televizor në kohë të PPSH-së”. Do ndajë shoqërinë në shtresa dhe klasa mundësisht me interesa dhe gjeografi dhe kjo është ana e keqe e medaljes e supozuar në përdorim, sepse kështu është kur ke miliona njerëz dhe mijëra vaksina. Kurse PD dhe opozita, do të përdorin “vaksinokracinë” për sulm politik, për ndarje të shoqërisë në klasa dhe shtresa apo miq dhe interesa dhe padyshim kur nuk ka një treg të lirë vaksina dhe ka plot dyshime aferash të mëdha, atëherë ata që do ta pësojnë nga “vaksinokracia” janë ata që kanë më shumë nevojë për të. Kanë nevojë mbi 600.000 pensionistë dhe akoma më shumë 1 milion individë me moshën mbi 50 vjeç që ka Shqipëria. Këto nuk janë thjesht supozime, por janë deduksion i qartë i numrave dhe aftësive për të pasur vaksinë për koronavirusin në shoqërinë shqiptare. Mirëpo duke qenë të sinqertë dhe menduar pozitivisht duhet thënë se në fund të fundit, opozita është ajo që është nuk ka asgjë në dorë për vaksinën përveç se ta bëjë “kauzë më shumë në kohë fushate” kurse në dorë e ka Rama që ka zakon të marrë përsipër gjithçka. Ai e ka paralajmëruar dhe dyshimin e tij dhe mundësitë e pakta vetëm me faktin që thotë “jam lypësi më i mirë”. Por “vaksinokracia” e përbotshme dhe ajo në dyert e Europës është një turp i madh. Mungesë e qartë organizimi dhe drejtësie apo solidariteti. Është pikërisht ajo qartësi që vjen kur nevoja është e ngutshme dhe sjellja prej burokratësh dhe cinikësh të mundëson të kuptosh se sa rëndë është dhe përdorimi vaksinës në kushte pandemie në këtë mënyrë të shëmtuar. Krijimi i mundësive për të pasur dhe përfitime politike, përdorime politike dhe financiare apo dhe korruptive me vaksinën, është një raport shumë i keq me të gjitha tiranokracitë (vaksinokracitë politike botërore me më të varfrit) qofshin larg apo afër nesh. Akoma më keq brenda nesh dhe në Europë. Po është jashtëzakonisht shumë keq.