BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Vetëvendosja, fituesja morale e zgjedhjeve të 11 qershorit

Vetëvendosja, fituesja morale e zgjedhjeve të 11 qershorit

Në Kosovën e pasluftës, si pasojë e egos së pakufishme për pushtet të liderëve partiakë, ndërkombëtarët i kanë realizuar dhe po i realizojnë me lehtësi lëvizjet e figurave në tabelën politike kosovare. Servilët dhe puthadorët e ndërkombëtarëve e kanë të garantuar pushtetin në gjysëm shtetin e Kosovës. Ndërsa atdhetarëve dhe mbrojtësve të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit u përgatiten sfida të mundimshme dhe të pakapërdishme për kohën dhe rrethanat në të cilat jetojmë.

Mungesa e një konsensusi nacional mes forcave politike shqiptare, ka prodhuar efekte tepër negative në rrafshin politik dhe diplomatik të shtetit tonë. Qëndrueshmëria dhe konsistimi i partive në vijat e tyre programore do të bënte të pamundur lëvizjet e padëshiruara politike në raport me fqinjët tanë, siç janë Demarkacioni me Malin e Zi dhe Asociacioni i komunave serbe në veri të vendit. Pas certifikimit të koalicioneve parazgjedhore dhe partive politike pjesëmarrëse në procesin zgjedhor, për herë të parë në Kosovën e pasluftës kemi përballë njëra-tjetrës dy koalicione të mëdha dhe një subjekt të pozicionuar në vijat e saj programore (VV-në).

Parallogaritjet e para tregojnë qartë se grumbullimi i 13 partive në një koalicion të gjerë (PAN) është bërë për të arsyetuar vjedhjen industriale të votave, ndërsa koalicioni i të dështuarve politikë (LDK-AKR me individë po ashtu të dështuar) me në krye Isa Mustafën (thyerësin e shpresave për ndryshim në LDK), për qëllim ka shpërndarjen e përgjegjësisë për humbjen e sigurtë në zgjedhje. Fiasko në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit do të pësojnë ato parti, liderët e të cilëve i kanë shkelur "vijat e kuqe" si dhe ato parti që kanë devijuar nga programet e tyre politike duke u bashkuar me parti të tjera (qofshin të vogla apo të mëdha) të cilat kanë orientime dhe programe politike diametralisht të kundërta me njëra-tjetrën.

Thënë ndryshe, të gjitha partitë me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje u bënë "Përrallë me tupan", duke vrapuar pas pushtetit në gjysëm shtet! E vetmja parti politike, e cila u qëndroi besnik parimeve dhe elektoratit të saj, është Lëvizja Vetëvendosje, duke mbrojtur parimet dhe deklarimet publike, elemente këto që do ta bëjnë këtë subjekt akoma më unik dhe më kredibil para elektoratit kosovar. Rritja dhe konsolidimi i VV-së do të fuqizohen akoma më shumë, duke krijuar kështu kapital të qëndrueshëm politik për zgjedhjet e radhës lokale (të përgjithshme) të vjeshtës së këtij viti. Elektorati kosovar, i lodhur nga mashtrimet, varfëria dhe denigrimi social, pritet t'i ndëshkojë ato parti politike dhe liderë partiakë që shkelën "vijat e kuqe" për të ardhur në majat e pushtetit. 

Politikan i mirë dhe i përgjegjshëm llogaritet ai lider partiak, i cili u qëndron besnik parimeve dhe që rrugëtimin e tij e bazon në "staza" të gjata e jo në caqe të shkurtra. Lum ajo parti dhe ai lider që qëndron i palëkundur në qëndrimet dhe parimet e tij politike.

Me qëndrueshmërinë dhe konsistencën në parimet e saj, VV-ja kësaj radhe u ka dhënë leksion të ashtuquajturave parti të mëdha, të zvogëluara në vlera dhe parime demokratike. Vlen për t'u theksuar edhe një element mjaft përmbajtësor për VV-në. Për dallim nga të gjitha subjektet garuese për zgjedhjet e 11 qershorit, e vetmja është Lëvizja Vetëvendosje që nuk e ka harruar Diasporën, duke futur në listën zgjedhore për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës përfaqësuesin e mërgatës shqiptare, veprimtarin e devotshëm të çështjes kombëtare, zotin Xhafer Berisha me qëndrim të përkohshëm në Firence të Italisë. 

Së fundmi, edhe një konstatim në parashikim, përderisa tre legjislaturat e fundit të kuvendit përfunduan pa shkelur në vitin e katërt të punës së tyre, qeverisja e re pritet të përfundojë shumë më shpejt, ndoshta brenda 100 ditëshit të parë të punës së saj, dhe atë për arsye të shumta. Pavarësisht rezultatit final, Lëvizja Vetëvendosje tashmë është fituese morale e zgjedhjeve të 11 qershorit, mbase pas zgjedhjeve do t'ua prishë edhe llogaritë për pushtet fituesve fiktivë të zgjedhjeve të kurdisura paraprakisht. Kjo mbase do t'i detyrojë pushtetarët e deridjeshëm, që për vazhdimin e qeverisjes me vendin të trokasin sërish në dyert e “Lista Srpska” duke e mjegulluar akoma më tepër të ardhmen e vendit nesër.

 Nga Florim ZEQA