BREAKING NEWS

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur 53-vjeçari! Policia jep detajet nga ngjarja. Dyshohet se…

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur
x
BREAKING NEWS

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar
x
BREAKING NEWS

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping 

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon
x

Opinion / Editorial

Varfërimi intelektual i partisë ose suksesi i sundimit në pushtet për një kohë të gjatë!

Varfërimi intelektual i partisë ose suksesi i sundimit në pushtet

Kongreset e PD-së dhe PS-së, festat dhe “rikreativiteti” politik,  treguan se të dy forcat kryesore por dhe të tjerat rreth tyre, janë varfëruar intelektualisht dhe ju mungojnë intelektualët! Jo vetëm PD që është një folklorizëm akut dhe i pa ndreqshëm tashmë. Por dhe PS! E sigurisht me partinë më të madhe të shqiptarëve mungesa e intelektualit dhe intelektualizmit në përfaqësim është zgjidhja që një artist intelektual (Rama) ju ka imponuar për të sunduar dhe zgjatur pushtetin! Me sa duket nuk ka rrugë tjetër. Në fakt, ka plot inteligjentë si Gjiknuri, Spiropali, Balla, Ahmetaj, Krifca, Manastirlliu  pse jo dhe Kumbaro etj etj, por sigurisht nuk mund të thuash se janë  “full intelektualë”. Unë kam një ide se “inteligjenti është për vete, kurse intelektuali për shoqërinë” por ndoshta e kam gabim! Nejse dikur (PD PS)  si njëra dhe tjetra kishin intelektualë por...!? Por si PD dhe PS vuanin prej tyre! Hahaha, gjatë shkrimit mbase do të jem i zoti ta sqaroj se pse vuanin prej intelektualizmit!  Vaclav Havel thotë: Gjithmonë ka diçka të dyshimtë tek një intelektual që është në anën e fituesve. E ka thënë se nuk i është dukur më intelektual, apo se është përdorur,  apo pse është transformuar,  kjo duhet biseduar,  por në fakt,  kështu është dhe te ne! Janë pak, por dhe ato që janë, dyshohen shumë në se janë dhe pse janë intelektualë! E sidomos kur fituesit janë të përhershëm ...po them, disi me sarkazëm! Por besoj se dhe politika ka shkuar te thënia e franc kafkës që thotë: Puna intelektuale e shkëput njeriun nga bashkësia njerëzore. Puna materiale, nga ana tjetër, e çon njeriun drejt njerzve. Mirëpo në politikë ke nevojë për njerëz, për numra, maxhoranca politike  dhe intelektuali të prish punë në qoshen dhe flluskën e tij shpesh herë arrogante! Pëson ndarje populli (sovrani pra) me intelektualët. Në shumë rrethana populli nuk bashkohet dhe vetëm ndonjë revolucion e ka çuar punën deri aty sa të jenë bashkë përkohësisht! Jean Paul Sartre e ka shprehur këtë si nevojë në Francën e mbas luftës. Ai thoshte: Për 50 vjet populli dhe intelektuali janë ndarë. Ata duhet të jenë një. Njeriu i madh i letrave e kishte kuptuar se ishin ndarë gjërat që bëjnë pastaj lëvizjen e madhe qoftë edhe atë demokratike! Po jetonin veçmas, nuk po kuptoheshin.  Politikisht ka ndodhur që mediokriteti rreshtohet dhe bën shumicën. Por sigurisht bën shumicën që pastaj krijon dhe kundërshti të dhunshme ose falsitet politik,  që ju jep shqelmin kudo intelektualëve si në politikë dhe filozofi dhe shkencë kur vjen fundi i diskutimit. Ajnshajni me zëmërim thoshte:  Shpirtrat e mëdhenj kanë gjetur gjithmonë kundërshtimin e dhunshëm të mediokërve, të cilët nuk dinë të kuptojnë njeriun që nuk pranon paragjykimet e trashëguara, por me ndershmëri dhe guxim përdor inteligjencën e tij. E taborret politike apo materialisht të bisnesit konservator dhe injorant në zhvillim  apo filozofisë prapanike dhe retro kultuore,  këtë gjë kanë bërë gjithmonë.  Intelektualët nuk i duhen një rreshtimi e taborri politik dhe diktatura i ka mbërthyer në gozhdë, apo i ka çensuruar apo dhe vrarë shpesh herë. Hitleri ka një të thënë të tij që është:  Forca e një partie politike nuk konsiston në intelektualitetin e madh dhe autonom të anëtarëve individualë, por në një “bindje të disiplinuar të dhënë nga anëtarët ndaj lidershipit intelektual”. Ai e dinte veten intelektual dhe sigurisht lidershipin e tij po ashtu, e në këtë mënyrë autonomët në mendim do të vriteshin ose do të skartoheshin në parti. Sa për “intelektuakët” mbas tij si  Gering dhe Gebels apo Himler ato shkaktuan 60 milion të vdekur! Nuk duheshin intelektualë të tjerë dhe këtë gjë bënin dhe bolshevikët kur erdhën në pushtet. Nuk donin më në kryesi apo në parti mendim intelektualë autonom. Pra të pavarur sepse ju dilte nga rreshti. Nuk e duan praktikisht as sot. Sepse ju prish punë.  E kjo është thënë dhe nga Charles Ëright Mills:Vokacioni politik i intelektualëve qëndron në demaskimin e gënjeshtrave që mbështesin pushtetin e papërgjegjshëm."!? Kjo është detyra e intelektualit në politik! Po kush dreqin e do këtë gjë sot jo vetëm në Shqipërinë tonë por edhe në...!? Kush e do këtë rol në një subjekt politik dhe qeveri! E ne nuk jemi kaq të përveçëm në kohë të Edi Ramës artist, sepse Niçe ka thënë: Në marrëdhëniet me studiuesit dhe artistët, njeriu gabon lehtësisht në drejtimin e kundërt: prapa një studiuesi të veçantë shpesh qëndron një qenie njerëzore mediokër, dhe pas një artisti mediokër, shpesh edhe një qenie njerëzore shumë e rëndësishme". Ne na ka qëlluar një qënie njerzore shumë e rëndësishme si Kryeministri Rama! Mbase si artist duhet ta vlerësojë tregu apo madhësia e artit të sotëm! Nuk e di mbase mua më duket dhe artist i madh!! Se thotë Berisha ( që harroi profesionin e tij në të kundërt të Ramës që nuk e harron) është i dështuar,  mbase nuk duhet marrë për e vërtetë! Mbase them!?  Ka problem të madhe me artistin dhe intelektualin te një qënie e vetme! Francis Scott Fitzgerald thotë:  Kushtojini vëmendje artistit që është gjithashtu intelektual: është artisti ai që është i tepërt. Po pra po, e kam fjalën se në këtë rast intelektuali e bën artistin e tepërt ose në tepri!! Me shaka,  apo pa shaka, por kështu është! Ne kryeministrin e kemi dhe artist dhe intelektual dhe këto të dyja pastaj te postin i tij dhe partia e tij janë një gjë sa e mirë dhe e “rrezikshme”! Kur përplasen me njëri tjetrin  e kam “llafin”!  Mbase është mjaftueshmëri qënia artist dhe intelektual e tij, për të plotësuar boshllekun e krijuar me dashje të intelektualëve në PS! Kushedi është zgjidhje e mirë pragmatiste e tij! Nuk ka pse i bën si “turrë drush” intelektualët në parti, sepse me tepër zgjidh probleme me modelin mediokër,  por racional në kërkesa pasurimi për pushtet dhe material. Një intelektual e rrezikon shumë në këtë drejtim. Rama e di që ai dhe vendi i tij, nuk janë perendimorë në këtë pikë. Janë akoma orientalë dhe jo të lirë. Po pra po dhe që ju kërkohet të zbatojnë demokracinë e cila është akoma e pa përtypshme nga më shumë se gjysma e popullsisë. Një intelektual si Rama, e di mirë këtë gjë. Intelektualët me shumicë do ta linin në baltë dhe në mes të rrugës dhe nuk do ti shërbenin. PS do humbte dhe pushteti nuk do të ishte i gjatë. George Orëell thotë: Liria intelektuale është një traditë e rrënjosur thellë, pa të cilën nuk ka gjasa që kultura jonë veçanërisht perëndimore të ekzistonte. Është një traditë që shumë nga intelektualët tanë dukshëm po i kthejnë shpinën. Thotë Orëell por  tashmë dhe në Shqipëri dhe pse filloi kështu, u ndal rrugës dhe që nga 1997-ta nuk i duhet më askujt në parti një intelektual dhe vetë një intelektual, nuk shkon më te një parti, sepse nuk është vend për të. Ai nuk mund të barazohet as me “lumpen proletariatin” e shumtë në PD dhe PS dhe as me intelektualët sundimtarë sipër tyre, ose elitat “intelektuale” sunduese në PD dhe sot PS! Kohët ndryshojnë dhe transformohen, por zbatime të vogla aty këtu bëhen duke shëmbëllyer diku diku për keq dhe diku diku,  për mirë. Ajo që vërtetohet është se kur partia varfërohet intelektualisht në bazën e saj dhe qënësinë e saj, qëndron gjatë në pushtet! Prandaj...?!