
Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese” që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

“Valkyrie” e mitomanëve post komunistë, si atentatorë “guerrilas” të pandreqshëm!

Shkruar nga Besi Bekteshi 5 Qershor 2023

Nuk ka dy ditë që nëpërmjet gojës së një individi të frustruar dhe të inatosur keqas me Ramën pse ky e ka përqeshur në Kuvënd, njeriu i fatkeqësive të Shqipërisë ose SB “apeloi”për atentat ndaj Kryeministrit. Nuk ka rëndësi kush e artikuloi. Tashmë në partinë e bolshevikut SB kanë mbetur vetëm mitomanë dhe “atentatorë”. Mitomanë se besojnë në gënjeshtrat e tyre me “fajin gjithmonë” dhe atentatorë fjale dhe “urdhëri” për zbatim nga ndonjë idiot ku në atë grupim indivisësh gjinden plot. Çfarë tha i frustruari për pushtet dhe i përqeshuri nga Rama: Jemi në diktaturë dhe duhet t’i përgjigjesh diktaturës, siç i është përgjigjur bota… nuk votohej në kohë të Hitlerit dhe janë detyruar t’i bëjnë atentat. Në raste të tjera janë bërë revolucione. Diktaturat nuk ikin me votë të lirë, te gjitha rrugët e tjera janë rruga për ta përmbysur, ka histori bota. Si mund të ndryshojë me votë kur nuk të le njeri?!”, tha ai. Ai pra që Rama e përqeshte në kuvend dhe ky pastaj me shiringë me bojë i bënte “atentat”! Sigurisht në atë përzierje njerzore të PD së bolshevikut, folklorikut dhe mitomanit ekstrem, kanë mbetur vetëm njerzit më pak të lexuar dhe më pak të kultivuar në urbanitet. Shumë shumë mund të dinë ndonjë titull filmi. Por është e qartë që Rama po krahësohet me Hitlerin dhe i duhet bërë atentat ose vrarë. Kjo është tashmë e qartë! Unë nuk kuptoj se çfarë dreqin bën drejtësia shqiptare në rastin e një thirrje direkte për atentat kryministrit kushdo qoftë ky? Po dhe për Berishën si gjaksor dhe fajtor deri në krim, po të njëjtin qëndrim do mbaja. Po bëhet thirrje në 2023 për vrasje. Një individ i tillë, me një thirrje të tillë sigurisht është mitoman, po çfarë rëndësie ka. Një më poshtë tij e merr seriozisht si udhëzim nga partia dhe nga vetë SB!!! I frustruari i përqeshur në fakt i referohet operacionit Valkyrie! Përpjekja më e famshme për vrasjen e Adolf Hitlerit ndodhi më 20 korrik 1944 në selinë Wolfsschanze ose Wolfs Lair pranë Rastenburg, Prusia Lindore. Komploti u kodua Operacioni Valkyrie dhe u drejtua nga aristokrati gjerman dhe oficeri i ushtrisë Claus Schenk Graf von Stauffenberg në bashkëpunim me gjeneralin Friedrich Olbricht dhe gjeneralin Ludwig Beck të shtabit të përgjithshëm gjerman. Komploti ishte kulmi i një lëvizjeje më të përhapur të anti Hitlerizmit dhe Rajhun e Tretë. Ishin ushtarakë të Rajhut, ishin nazistë, kishin dhe Kryqin e Hekurt shumë prej tyre, por kishin kuptuar se kishin humbur luftën dhe Hitleri po i çonte në rrënim. Në fakt, për një koincidencë të jashtëzakonshme për të frustruarin nga Rama, kjo gjëndje është në partinë e SB por larg qoftë ti bësh një Valkyrie atij. Prit e zot, atentat Berishës pse ka çuar dhepo vazhdon të rrënojë partinë dhe Shqipërinë! Ruajna zot kryemitomanin dëshmor dhe hero, por dhe atentat të modelit të tij por atij! Jo o perendi jo! ! Gjithsesi Valkyrien mitomanët, mutantët, folklorikët humbës, duan ti bëjnë atij që fiton dhe takon Sholtz, Macron, puth Melonin, gjithfarë amerikanësh dhe përqafon Van de Linden!!? “Adolfi” i të frustruarit nga Rama, por si njeriu nga të paktët i mbetur afër Berishës,takon të gjithë botën demokratike në të vërtetë por..?! Të frustruarit e Ramës që nuk takojnë dot as këto në lagje si malazez, maqedonas e kosovarë duan “Valkyrie” për Ramën se nuk i do as partia e vet. Nuk ju del në votim PD dhe as demokratët e shumtë ose si në Shkodër del dhe voton Benetin dhe jo Bardhin e Berishës!! Mitomanët janë në nerva të shumta përvëluese urrejtje, por dhe në rrezik të madh shkatërrimi jo vetëm politik. por dhe psikologjik. Janë sëmurë. Shumë sëmurë. Në fakt dikush duhet ti kontrollojë që marrëzitë e tyre mitomania - ke mos ti kthejnë me anën e të paguarëve në vepra. Rrënimi moral politik një mitomam politik e çon deri në veprime ekstreme. Por dhe drejtësia nuk duhet të flejë kur thirrja për vrasje bëhet haptas. Jo, nuk ka pse fle. I gjithë ky delir mund tzë ketë mitomani dhe marrëzi e asgjë bërje, por fakti pse e thonë është një krim verbal dhe thirrje për krim. Pse duhet të presë prokuroria, kur është e qartë çfarë kanë kërkuar dhe propozuar! Ju duhet zgjatur pse e dinë se flasin dhe asnjëherë nuk bëjnë gjë! Të shpresojmë se është kështu! Le të shpresojmë te fjala e popullit tonë që ka “xhevahire” të mëdha dhe që thotë: Qeni që leh nuk të kafshon! Po mbase ka pasur të drejtë dhe “populli inë, trim, patriot dhe punëtor”!
Më të lexuarat


Të lumtë Albin Kurti !

Manastiri i Banjskës në Zveçan është vatër e grupeve terroriste Serbe në veri të Kosovës

Konfuzion i paparë dhe Mashtrim në Arsimin e Lartë duke parë rankimet e universiteteve shqiptare në Shqipëri në Europë dhe në botë

Ndërkombëtarët t'i qëndrojnë afër Kosovës, ta fuqizojnë dhe anëtarësojnë atë në NATO, dhe KE

Pse në Tiranë gjen “patriotë” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

Ben Blushi: Në Manastirin e Banjskës, në Kosovë

Unifikimi gjerman dhe unifikimi shqiptar

Fshati Baban, nën peshën e indiferentizmit të pushtetit

Qorrsokakët e lidershipit opozitar

Vetëkorrigjimi i shqiptarëve dhe dialogu mes forcave politike
