BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Opinion / Editorial

Vazhdoni normalisht komisionet përderisa jeni faqe për faqe në klub, sallë, korridore!

Vazhdoni normalisht komisionet përderisa jeni faqe për faqe në

Sipas gazetës “SOT” mbledhja e Komisionit të Ligjeve ka nisur sot me përplasje, nisur nga insistimi i deputetëve të opozitës, të cilët kërkojnë që mbledhjet të zhvillohen fizikisht dhe jo online. Deputetët e opozitës kanë vendosur që të paraqiten në mbledhje fizikisht, ndërkohë që Konferenca e Kryetarëve vendosi mbledhjen e kaluar që mbledhja të zhvillohet online. Anëtari i Komisionit të Ligjeve, deputeti i PD-së Gazment Bardhi, është përplasur me kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e cila nuk i ka dhënë fjalën dhe i ka kërkuar që të futet online në mbledhje. Fillojnë komisionet me një artificë të kotë për mbledhjen online. Mjaft mirë takimet me Ursulën dhe fjalët e mira të dypalshme me karakter integrues, por në fund të fundit integrimi në BE që është tashmë peng marrëzish me vendime unanime me 27 shtetet e saj në takime nuk bëhet online. E kam fjalën pse online komisionet? E pse Konferenca e Kryetarëve ka tribute dhe kompetenca pandemie dhe zbatimi të saj, kur aty gjithkush është vaksinuar dhe shumëkush plus vaksinës dhe e ka kaluar. E kam fjalën, se as në Europë dhe Parlamentin Europian dhe as në komisionet e tyre nuk ka online sot. Pse duhet që të jenë online në Kuvendin e Shqipërisë komisionet? Çfarë problemi kanë socialistët? Kanë problem se mos grinden në komisione? Po ato mund të grinden dhe në sallë? Biles dhe më keq. Kanë problem të ndonjë spektakli si debat komisionesh? Apo ndonjë marrëveshje me fjalë komisionesh? Ku e kanë hallin që e duan komisionin, çfarëdo qoftë ai – online? Në shikim të parë, duket si një përkujdesje, por që në fakt nuk ka as kuptim dhe as model të shprehur te partnerët tanë në këtë mënyrë. Ku e ka hallin vendi më i hapur i botës në sajë të Ramës (që e falënderoj shumë për këtë gjë) që mbyll komisionet në Kuvend dhe i hap online. Ça lidhje ka? Nuk kishim pse të grindeshin dhe bënin shfaqe politike dhe shpikën online-komisionin. E kush, ata që rrinë kokë më kokë dhe afër e afër në sallë, kafe, korridore dhe kudo. Me njëri-tjetrin dhe me grupe e kolektive. Modernizmi, modeli si “Shoqëri e Hapur” e socialistëve është bërë – online si më e hapur apo më e mbyllur për nga liria e Kuvendit. Apo mos vallë kanë dashur që të flasin me radhë dhe kanë dyshime se demokratët nuk e mbajnë kurrë radhën. Por po të jetë kështu, le ta thonë. Po jo kështu kot fare – “mbledhje online” të komisioneve të Kuvendit të Shqipërisë. Mbase është dhe ajo që duhet një konflikt idiot mes tyre për të thënë se jemi kundërshtarë të paepur. Nuk ka asnjë arsye të fortë për të punuar online në Kuvend. Asnjë. Janë të gjitha kushtet për të qënë në komisione me distanca të zbatuara dhe me maska e rregullore që janë vaksina e maska, por dhe distanca dhe ruajtja e disiplinës në komision nga ana e zbatimit të rregullave anti Covid-19. Kaq, nuk është se ka më shumë. Sepse është e shëmtuar kur bëhen të gjitha takime me delegacione të huaja si me Merkel apo zonjën Kryekomisionere Ursula dhe nuk ka online apo dhe qeveritë Shqipëri Kosovë dhe nuk ka online dhe duhet për komisionet e Kuvendit të Shqipërisë të ketë online. Kjo është marrëzi ose një përllogaritje kush e di për çfarë e socialistëve që nuk ka të bëjë me covidin. Nuk kam qenë kurrë me grindjet dhe shamatat e PD-së, por në fund të fundit Kuvendi për fjalën është. Komisionet në Kuvendin e Shqipërisë duhet të kthehen normale. Pa online dhe pa asnjë rezervë përveç rregullave bazike për tu zbatuar kundër Covid 19-të. Kaq, jo më shumë se sa kaq, sepse është pastaj një keqdashësi ose një qëllim i dytë, që akoma nuk kuptohet se kush është. Nuk ka pse të ketë pengesa për komisionet parlamentare, sepse kështu sabotohen dhe reformat që priten të fillojnë. Ky show i radhës nuk është kaq i bukur as sa të na bëjë të interesuar. Është thjesht një kotësi që nuk ka asnjë arsye që të vazhdojë.