BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

Vetëm bashkëpunimi do të na çlirojë nga mentaliteti anarkist

Vetëm bashkëpunimi do të na çlirojë nga mentaliteti

Çdo marrëveshje politike për interesat kombëtare, duhet të kthehet në ligj dhe jo në urrejtje politike. Por kjo histori anakronike, është kthyer në gramatikë dhe metaforë për klasën politike shqiptare. Aq sa kjo mungesë bashkëpunimi dhe bashkëveprimi për marrëveshje politike, ka qenë gjithnjë thembra e Akilit e institucioneve shqiptare. Këto mangësi që nuk po njohin kurrë fjalën konsensus, janë derivat i demokracisë së pamaturuar dhe konsoliduar, deri në atë pikë sa kthesat po bëhen të pamundura. Ngjarjet e fundit për sherret e reformës zgjedhore janë treguesi me sinjifikativ, i mosmarrëveshjeve dhe sjelljes përpara qytetarëve të "dy Shqipërive" që po ndeshen me njëra-tjetrën. Një që kërkon të bëjë përpara, ndërsa tjera që nuk i do reformat, por ushqen frikën, ngjall urrejtje dhe nxit hakmarrjen politike. Është për të ardhur keq, që në këtë lojë të pamoralshme, ku janë vënë në siklet edhe përfaqësitë diplomatike, nuk mbeten pas mediat vizive, por edhe ato të shkruara brenda dhe jashtë Shqipërisë, që duke tejkaluar kufijtë e hapësirave të tyre, kanë marrë rrolet e lojës së partive politike. Kjo klimë anarkiste, që po luajnë këto masmedia, duke dëmtuar interesat kombëtare, për të mos dalë në rrugën e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit, po e cënon rëndë imazhin e Shqipërisë, në rajon e më gjerë, kur përpara saj shtrohen një seri detyrash të përshpejtuara për integrim. Kjo propagandë e masmedias brenda dhe jashtë Shqipërisë, me të punësuar, me ide, me mendime, me projekte, me propozime denigruese edhe nga figura politike, po ravijëzojnë, një klimë anarkiste që nuk e ndihmojnë bashkëpunimin për interesat tona kombëtare. Kjo propagandë urrejtje e nxitur edhe me mjete financiare, nga qarqe anarkiste e kundërshtarë të politikës që ndjek Shqipëria, po shfaqet më së miri në mos dakordësitë për reformën zgjedhore. Ashpërsimi i luftës politike, me nota denigruese jo vetëm nga jashtë vendit, por edhe brenda, deri dhe në përplasjet me faktorin ndërkombëtar, ka rritur tensionet për mos bashkëpunim efektiv për konsensus. Qytetarët shqiptarë që kërkojnë faktorizim dhe jo ringjallje të frymës nacionaliste, duhet të mirëkuptohen që kjo propagandë në të dy anët e kufirit, nuk është në dobi të çështjes sonë për faktorizim dhe integrim. Prandaj institucionet qeverisëse, nuk duhet të qëndrojnë indiferente, por të marrin përgjegjësitë për të vënë në kontroll këtë propagandë anti-reformë e anti-integrim, që po zhvillohet në emër të fjalës së lirë, kur në të vërtetë ajo është fjala e nxirë, që po vret bashkëpunimin midis shqiptarëve në interes të integrimit. Në shumë shtete të Europës që janë edhe anëtare të unionit, po demonstrohet fryma nacionaliste, e cila ka vënë në lëvizje qarqet qeveritare, për rrezikun që kërcënon demokracinë. Kjo frymë që amplifikohet qëllimisht nga masmedia, po dëmton jo vetëm marrëdhëniet ndërpartiake, por edhe ato ndërshtetërore Shqipëri-Kosovë. Fuqizimi i Shqipërisë është një faktor nxitës, por edhe mbështetës, për proceset integruese edhe të Kosovës. Këto marrëdhënie dhe ky bashkëpunim aq i domosdoshëm, në kushtet aktuale të dy shteteve, duhet të vijnë gjithnjë në rritje, duke ezauruar çdo keqkuptim për interesat e përbashkëta. Për analogji të kësaj situate jo favorizuese në të dy anët e kufirit, do të sjellim aktin e paprecedentë të Luftës së Dytë Botërore, të treshes politike anti-fashiste të përbërë nga përfaqësuesi i SHBA, Franklin Delino Rusvelt, përfaqësuesi i ish. BS Josif Visarionove Xhungashvili Stalin dhe përfaqësuesi i Britanisë së Madhe Ëinston Churchill. Të tre këto figura të mëdha me përmasa botërore, megjithëse u përkisnin ideologjive të kundërta, vunë mbi gjithçka interesat kombëtare dhe krijuan koalicionin anti-fashist. Pa u futur në çështjet e tyre të brendshme, ata organizuan mbledhje, konferenca, për të shkatërruar makinën fashiste, që kërkonte të modelonte një skllavërim në tërë botën. Ky ekzaltim e kishte çuar në delir Adolf Hitlerin, sa që deklaronte nëpërmjet propagandës së tij se: “Do kërcej Shtrausin mbi kurrizin e botës". Kështu për të arritur objektivat e tyre kjo treshe, organizoi në vitin 1943 mbledhjen e Teheranit, ku u mor vendimi për hapjen e frontit të dytë. Mbledhja e dytë u bë në Jaltë, që i hapte rrugën krijimit të OKB, ku këto tri fuqi të mëdha do të kishin të drejtën e vetos. Ndërsa mbledhja e tretë u bë në Potsdam, për krijimin e Këshillit të Ministrave të Fuqive të Mëdha, ku Gjermania detyrohej të paguante dëmet e luftës, si dhe do të bënte ndryshimin e kufirit Poloni-Gjermani. Për kapitullimin pa kushte të Japonisë, SHBA bën hedhjen e bombave atomike në Hiroshima e Nagasaki, duke mos i dhënë mundësi BS të futej në luftë kundër saj. Jo pa qëllim e bëmë këtë analogji, për të sjellë në vete politikën shqiptare, e cila ka 30 vjet që luan lojëra kukafshehthi, pa e vrarë mendjen si dalja mbi parimet demokratike, po vonon dhe dëmton interesat tona të përbashkëta. Kultivimi i urrejtjes nëpërmjet dredhive, mosdakordësive e mungesës së konsensusit, duke lënë mënjanë cështjen shqiptare, dëshmon se kjo klasë politike është akoma e papjekur. Papjekuria e saj ka sjellë identitete të deformuara, që kanë shkaktuar aq shumë trauma në mbarëvajtjen e reformave dhe zhvillimeve demokratike. Nuk ka si të ndodhë ndryshe, kur nuk kemi një Parlament të popullit, por të partive politike të ndarë më dysh, që luajnë bixhoz me ndjenjat e shqiptarëve. Këta parlamentarë të partive, që disa prej tyre janë ish. deputetë të dalë në rrugë, nuk janë lodhur kurrë nga hallet e popullit, por nga retorikat bajate, duke folur me patos si patriotë me fytyra mafiozësh. Këta përfaqësues partish, që kanë drejtuar dhe po drejtojnë këtë vend, nuk kanë bashkëpunuar me vullnet politik, sepse në momentet kulmore për vendime të rëndësishme, është dashur ndërhyrja e ndërkombëtarëve. Kështu që më gjithë ndryshimet kohore dhe lëvizjet historike, peripecitë e ndryshimeve demokratike janë bërë natyrë e jetës së përditshme. Këto fatkeqësi që nuk po na ndahen, janë derivate të papjekurisë dhe papërgjegjësisë të kësaj klase politike, që nuk bashkëpunon, por luan teatër me ndjenjat e shqiptarëve. Mungesa e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit midis forcave politike, ka krijuar situata tragjikomike, duke i lodhur aq shumë qytetarët shqiptarë, që kanë aspiruar dhe vazhdojnë të kenë besim tek demokracia për një jetë më të mirë.