BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Opinion / Editorial

Vendimi që shkundi themelet e "faraonizmit" berishian

Vendimi që shkundi themelet e "faraonizmit" berishian

Kemi 30 vjet që shoqëria shqiptare, dëgjon këmbanat e faraonizmit berishian, që nuk i dha asgjë të re jo vetëm shoqërisë, por edhe politikës, përveç shpërfytyrimit moral e etik të saj. Elaborimi i politikës berishiane me format dhe përmbajtjen ekstreme, nuk solli asnjë ide e alternativa zhvillimi, por vetëm mendje të suspenduara, që prodhuan kriza, fatkeqësi, tragjedi e rrënim ekonomik. Radikalizmi ekstrem i berishizmit, shkatërroi çdo vlerë të kohabitacionit demokratik, si dhe normalitetin e marrëdhënieve ndërpartiake e ndërshtetërore. Ky radikalizëm që pushtoi politikën brenda formacionit të drejtuar prej tij, u shtri në të gjithë hapësirën institucionale e shtetërore, aq sa përplasjet midis tyre kanë krijuar amnezinë e tranzicionit pa fund. Aq shumë është futur indoktrinimi i autoritarizmit të tij brenda radhëve të PD, sa që strukturat e piramidës së saj, nuk janë në gjendje të zgjedhin liderin e munguar prej dekadash të tëra. Megjithëse lajmi "bombë" i ardhur nga DASH, siç i motivojnë dhe komunikojnë mediat për sensacionin e radhës, i bën apel PD për reflektim dhe analizë të thellë gjendjes në të cilën ajo ka rënë. Kjo për vetë faktin sepse edhe pse vendimi i DASH i shkundi themelet, përsëri brenda radhëve të saj sundon ekstremizmi dhe autoritarizmi berishian. Të ndarë në pro dhe kundër vendimit të DASH, është krijuar një mish-mash midis krahut reformator, që kërkojnë një rikonstruksion të partisë, si dhe pjesës tjetër të komanduar nga Basha, që për vite të tëra u karakterizua nga paaftësia dhe dështimet radhazi. Lajmi që tronditi opinionin publik dhe u bë kryefjala e ditëve të fundit, që nxiti debatin pro dhe kundër vendimit "non grata" të DASH për familjen Berisha, ka krijuar një situatë të ndezur, që mënyra se si po e trajtojnë disa media dhe moderatorë të tyre, ka krijuar më shumë banalitet se sa seriozitet. Akuzat që ngrihen në atë vendim, nuk janë kërcënim për PD, por për personin që e ka drejtuar atë, me mënyra autoritare në funksion të pasionit, të sjelljeve të tij instiktive për sundim, pasurim, e shkatërrim. Ky vendim është edhe një test për politikën, institucionet e drejtësisë, por edhe për njerëzit e thjeshtë që kërkojnë ndëshkim, për këdo që ka spekuluar me detyrën funksionale. Shoqëria shqiptare ka 30 vjet që ka përjetuar, apologjinë e ideatorit destabilizues e destruktiv të Sali Berishës, si njeriu që ka përçudnuar fenomenet e tranzicionit, duke e shëruar veten e tij nga kompleksi i inferioritetit përballë realitetit. Diskursi i tij ka qënë gjithnjë artificial, i liruar nga çfarëdo lloj obligimi për shtetin dhe demokracinë. I prirur për pushtet, influencë e lavdi personale, si një i sëmurë psiqik, ka qenë unikal në llojin e tij, duke mos ndier asnjë lloj përgjegjësie, për gjithçka që ka ndodhur gjatë qëndrimit në krye të shtetit dhe partisë. Asnjë nga figurat më të errta të historisë, që janë cilësuar me të drejtë diktatorë, ngaqë ishin kërcënim real për shoqërinë, por edhe për njerëzimin si nazisti Adolf Hitler, nuk ishin të mbinatyrshëm. Por Berisha duke shfrytëzuar situatën social-politike, në të cilën ndodhej Shqipëria përballë Perëndimit, me taktikën e mashtrimit të një demokrati falso, mundi të krijojë groteskun e tij moralo-politik, për t'u ngritur në lartësitë e të pushtetshmit dhe të paprekshmit. Por opozita dhe mbështetësit fanatikë të tij, që nuk i binden vendimit të DASH, po tregojnë më së miri se këto struktura, si dhe individë brenda opozitës, nuk duan të bëjnë spektralizimin e profilit të tij në optikën psiko-analitike. Për fat të keq në Shqipëri më e sëmura dhe e infektuara nga viruset e së keqes ka qënë politika berishiane, e cila ka marrë në mbrojtje negativizmin dhe ka baltosur të vërtetën. Kështu po ndodh edhe në këtë rast, kur faktet në adresë të tij janë të dokumentuara në vite, sepse Saliu dhe shpura e tij, kanë qeverisur me dorë të hekurt. Ai ka qënë kamxhiku mbi kurrizin e shqiptarëve, të cilët e kanë provuar edhe në protestat e tyre, kur u ishte privuar e drejta për të dalë në bulevardin kryesor të Tiranës. Kështu opozitës së atëhershme i lejohej të dilte vetëm në fushën Ali Demi, ku edhe aty provoi egërsinë e ushtrisë berishiane, ku gjysmat e protestuesve përfunduan të gjakosur e sakatosur në spital. Në krye të kësaj dhune makabre qëndronte sadisti i kryepolicisë Agim Shehu, i cili u arratis nga Shqipëria, për të mos dëshmuar për masakrat me urdhërat e Saliut. Por berishizmi si një e keqe e madhe që po konturohej brenda mureve të demokracisë, nuk kishte respekt as për të vdekurit, sepse me 1998 në krye të turmave të irrituara, me arkivolin e Azem Hajdarit sulmon Kryeministrinë dhe Radio Televizionin Shqiptar, duke kompletuar kështu edhe aktin e turpshëm të grushtit të shtetit. Duke vënë në zbatim doktrinën e tij, të shkatërrimit në emër të anti-komunizmit, u kthye në një vullkan aktiv, duke nxitur ambiciet egoiste jo vetëm ndaj kundërshtarëve, por edhe aleatëve strategjike SHBA-BE. Profili i tij megjithëse është një dosje e zezë voluminoze e tranzicionit, është e mbushur me dokumente, fakte prapaskenash, mashtrime, afera, krime politike e shtetërore, të cilat e kanë mbajtur jo vetëm në pushtet, por edhe në opozitë, nga mungesa e gjykimit juridik. Duke e mbivlerësuar dhe ngritur veten në piedestal, është sjellë para shqiptarëve sikur të jetë themeluesi dhe krijuesi i këtij kombi dhe jo shkatërruesi i tij, sikur të jetë morali i kësaj shoqërie dhe jo llumi i saj, sikur të jetë integruesi i Shqipërisë dhe jo barrikada anti-BE, shkatërruesi i gjithçkaje pozitive, që tashmë i rënë nga froni i faraonizmit, është kthyer në anti-vlerë. Por shoqëria shqiptare nuk ka më kohë të merret me berishizmin dhe zullumet e tij 30-vjeçare, ajo ka nevojë për t'u shkundur nga kjo amnezi e tranzicionit. Ajo mendon me të drejtë se nuk duhet të retushohen hijet e kësaj periudhe, të personalizuar nga "faraonët" Berisha e Meta, të cilët i kanë kaluar kufijtë e historisë, duke pritur gjykimin në emër të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.