BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Vetëm 2 studentë për zooteknikë dhe 8000 kuota të djegura në universitetet publike

Vetëm 2 studentë për zooteknikë dhe 8000 kuota të

Në statistikat ekonomike ndërkombëtare të para disa dekadave Shqipëria konsiderohej një vend me prodhimtari të konsiderueshme në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë. Pavarësisht faktorëve politikë, duhet pranuar se investimi i brezave historikisht ka qenë mjaft i madh në këto sektorë që janë jetikë, aq më tepër për ne që nuk kemi një industri të zhvilluar. Akoma më të rëndësishëm këto sektorë i bën rritja drastike e çmimeve kohët e fundit. Shtrohet pyetja: po në të ardhmen, si do të përparojnë këto sektorë, kur do të mungojnë tërësisht specialistët që u shërbejnë. Këtë e tregon fakti që tek programi i zooteknikës në Universitetin Bujqësor këtë vit akademik janë regjistruar vetëm dy studentë. Po ashtu në programet tjera të fushës agrare, dhe jo vetëm, numri i studentëve është i paktë. Çfarë do të bëjmë në të ardhmen për produktet jetike bazë që sigurojnë këto sektorë? Me sa duket do të vijojmë t’i varim të gjitha shpresat tek importi; mish “të freskët” nga Serbia, Maqedonia, por dhe nga ana tjetër e botës si Brazili etj. Drithërat po ashtu do i marrim nga Serbia, Ukraina, Rusia etj., por hera-herës rastis që të jenë në luftë dhe ngelim me sy hapur. Apo do i varim shpresat tek mishi dhe drithërat teknologjike! Vijon të mbisundojë teza se shkenca dhe teknologjia do ta çojë njerëzimin në parajsë, por historia ka treguar më se miri se shpeshherë e kanë çuar në ferr. Pozitivizmi që mbivlerëson shkencën dhe teknikën ka ngjallur shpresë, por shpesh dhe zhgënjim. Duhet ta pranojmë se dhe shkenca dhe teknologjia zhvillohen në atë mënyrë që të duket sikur po tentojnë të kapin veshin e majtë me dorën e djathtë apo anasjelltas. Për të thënë të fundit të paren; shkencëtarët “e pavarur” le të zbulojnë diçka tjetër, se mënyrën se si prodhohet mishi e ka zbuluar natyra prej miliona vjetësh. Le të kthehemi tek problemi fillestar: në fund të fundit, kur në programet e lartpërmendur nuk vijnë të studiojnë studentët e mirë, pse mos të studiojnë dhe ato që nuk kanë mesataren e vendosur në mënyrë abuzive me vendim të Këshillit të Ministrave. Nuk janë bosh kuotat vetëm tek zooteknika dhe agronomia, por dhe tek degët tjera të mësuesisë etj. Ky zvogëlim i numrit të studentëve ka dëmtuar rendë universitetet nga ana financiar dhe e kanë të vështirë të bëjnë dhe rritjen e premtuar të rrogave. Për të mirën e të rinjve, të universiteteve dhe të vendit ato programe ku ka kuota të paplotësuara duhet të jenë të hapura për të gjithë ato që kanë mbaruar maturën. Në Itali e gjetkë diplomohen 90 vjetarët, ndërsa në Shqipëri pengohen të shkojnë në shkollë 18 vjetarët.