BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Vetëkënaqësitë mburravece të mediokritetit në një kongres tepër të zakonshëm!

Vetëkënaqësitë mburravece të mediokritetit në

Nuk mund të prisje asgjë më tepër se sa kaq, nga një kongres që në PD e quajnë të jashtëzakonshëm. Patetizmi i fjalimeve ndërkohë që bëhej votimi ( një marrëzi demokracie si zakonisht në PD) kishin mburrje për fitoret e atyre që kishin arritur të dilnin deputet në lista sipërore të kryetarit sigurisht. Marrëzi me “na luftuan, na burgosën, në spiunuan” por ne fituam. Fjalim patetik servil dhe mitoman i Vokshit dhe hartim fantazi i Dumës që ishin përballë patetizmave mburravecë fitimtarë populisto krahinorë të Ndokës dhe “heroizmave lejfenistë të Këlliçit” që më bënë të largoj përfundimisht syrin (nga TV) nga një fatkeqësi e tillë politike me partinë e lindur t’i shërbejë demokracisë në Shqipëri. Fatkeqësi e madhe. Mediokritetit “faqebardhë” të Bashës, që ka shtuar me marrëzitë e 11 pikave propozime të tija, pushtetin e kotë dhe budalla të tij, i dilte përpara “sagoma” e Sali Berishës, tashmë Don Kishot i plotë që mezi po priste të fillonte luftën për të fituar Dylqinjën e tij në Parlamentin e Ramës e bënte të plotë dhe sagomën e Sanços Lulëzim, afër tij. Nuk ishte kongres i jashtëzakonshëm, por fare i zakonshëm i partisë së Berishës. Po të njëjtat vetëkënaqësi dhe kur janë të zhytur në .... Po të njëjtat brohoritje idiote dhe po të njëjtët njerëz me fytyra të ndryshme dhe mentalitet të njëjtë. Gati gati, mu duk kongresi i Rilindjes në “Air Albania” si një show ngjyrash dhe pse lejfenizëm socialist në kohë moderne, përballë një marrëzie tipike mediokriteti politik, pa asnjë pikë kreativiteti dhe demokracie të brendshme në PD. Imagjinoni kur i vetmi që foli ishte Mark Marku. Fantastike. Ju tha disa gjëra interesante që duhej t’i dëgjonin. Por në fakt, kishin porosi të mos e ndërprisnin si komunistët Dritëroin në 1991. E bënë mirë, sepse shpëtuan fytyrën me një njeri (Markun), i cili tha disa të vërteta në atë parti. Jo tha se po bëjnë sikur kanë fituar, kur kanë humbur. Ju tha se duhet të – rithemeloheshin në qoftë se duan të shpëtojnë nga fundi plot turp. Ju tha se kështu nuk do të fitonin kurrë. Boll tha, po kujt ia tha. Janë në delirin e mendimit politik idiot “sançopançist – lulzimbashist” se zgjedhjet i kanë fituar, por i ka masakruar Rama. E nuk sqaruan kurrë të tillë mediokër dhe të vetëkënaqur nga humbjet, se pse të tillë dembelë historikë demokracie dhe refuzues të saj e lejuan Ramën të bënte këtë masakër. Po pra, asnjëherë nuk e shpjeguan këtë gjë. Mediokriteti fajtor antidemokraci është se, nuk ditën njëherë të vetme të bëjnë analizë. Po pra me temën – si ka mundësi që Rama na vjedh tre herë, ose dy herë, ose dhe ... njëherë. Si ka mundësi që akoma dalin përpara njerëzve, duke thënë se ne fituam, por na vodhi ai. Pa shpjeguar një herë të vetme pse e lejuan. Të tillë mburravecë servilë dhe vetëkënaqur nga humbjet duhen larguar për të vetmen arsye që është: Pazotësia e vazhdueshme përballë Ramës, që iu vjedh zgjedhjet. Po pra duhet të ikin kjo plejadë idiotësh politikë që flasin patetizma mburrjesh dhe hartime idiote që mbarojnë me – Rama na vodhi zgjedhjet, por ne fituam. Nuk dua të them se kush dhe pse, por të vjen çudi se janë dy vetë dhe që përkatësisht të dy nga veriu, të dy të besimit katolik dhe të dy pjesë e intelektualizmit akademik si Marku dhe Gjekmarkaj. Po ti shtosh dhe Plasarin bëhen tre, por ai në fund të fundit, është jashtë pjesmarrjes në parti. Por ua kanë thënë se në fund të fundit çfarë duhet ndryshuar. Të tjerë aty janë afër mendimit të tillë por nuk flasin, nuk reagojnë dhe nuk përbëjnë asnjë të re në mendimin politik në PD. Ky është problemi i madh në PD. Ajo nuk ka filozofi politike. Nuk ka mendim kulturor politik dhe nuk tenton të ketë. Ka vetëm lidership të Berishës dhe “aktorship” të Bashës, në mediokritet që përbëjnë pikërisht sikundër kam thënë që në vitin 2013-të për dyshen moderne Don Kishot dhe Sanço Panço në PD. Kanë nevojë për njëri-tjetrin. Por PD kështu po varroset për së gjalli. Në fatkeqësinë se mirë të vjetrit që kanë “rrjedhur”, por janë të rinjtë, që po rrënojnë partinë akoma më keq. Po e bëjnë akoma më shumë “sloganiste”, “bllokuese e mendimit të lirë”. Vetëm Mark Marku është, shumë, po shumë pak. E kanë kthyer partinë në “unitare të vetëkënaqësisë në opozitë”. Janë kthyer në njerëzit e pritjes opozitare të jetës politike, që nuk merr përsipër përgjegjësitë për shoqërinë dhe vendin. Kanë kthyer forumet në mediokritetin më absurd që ua kalon dhe plenumeve idiote të dikur PPSH-së dhe delirit brohoritës për “udhëheqësin e partisë” si në kongreset e ish-partisë së Berishës dhe Tritan Shehut. Po sa më shumë Enveri kërcënonte amerikanët, aq më shumë e brohorisnin në kongres “shuplakë rrahësit” e partisë. Nuk duan të ndreqen dhe nuk duan të pranojnë demokracinë. Janë për faqe të zezë dhe kanë lënë në mes të rrugës, mijëra e mijëra demokratë që nuk duan t’i shikojnë bojën Rilindjes dhe Ramës. Po dhe i kanë detyruar të qëndrojnë mes piktorit qeverisës dhe një mediokriteti arrogant në llojin e tij që afron Basha dhe njeriu i fatkeqësive politike Berisha. Nuk ka ku shkon më keq se sa kaq. E kjo sigurisht që është një turp. Tani po përjashtojnë jo vetëm fjalën e lirë dhe kontributin e lirë në PD, por dhe njeriun e lirë si koncept. E pastaj si devizë politike duke qenë të tillë kanë: Rama na ka masakruar fitoren tonë në zgjedhje. Kjo padyshim është dhe alternativa e tyre e qartë dhe e vetme. Analiza, kritika dhe autokritika, mendimi i lirë dhe filozofia e re fituese, janë të ndaluara në PD. Po, për fat të keq.