BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Vepër që përdhos kulturën tonë

Vepër që përdhos kulturën tonë

Ata janë të veshur me tirqi, trupi i tyre është i pushtuar nga të dridhurat, sytë i kanë të mbyllur, një energji e furishme në formë rrufeje kaplon mishin e tyre, ata puthen dhe vazhdojnë të puthen. Kanë filluar të dergjen brenda zjarrit të zemrës. Puthja, simbolizon jo çdo dashuri, sepse edhe ata që nuk dashurojnë puthin, për ta kamufluar dashurinë dhe thyejnë zemrat. Janë dy burra, me plis në kokë, shoka e tyre, po ashtu me veshje tradicionale, është me ngjyra të flamurit LGBTQI, pra me ngjyra të ylberit. Kjo pikturë u realizua nga artistja Ermira Murati dhe u ekspozua në ditën kur u mbajt “Parada e Krenarisë”. Hapësira se ku u ekspozua nuk u bë publike, po të bëhej publike atëherë edhe hapësira duhej të mbajë mbi supe përgjegjësinë e poshtërimit të kulturës sonë. Vepra është provokative, derisa në vete kultivon dhe mbjell qindra marrëzi, fyerje, testim nervash dhe ofendim ndaj traditës dhe kulturës së lashtë e të bukur shqiptare. Aty në pikturë mundohet të buçasë zjarri i stuhishëm i ndjenjave të dy burrave, zjarr i cili përmes kësaj vepre identifikon si zakonin tonë pra që dikur ishte modë burrat të putheshin në gojë. A ishte e vërtetë kjo në kulturën tonë? Natyrisht që jo. Vepra nuk është si ekspoze e ndonjë fakti historik pra gravurë, fotografi e gjetur në ndonjë arkiv shtetëror mes dy burrash në pozicion erotik ose puthje. Është krijim personal i shekullit XXI. Mirëpo, veshja merr kuptim tjetër dhe ndytët me bojën e poshtërsisë dhe shpifjes. Ose homoseksualiteti ishte i vjetër edhe te ne, mirëpo mungonte guximi i ekspozimit në publik, shkak i kohës. Kjo është e saktë. Por, vepra mbas një analize tenton të thotë se mu kjo ishte në kulturën tonë. Më bukur do ishte sikur artistja t’i zhvishte këta “burra” nga petku tradicional e t’i bënte “burrat” ose “femrat” me veshje normale duke u puthur ose mësuar të puthen, të kapluar nga kjo magji e zotërimeve “ të këndshme, zjarrmuese”, kjo atëherë nuk do ta sulmonte kulturën tonë sepse homoseksualiteti nuk ka rrënjë te asnjë kulturë në botë, është kulturë në vete, për vete, rreth vetes, rreth lirisë së shprehjes, guximit, epsheve, mendimeve. Është ajo çfarë njeriu vendos vetë për veten e tij e jo të kombëtarizoi një gjë, e cila nuk ka qenë e kombëtarizuar. Ana artistike, estetike në vepër ka shumë defekte amatoreske, sidomos pjesa e krahut, shuplakat e duarve, drapëria e kostumit, nuk janë të krijuara ashtu siç tentonet me një realizëm. Gabojnë në proporcione. Po t’i hyjmë historisë së artit, nuk gjejmë vepra me kostume tradicionale e me një gjest të tillë ofendues e jo provokues. Artistët para se të krijojnë, ata mendojnë, pastaj provokojnë, kurse te ne më shumë krijojnë se sa lexojnë ose shohin, andaj ballafaqohemi me banalitete absurde të tilla. Piktura është e punuar në pëlhurë dhe është në versionin 3m x 1.60m.

*Kritik i artit