BREAKING NEWS

“Kam dyshimet e mia”, Klodiana Lala tregon me çfarë përballet policia kur shkon në Nikël: I gjen shtëpitë ‘xixë’…

“Kam dyshimet e mia”, Klodiana Lala tregon me çfarë
x
BREAKING NEWS

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në Vlorë: Nipi vret xhaxhin, më pas edhe veten

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për kundërshtarët tanë. S’mund të kërkonim më shumë se kaq

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për
x
BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x

Opinion / Editorial

Vetëm ne hamë bukë, Europa konsumon mëngjes, drekë, darkë…

Vetëm ne hamë bukë, Europa konsumon mëngjes, drekë,

Panorama më e rëndomtë çdo mëngjes në të shumtën e familjeve shqiptare është ajo kur veçanërisht mamatë fillojnë dhe bërtasin: shpejt, hajde hani bukë se vajti vonë për në shkollë, vajti vonë për në punë. I njëjti avaz edhe në drekë edhe në darkë. Ftesa për të ngrënë bukë është “Made in Albania” sepse në Europë, një ftesë për një rast të tillë bëhet me togfjalëshin “urdhëroni të konsumojmë drekën” apo darkën. Duket thjesht ndryshim forme, por në këtë rast forma është shprehja më e koncentruar e përmbajtjes. Ne ftojmë të hamë bukë sepse bukën kemi parësore në tryezë dhe asortimentin me të cilin mbushim stomakun. Ne (kur them “ne” kam parasysh rregullin parësor të demokracisë, fiton dhe flas në emër të shumicës dhe kjo shumicë në vendin tonë është në kufijtë e plotësimit të minimumit të jetesës) vazhdojmë që në vaktet kryesore, drekë edhe darkë të vëmë përpara pjesëtarëve të familjes në të shumtën e rasteve një pjatë e ndoshta dy të cilat po të konsumohen sade, as që plotësojnë oreksin që sjell aktiviteti ditor. Në të kundërtën, këtë boshllëk ende e mbush buka. Nëse në sistemin e kaluar predikohej parulla e udhëheqësit se “të prodhojmë dhe konsumojmë sa më shumë pataten se ajo është edhe gjellë edhe bukë”, sot ka mbetur mbretëreshë e jetesës vetëm buka. Por edhe asaj po ia rrisin çmimin tregtarët e saj. Nuk është faji i tyre, ata justifikohen me rritjen e çmimit të miellit. Kjo është dukuri e zakonshme në ekonominë e tregut. Por në një shtet si vendi ynë ku nuk ka një kod të vërtetë të kësaj ekonomie, kjo sjell një rëndesë mbi popullatën. Dhe kur them popullatën kam parasysh ato qindra – mijëra familje që kanë pjesëtarë të tyre pa punë ose në pagat minimale prej 300.000 lekëshe. Unë jam dakord me kryeministrin e vendit Edi Rama kur deklaron se “qeveria nuk ka asnjë ndikim në ngritje – uljen e çmimeve” sepse edhe ne të vjetrit e kemi mësuar në teorinë e marksizëm – leninizmit se çmimi në kapitalizëm varet nga ofertë – kërkesa, por nuk jam dakord me të kur i ngre duart lartë në ndihmën që duhet t’i japë kësaj shtrese në nevojë. Kjo sepse së pari, vërtetë qeveria nuk ndikon dot në çmimin e produkteve të çfarëdoshme, por ajo ka mekanizma që përmes zbatimit të ligjit nuk i lë këto çmime të shkojnë në stratosferë. Ajo ka në dorë ligjin e tatim-taksave që për çdo rritje të këtyre çmimeve, i detyron këta tregtarë të paguajnë më shumë në arkën e shtetit, çka i detyron tregtarët të mos kenë interes në rritjen galopante të tyre. Njëherazi qeveria ka në dorë edhe kompensimin e qytetarëve të vetë për këto çmime që rriten përmes formave të ndryshme. Qeveria vërtet nuk e ka në dorë uljen e çmimeve, por qeveria ka në dorë kontrollin e pagesave që bëhet në të gjitha institucionet e saj dhe po ashtu ka të drejtën që të vendos një raport logjik midis të mirëpaguarve dhe atyre që nuk nxjerrin dot muajin me rrogën që marrin. Qeveria mburret që arriti të bëjë rrogën minimale 300.000 lekë dhe këtë e quan fitore të saj strategjike, por kur mëson se anëtarët e bordeve në institucione të ndryshme paguhen deri në një mesatare prej 2.8 milionë lekësh, të zënë të dridhurat. Të bënin shkencë në të mirë të kësaj popullate edhe kishte justifikim, por kur mëson se këtë rrogë e marrin sepse mblidhen dy apo tre herë në muaj, duke ua çuar edhe drekën në sallën ku bëjnë mbledhjen, çdo gjë është e papranueshme. Kur mëson se një sanitare e thjeshtë në KESH paguhet deri në 560 mijë lekë normalisht që pyet vetveten: Ç’pastron më shumë kjo se një sanitare shkolle që paguhet gati dyfish? Për vetë pozicionin e profesionit, por edhe njohjeve që kam, më ka rastisur të konsumoj dreka dhe darka të shumta me pushtetarë vendas por edhe me përfaqësues të huaj. Nuk dua aspak t’i përgojoj sepse nuk është në kulturën time kjo, por dua të vë në dukje një fakt: në të gjitha rastet ata kanë refuzuar të konsumojnë bukën. Kjo është fare normale. Kur në tavolinë ke mish e peshk sa të duash, makarona me midhje dhe gatime të ndryshme tave, as që të vete mendja tek buka. Por si t’ia bëjmë ne shqiptarët e shumtë që më së shumti për arsye ekonomike ende gatuajmë me tenxhere dhe ato që gatuajmë duhet patjetër t’i shoqërojmë me bukë? Kam bërë një investigim personal tek dhjetëra amvisa që njoh se ç’mendim kanë për emisionet e gatimit që tashmë bëjnë garë me njëri-tjetrin në televizione të ndryshme dhe prej gati të gjithave atyre kam marrë përgjigjen e njëjtë: nëse edhe ato do të kishin mundësitë maksimale që u serviren gatueseve në këto televizione, ato do të gatuanin edhe më me cilësi. Pamundësia për të patur në kuzhinë të gjitha perimet apo ushqimet që duhen për gatime të përditshme i detyrojnë këto amvisa që të shtrojnë në tavolinat e tyre gjellë që të detyrojnë të konsumosh sa më shumë bukë. Nuk duhet ta lëmë topin në portën kundërshtare, por edhe të vëmë në dukje ca paradokse shqiptare. Nga njëra anë ankohemi se nuk kemi bukë të shtëpia e nga ana tjetër nuk lëmë asnjë tavolinë bosh nëpër kafenetë e qytetit. Ndërkohë që deklarojmë se nuk kemi asnjë lekë në xhep, pothuajse të gjithë kemi makina nëpër shtëpia dhe edhe një lëvizje prej një km duam ta bëjmë me të. Apo atë tabiatin tjetër shqiptar që sa kemi zhdëpemi, kur s’kemi fryjmë sytë. Më ka dhënë një mësim të mirë në këtë drejtim ish-deputeti i PD e më vonë edhe ambasadori ynë në Greqi, Vili Minaroli. Përpara gati 20 vjetësh, pas një ankese që i bëri si deputet i zonës sime, më ndihmoi që brenda ligjeve të këtij shteti të mposht burokracinë dhe të fitoj një të drejtë që më takonte. Në shenjë falënderimi i dhashë disa alternative shpërblimi, por ai me mendje të kthjellët dhe me shumë mirësjellje pranoi të konsumonim bashkë një drekë. Kur shkuam në restorantin që do drekonim, unë thirra mënjanë kamerierin dhe e porosita të mos vinte të merrte porosi, por të sillte në tavolinë më të mirat e gatuara atë ditë. Dhe nuk harrova t’i thosha se kur të shikonte se ne i kishim konsumuar të gjitha, ta ripërsëriste porosinë. E vërejta se kur u shtrua tavolina e plotë, Minaroli shtrembëroi fytyrën me pakënaqësinë se kishin ardhur shumë mezera. Pas gati dy orësh ai pa se unë doja t’i flisja kamerierit dhe kur i thashë se do t’i thosha të sillte edhe ndonjë gjë tjetër, qeshi dhe më pyeti nëse kisha konsumuar dje në drekë kaq shumë. Kur më pyeti nëse edhe nesër do të konsumoja kaq shumë dhe i thashë jo, mu drejtua natyrshëm: atëherë përse duhet të gënjejmë stomakun sot apo hajde se u bë deti kos. Kështu që për një vijimësi jete, ne së pari të mendojmë për veten tonë në konsumimin ditor dhe të jemi racional duke mos tejkaluar domosdoshmërinë, por edhe shteti si më i fuqishëm nga të gjithë ne të mendojë që shtetasit e tij janë të barabartë përpara zotit. Le të marrin vetë miliona sepse “u këputën duke ngarë qetë”, por edhe të mendojnë për një minimum jetese që plotëson gjërat jetike në të përditshmen tonë. Por raporti i sotëm i pagesave në 1 me 10 është i frikshëm dhe nuk është pasqyrë e vërtetë e ligjeve kapitaliste. Një raport i tillë është ndoshta i lejueshëm në një aktivitet privat por jo në atë shtetëror, siç ndodh sot në vendin tonë.