Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Varrezat apo memorialët e huaj në Shqipëri?- Duhet referendum popullor

Postuar: 15/08/2019 - 07:16

Vendosja e memorialit turk i vuri kapakun pusetës së vendimeve anormale madje armiqësore në vazhdën e vendimmarrjeve qeveritare ndër vite që kur është formuar Shqipëria e deri më sot.

Përse këto vendimmarrje të pakuptimta? A është ligji që i lejon? Apo janë drejtuesit e zgjedhur apo dhe të emëruar që shkelin ligjin? Apo është dëshira e individit të zgjedhur për tu dukur i rëndësishëm? Të tre versionet qëndrojnë që kur doli ky lajm për memorialin. Lajmi për një gomarllëk të rrezikshëm si politikisht ashtu dhe për identitetin kombëtar u përhap vetëtimthi dhe shqetësoi opinionin publik, por më e habitshmja është se të tre pushtetet kanë heshtur deri më sot, kanë heshtur dhe të ashtuquajturat shoqëri civile të cilat në fakt janë shoqëri politike dhe se nuk përfaqësojnë as popullin, as intelektualët dhe as qytetarët. Vendosja e një memoriali për viktimat e grushtit të shtetit në Turqi është epilogu i një i veprimtarie anormale të shtetit shqiptar ndër vite, qoftë përsa i përket vizionit politik të Shqipërisë për të ardhmen, ashtu dhe për dëmtimin e identitetit kombëtar shqiptar. Nuk është fare normale që një pushtetar lokal qoftë dhe kryebashkiak i kryeqytetit shqiptar, Tiranës, të vendosë për të ngritur një memorial të huaj që nuk ka lidhje direkte dhe as indirekte me Shqipërinë dhe aq më pak me Tiranën. Gjithashtu, me gjithë respektin për qeverinë e sotme shqiptare, nuk është aspak normale që ajo të heshtë për një veprim `detto e fatto` të një kryebashkiaku i cili nuk përfill qeverinë qendrore, por më e rëndësishmja nuk ka as vizionin dhe as tagrin për të bërë politikë kombëtare, dhe aq më pak ndërkombëtare, në një kohë që detyra e tij është ti shërbejë popullit të Tiranës dhe rrethinave të cilat përfshihen në këtë bashki. Vendimet që kanë impakt të rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe për identitetin e tij, të realizuara qoftë me VKM-ra, qoftë me marrëveshje ndërshtetërore nuk duhet të jenë më të zbatueshme, sepse pavarësisht që këta njerëz janë zgjedhur nga populli nëpërmjet zgjedhjeve lokale apo parlamentare,- është e nevojshme që të miratohen nëpërmjet referendumeve popullore. Përse? Sepse vendimmarrje të tilla të nxituara kanë shkaktuar në të kaluarën dhe po shkaktojnë në të sotmen madje dhe në të ardhmen, përplasje të panevojshme dhe të vazhdueshme me fqinjët, pikërisht sepse ne nuk jemi konsekuentë në parimet tona të identitetit kombëtar dhe në detyrën e rëndësishme që duhet të realizohet - atë të integrimit evropian. Lajthitje të tilla dëmtojnë procesin dhe krijojnë konfuzion në popull dhe në të ardhmen e vendit, se ku duhet të shkojë Shqipëria në Perëndim apo Lindje, në qytetërim apo në obskurantizëm, në një gjeopolitikë të re të integrimit në Evropë duke bërë faktorin shqiptar të bashkuar, apo të bjerë Shqipëria në labirintet djallëzore të fqinjëve racistë. Edhe diktatori Enver Hoxha nuk mori guximin të pranojë varrezat greke në Këlcyrë, apo dhe gjetkë në Drenove etj. Përse? Sepse si diktator instinktivisht e kuptonte se bërja e një veprimi të tillë nuk do të normalizonte gjendjen me Greqinë, por do tu shtonte oreksin grekëve. Ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe në kohën e Zogut kur kryeministri dhe më vonë i ashtuquajturi Mbreti Zog, bëri marrëveshje me Pashiqin, duke i dhënë një pjesë të Vermoshit dhe Shën Naumin me pretekstin e ndihmës. Kjo mënyrë e të drejtuarit të shtetit nuk duhet të ekzistojë më, sepse askush nuk është pronar i Shqipërisë, as të zgjedhurit. Në Kushtetutën e Shqipërisë nuk është vendosur kot e drejta e referendumit, pavarësisht se është vendosur formalisht dhe me shumë paraprita, në mënyrë që të vështirësohet bërja e një referendumi Marrëveshja për detin që u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese, tregon se sa sensibile janë vendimmarrje të tilla, dhe miratimi nëpërmjet marrëveshjeve i varrezave greke është anormale sepse duhet patjetër mendimi popullor, dhe jo vendimi shtetëror apo partiak, qoftë dhe ai presidencial apo parlamentar. Askush nga këto institucione nuk mund të vendosë në kokë të saj për një veprim kaq delikat. Vendosja e memorialit turk pavarësisht justifikimeve, është një hap tjetër i nxituar dhe me përfitime fshatareske individuale, ku as populli shqiptar dhe as shteti shqiptar nuk fitojnë asgjë, madje dëmtohet rëndë hapja e negociatave. Mendimi im është se ky vendim i nxituar i Bashkisë së Tiranës ( ndoshta edhe me miratimin e qeverisë shqiptare), duhet të abrogohet dhe për momentin i duhet drejtuar ankesë Gjykatës Kushtetuese nga Kolegji i Avokatëve apo nga Shoqata e Avokatëve. Po kështu i duhet drejtuar Gjykatës Kushtetuese ankesë për vlefshmërinë e ndërtimit të varrezave greke. Dhe vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ajo duhet të kërkojë që vendime të ardhshme të kësaj natyre të zgjidhen me Referendum Popullor dhe jo me vendimmarrje të nxituara. Askush nga të zgjedhurit nuk është pronar i Shqipërisë, por është shërbëtor i popullit shqiptar. Nëse nuk e kanë kuptuar këtë gjë të zgjedhurit dhe të emëruarit, atëherë problemi qëndron tek vetë natyra e individit, prandaj në këto raste të kërkohet referendum.

Nga Pirro Prifti

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 07:43

Beteja me informalitetin ka nisur me një tjetër ritëm. Mekanizmat shtetëror kanë lyer ingranazhet dhe lubrifikuar hallkat e zinxhirit të komplikuar të kontrollit dhe zbatimit të ligjit.

Postuar: 23/08/2019 - 07:41

Shqipëria është nga të paktat "demokraci hibride" që të keqen e madhe të saj, e ka në m

Postuar: 23/08/2019 - 07:40

KLSH si institucioni garantues i miradministrimit të fondeve publike është i ndërgjegjshëm që cil

Postuar: 23/08/2019 - 07:38

-Dhelpra ngordh nga dredhitë;njeriu e humb jetën nga tradhtitë-

Postuar: 22/08/2019 - 07:22

Në sistemin e ekonomisë të tregut, për sa kohë "liria ime fillon aty ku mbaron liria jote&qu

Postuar: 22/08/2019 - 07:19

Shpesh herë, në zallamahinë e një politike që kërkon ta zvetënojnë mazhorancën që qeveris vendin,

Postuar: 22/08/2019 - 07:17

Shtatori është muaji i nëntë i vitit në kuptimin fizik e kalendarik.