BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Vështirësia e kapjes së “peshqve të mëdhenj”  

Vështirësia e kapjes së “peshqve të

Pavarësisht nga ndjesia publike, ose nga denoncimet dhe artikujt në media, nuk është aq e lehtë të kapësh të korruptuarit dhe të përfolurit e mëdhenj, sidomos ata që në politikë kanë qenë aktivë, ose ende janë. Ata kanë vepruar në kryerjen e abuzimeve të tyre, në shumicën e rasteve, duke mos firmosur vetë, për të mos lënë gjurmë. Në shitjet, blerjet shtetërore dhe tenderat e mëdhenj të manipuluar, kanë futur të tjerë të nxjerrin për ta gështenjat e pjekura. E kanë arritur këtë, duke ushtruar influencë të paligjshme, duke porositur mashat e tyre, madje edhe ministra apo drejtorë drejtorish dhe institucionesh qendrore, për t’u hakmarrë ndaj nëpunësve të paktë të shtetit, të cilët nuk u bëheshin urë. Duke vendosur një klimë frike në administratën shtetërore, për humbjen e vendit të punës, nëse nuk i bindeshe vullnetit “epror”. Dhe nëse e kërkoje në rrugë gjyqësore të drejtën tënde të shkelur, ta harroje se do të gjendej një gjykatës në Republikë, që të kishte ndershmëri dhe kurajo mjaftueshëm, për t’i dhënë të drejtë nëpunësit të larguar apo pushuar padrejtësisht nga puna, duke dënuar strukturën shtetërore që e kishte flakur, ose padrinon e madh politikan, që fshihej prapa strukturës. Këta “peshq të mëdhenj” e kanë bërë shumë të vështirë kapjen e tyre edhe duke zhdukur provat dhe manipuluar dosjet e zullumeve të tyre. Në administratën tonë publike është shumë vështirë të gjesh një vijimësi dokumentash dhe gjurmësh për punët e bëra, sa herë largohet një ministër apo drejtor, qoftë edhe i së njëjtës parti politike në pushtet. Dosjet e qindra e qindra tenderave edhe atyre më të përfolur, ngjajnë të kopsitura për merak. Edhe regjistrimet elektronike të viteve të fundit nuk kanë arritur ta risjellin kujtesën shtetërore për punët (apo mos-punët) e bëra në nivelin e së vërtetës. Ja përse SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila sa ka filluar nga puna, u duhet kohë të mbledhin provat. Mund të kalojë edhe një vit ose dy dhe duhet të tregohemi të duruar. Ja përse ndihma e institucioneve si Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Parandalimit të Konfliktit të Interesit, si dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, në këtë fazë të punës së SPAK dhe BKH, është me shumë vlerë. Qoftë dhe duke u kaluar indiciet (gjurmët) për aktet abuzive ose korruptive që kanë sjellë pasurimin e paligjshëm të zyrtarëve të lartë, ose dëme të konsiderueshme ekonomike në Buxhetin e Shtetit. Artikujt në shtyp, dokumentarët dhe denoncimet në mediat televizive, sado të na bindin ne si qytetarë për zullumet dhe kush i ka kryer ato, nuk përbëjnë prova. Dëshmitë e dëshmitarëve të betuar përpara drejtësisë dhe shkresat e gjetura me firmat përkatëse, përbëjnë prova. Ja përse nuk është aspak e lehtë të shtrish rrjetën dhe të kapësh “peshqit e mëdhenj”. Vetë drejtësia amerikane 8 dekada më parë, arriti të fuste në burg mafiozin më të madh të historisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Al Kapone, duke gjetur prova vetëm për shmangiet e tij ndaj pagimit të taksave federale (evazion fiskal). Pavarësisht qindra rasteve të vrasjeve të urdhëruara prej tij, që publiku i dinte mirë dhe shtypi amerikan i kishte trajtuar, apo mijëra kërcënimeve, rrëmbimeve të personave, shantazheve dhe mitmarrjeve të dirigjuara nga ai. Kumbarët e reformës në drejtësi, aleatët tanë SHBA-të dhe Bashkimi Europian, por sidomos të parët, përmes mesazheve në publik të ambasadores së tyre, na këshillojnë t’u lëmë kohë të punojnë SPAK dhe BKH. Kemi pritur 30 vjet. Mund të presim edhe disa muaj. Madje edhe një vit a dy. Drejtësia e vërtetë mund të vonojë, por do të triumfojë, sa të kemi me vete aleatët tanë të mëdhenj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe ata do t’i kemi pranë nesh gjithmonë! Duhet të jemi të bindur dhe të qetë për këtë. Padurimi ynë vetëm sa ushtron presion të panevojshëm mbi SPAK dhe BKH. Ata e dinë punën e tyre. Puna jonë si qytetarë dhe opinion publik është t’i mbështesim me sa mundemi.