BREAKING NEWS

Mbledhja e Kryesisë së PD, vjen menjëherë reagimi i Roland Bejkos

Mbledhja e Kryesisë së PD, vjen menjëherë reagimi i Roland
x
BREAKING NEWS

“Alibeaj mori 2 mln euro nga Rama”/ Plas keq në emision, deputeti demokrat ‘përplaset’ me gazetarin

“Alibeaj mori 2 mln euro nga Rama”/ Plas keq në emision,
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë/ Ndërron jetë këngëtarja e famshme (Emri+Foto)

Lajm i trishtë/ Ndërron jetë këngëtarja e famshme
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon urdhër arrest me burg për ish- kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako

SPAK lëshon urdhër arrest me burg për ish- kryetarin e
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon urdhër arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit, zbardhen detajet e para

SPAK lëshon urdhër arreste për ish-zyrtarë të
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? KAS rinumërim 29 nga 40 kuti në këtë bashki

Çfarë ndodhi? KAS rinumërim 29 nga 40 kuti në
x
BREAKING NEWS

Deputetët kundër Kolegjit të Kryetarëve, Kryesia e PD bën lëvizjen e minutës së fundit, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Deputetët kundër Kolegjit të Kryetarëve, Kryesia e PD
x
BREAKING NEWS

A do të ketë reshje shiu? Zbuloni parashikimin e motit për ditën e nesërme, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat (Tabela)

A do të ketë reshje shiu? Zbuloni parashikimin e motit për
x

Opinion / Editorial

Vetëm ndryshimi mund të ndalojë kenetëzimin absurd të një qyteti të madh!

Vetëm ndryshimi mund të ndalojë kenetëzimin absurd të

Tashmë u vendosën përfundimisht emrat që do të garojnë për Bashkitë në 14 maj! Për mua gara më interesante dhe më kuptimplotë në Shqipëri është ajo e Shkodrës!  Po dhe po e arsyetoj! E para qyteti ka shkuar keq në periferi ekonomike dhe kulturore në saj të një beteje absurde mes “komunizmit dhe antikomunizmit” në trutë e atyre që kanë 32 vite pushtet vendor në Shkodër! Beteje e imponuar për pushtet për një “dorë ose klikë asgjëbërësish”! Sidomos 7-8 vitet e fundit! E dyta,  32 vitet pushtet një ngjyrësh  kanë prishur raportin mes qytetarëve shkodranë që duan trashëgiminë e kulturës dhe modernitetin në vijim për qytetin njëkohësisht! E treta, një pushtet 32 vjeçar egoist, mediokër dhe cinik deri në barcoletë,  nuk ka më as çfarë jep, as çfarë thotë dhe tani është vetëm një “amebë” që nuk ka as receptor demokracie!  Shkodra e ka të domosdoshëm ndryshimin vetëm po të mendosh se kanë 32 vite që “amalgama të një pushteti të pa merituar” dhe shpesh herë shërbëtor i diktaturës ka bërë antikomunistin e dëshpëruar, duke shfrytëzuar shumë herë ndjenjën e lirisë dhe kundështimit të regjimeve që ka Shkodra! Po, por duke u kthyer në një regjim që në grotesk mund të quhet “regjimi antikomunist” i postkomunistave në Shkodër! Shkoda rrezikon kenetëzimin përveç tashmë daljes së saj në periferi të provicializmit urban ekonomik dhe kulturor dhe fajin kryesor e ka pushteti i PD-së disa copash dhe padyshim ka përgjegjësi dhe PS e cila shpesh ju ka bërë fresk marrëzive të pushtetit e shpesh ka bërë kompromise që kanë dëmtuar Shkodrën! Sjellja mes kryetarëve demokratë dhe administratës së punësuar demokrate dhe këshillit bashkiak socialist nuk e ka ndihmuar Shkodrën, por e ka rënduar sëmundjen e saj të kenetëzimit absurd të qytetit me resurse jete dhe turizmi nga më të mëdhatë në rajon.  Pushteti i stërgjatë gati sa i Enverit i Sali B në Shkodër, tani ka sjellë ditën ku duhet menduar se po vazhdojë më,  rrezikon të zhdukë Shkodrën normale nga historia e saj urbane! Po dhe të sjellë atë anormalen e shëmtuar në çdo drejtim. Pushteti i Sali B i pandryshuar ka bërë pikërisht atë  që dikur tregoja si barcoletë për kinematë dhe drejtorin që vendoste partia nën diktaturë! Po pra, vizionet e drejtorit të ri të partisë  i cili ndërronte perdet dhe lyente muret e kinemasë, por filmat dhe dokumentarët ishin po ata! Edhe në Shkodër Sali B dhe pjesa që mbështet atë, këtë sërish duan të bëjnë! Ata kanë mënjanuar dhe demokratët shkodranë me bindje demokratë dhe jo anëtarë leverdie! E sot duan të ndryshojnë perdet (ngjyra gjithmonë blu) dhe të luajnë po atë marrëzi filmash, komedi dhe dramash qytetare në Shkodër. Këtë mund ta bëjnë sërish po u lejuan. Tashmë Benet Beci ka rastin të marrë përsipër një detyrë të vështirë jo për të mundur demokratët e Shkodrës, po të tentojnë të ndryshojë Shkodrën në qoftëse ajo kupton dëshirën dhe mentalitetin e tij. Në Shkodër nuk jetojnë keq për kotësi politike vetëm bindjet e majta, por dhe ato të djathta dhe ato pa bindje fare! Beneti nuk duhet të ndryshojë vetëm perdet, por duhen ndryshuar “filmat” që luhen në Bashkinë e madhe të Shkodrës. Për këtë e urova dhe unë me të drejtën e një qytetari që do ndryshim. Ja kështu: Ndryshimi Orës dhe Bashkia Shkodër!  Nga sot, ndryshon ora për ne! Gjithmonë prej vitesh ka ndodhur. Por për Bashkinë e Shkodrës ka plot 32 vite që "ndryshimi" është armiqësor. Për 32 vite po të duash të ndryshosh në Bashkinë e Shkodrës, të shpallin armik. Për 32 vite në Bashkinë e Shkodrës nuk kanë dashur dhe lejuar as ngjyrë tjetër! Nuk kanë lejuar ritëm tjetër, lightmotiv tjetër, fashion tjetër! Për 32 vite në të mirë dhe të keq, nuk kanë pranuar mendim tjetër. Për tre dekada një herë të vetme nuk u ndalën për 3 min të shikojnë veten në pasqyrë në se janë kaq "të bukur" sa nisën drejtimin e saj. Për tre dekada në Bashkinë Shkodër shfaqën të njëjtin dokumentar dhe film me çdo gjë keq jashtë tyre dhe çdo gjë "mirë" te vetja tyre! Në tre dekada, rrallë ndërruan perdet, por asnjëherë filmat, dramat, komeditë tashmë të zbërdhylura nga koha!Për tre dekada Bashkia Shkodër, mbajti fjalorin politik prej 200 fjalësh që ja urdhëroi një ish "anëtar sekretar i një partie tjetër". Për tre dekada Bashkia Shkodër, vazhdoi "luftë klasore" sepse do zëvëndësonte atë përpara me "dinjitet" prej "marrie politike"!Sot është ndërruar ora dhe dielli shkëlqen.Orën, ritmin, filozofinë, drejtimin, duhet të ndërrojë dhe Bashkia Shkodër, për të mos shkatërruar krejtësisht marrëdhënien e saj me qytetarin dhe qytetin.Besoj sot, ka një alternativë. Mjafton të bësh gjënë më të thjeshtë. Të krahësosh individët që kanë "orë të ndryshme zhvillimi" për Shkodrën. Kaq dhe po të ndryshosh këtë individ në krye të Bashkisë, ndryshon dhe Ora e Shkodrës! Urime Benet.