BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit
x
BREAKING NEWS

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e rëndësishëm dhe tregon çfarë pritet: Kemi frikë nga…

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e
x
BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x

Opinion / Editorial

Vetëm një Gjykatë Apeli në Tiranë ose kalvari i terrorizimit të qytetarëve

Vetëm një Gjykatë Apeli në Tiranë ose kalvari i

Nisma në diskutim e organeve të reja të drejtësisë për projektin e përqendrimit të gjykatave të Apelit nga bazë qarqesh, shkrirja e tyre dhe krijimi i një të vetmeje në Tiranë, duket përqendrim alla shqiptarçe dhe mëse i tejskajshëm. Shkurt, kalvar vuajtjesh, tmerri dhe terrorizimi që duhet të kalojnë shtetasit shqiptarë për të fituar drejtësi. Gjykatat kanë specifikë të veçantë për vetë mënyrën e organizmit, po së pari me objektin që ato kanë në gjykimin e çështjeve gjyqësore, ku lind e nevojshme prania fizike e personit të përfshirë në gjykim. Sipas procedurave edhe dëshmitë merren para togave të zeza dhe nuk pinë ujë delegimi i dëshmive apo dokumenta të bëra para noterit. Në ndryshim me institucionet e tjera, si drejtoritë e bujqësisë, arsimit, përkrahjes sociale, ndërtimit, IKMT, etj që sot janë përqëndruar në rang qarqesh edhe këto shumë larg nga vendbanimet e qytetarëve me të cilat ata kanë kontakte të shumta, po tek e fundit mund t`i kryejnë edhe në distancë apo përmes postës elektronike, dërgimit të dokumentacionit me postë me gjykatat puna ndryshon. Përqendrimi i këtyre institucioneve edhe pse zhveshin qendrat e bashkive dhe i vështirësojnë kryerjen e shërbimeve, tek e fundit ka zgjidhje që nuk të kërkojnë të jesh i pranishëm fizikisht. Zgjidhja e çështjeve gjyqësore presupozon që qytetarët të jenë në sallën e gjyqit, të kenë me vete, kur është e nevojshme dëshmitarët apo dokumenta që duhet t`i paraqesin personalisht edhe nëse kanë zgjedhur një avokat për t`i përfaqësuar. Në një çështje gjyqësore, ashtu si në shkallën e parë është domosdoshmëri paraqitja e personit në gjykim. Janë qindra të paraburgosur që duhet të lëvizin me mjetet e policisë nga skajet drejt Tiranës edhe për një masë sigurie. Duke qënë se çdo gjykim edhe kur individi e ka fituar një çështje gjyqësore në shkallën e parë të gjyqësorit edhe në se e ka humbur apo ka fituar, apelohet për të marrë formë të prerë. I bie që vendimet e gjykatave të rretheve gjyqësore nga Tropoja deri në Sarandë do vërshojnë drejt Tiranës. Mendoni për një moment, një fermer që i kanë vjedhur një lopë apo e kanë akuzuar se ka mbjellë pesë rrënjë kanabis në Vërvë në Bashkinë e Konispolit, në kufi me Greqinë për të zgjidhur konfliktin të udhëtojë dy ditë, të qëndrojë në Tiranë një javë dhe të kthehet përsëri e përsëri për mungesë të gjyqtarit se është i sëmurë prokurori i çështjes dhe bëni llogari kohën e humbur dhe shumën e shpenzuar. Çështjet e shumta që vërshojnë nga gjykatat e Shkallës së Parë drejt asaj të Apelit nëse do jetë një e vetme në Tiranë, do mbushen arkiva pa fund. Mali i dosjeve do bëhet stivë deri në tavan. Qindra dosje do i mbulojë pluhuri dhe jo pak do mbetën atje si relike të sorollatjeve dhe peng të mungesës së kohës për të dhënë drejtësi. Në një farë mënyre Gjykata e Apelit e vetme në Tiranë, siç debatohet të jetë në të ardhmen, e largon këtë shërbim jetik tmerrësisht larg dhe e bën drejtësinë një mision të vështirë. Apeli do jetë një shëmbëlltyrë, fotokopje e Gjykatës së Lartë krijuar nga vakancat pas reformës në drejtësi, ku numri i dosjeve është shumë i lartë dhe trajtimi i tyre kërkon angazhim dhe mobilizim të jashtëzakonshëm të gjyqtarëve për t`u dhënë drejtim problematikave që janë në pritje të gjykimit nga kjo gjykatë. Një gjykatë e vetme Apeli në kryeqytet i ngjanë Gjykatës së Kasacionit të dikurshme, ku mori përmasa të papara korrupsioni i të plotfuqishmëve që kishin në dorë Kodin Penal, çekiçin dhe mbi supe pelerinat e zeza. Koha tregoj sa i pavend dhe i nxituar ishte ky përqendrim dhe për këto arsye u shkri, duke krijuar sistemin që kemi sot gjykatat e Rretheve, gjykatat e Apelit dhe Gjykatën e Lartë pra sistemin me tre nivele, por të shpërndara në tërë territorin e vendit. Edhe siç janë sot apelet, distancat janë dhe u kushtojnë qytetarëve kohë dhe shpenzime. Qytetarët në shumicën e gjykimeve edhe pse me avokat që i paguajnë, janë të detyruara të jenë të pranishëm në gjykimet në Apel. Vendi ynë ende nuk ka infrastrukturë moderne. Ende informatizimi është në përqindje të ulët. Distancat fizike janë të tilla, sa Tirana arrihet për një gjysmë dite. Mjetet e komunikacionit janë ende në gjendje jo të mirë. Udhëtimi nuk është komod. Në këto rrethana rrugëtimi drejt gjykatës sa vetme të Apelit do ishte një torturë e vërtetë qe do e kishte emrin Gjykatë e Apelit në Tiranë ose tmerri i qytetarëve në kërkim të drejtësisë që do ngjante si ata që kërkojnë nëpër pyll shtegun për të dalë me qiri në dorë në rrugë kryesore. Në emër të përqendrimit në vendin tonë, janë bërë shumë eksperimente dhe të gjitha janë shoqëruar me sorollatje dhe mundim të qytetarëve. Është shtuar burokracia dhe janë eksperimentuar forma dhe skema që koha i ka nxjerrë si të panevojshme dhe jo efektive. Janë përqendrime që janë shitur si reforma të thella po që janë shoqëruar më vështirësi pa fund në kërkim të shërbimeve të nevojshme, shumë herë jetike për qytetarët tanë. Po përqendrimi i gjykatave të Apelit per gjithë Shqipërinë në kryeqytet do ishte një masë e tejskajshme dhe e papërballueshme për qytetarët. Në këto rrethana një projekt i tillë vetëm sa e burokratizon dhe vështirëson drejtësinë. Ky përqendrim nuk është zgjidhje për popullin, po pasoja negative për të.

Janë 29 gjykata të faktit, pothuaj në shumicën e bashkive dhe gjashtë gjykata Apeli. Propozimi për t`i reduktuar gjykatat e Apelit në një të vetme me qendër në Tiranë, nuk është reformim, as zgjedhje, po një veprim që mund të merret nga organet e drejtësisë për mungesë të magjistratëve dhe largimeve të shumta nga sistemi, disa prej vetingut dhe dorëheqjet për mos t’u ballafaquar me efektet e reformës në drejtësi. Kjo mungesë është e përkohshme dhe përgatitja e gjyqtarëve të rinj është proces që nuk ndalet. Shumë shpejt kontingjentet e nevojshme me gjyqtarë do përgatiten e specializohen dhe numri i tyre do jetë i mjaftueshëm për të plotësuar boshllëqet, vakancat, siç thuhet në gjuhën e drejtësisë. Pra numri i munguar sot mund të plotësohet në muajt e ardhshëm, duke mos mbetur gjykata me personel të reduktuar. Ndërsa projektit për një gjykatë Apeli vetëm në kryeqytet është nonsens. Shqipëria edhe pse një vend i vogël, prodhon përditë qindra problematika të karaktereve të ndryshme konflikte, pronësi, me administratën, përballje me shkeljet e Kodit të Punës dhe mijëra problematika, të cilat përfundojnë në dyert e gjykatave.

Le të mendojmë për një çast të vetëm në se çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë nga Konispoli në Vermosh nga Erseka në Divjakë nga çdo cep i vendit të shkojë për gjykim në Apelin e Tiranës. Çfarë rrëmuje e jashtëzakonshme, sorollatje, ecejake, shpenzime, kilometra të përshkuara, autobuza, hotele, restorante që duhet të frekuentojë për një kontakt edhe formal në Gjykatën e vetme të Apelit në Tiranë një shtetas. Ky pelegrinazh i pakrahasueshëm është vërtetë i dhimbshëm, është shpërdorimi më i madh i energjive të qytetarëve që do bredhin me dosjet nën sqetull për t`u paraqitur para togave të zeza të Apelit në Tiranë. Që tani që e dëgjojnë si projekt, diskutim, shkëmbim mendimesh mes organeve të drejtësisë, Ministrisë së Drejtësisë dhe grupeve të interesit, qytetarëve, u ngjethet mishi për atë që i pret dhe luten të mos ndodhë dhe projekti të mos miratohet. Mund të thuhet se përqendrimi rrit cilësinë e gjykimit dhe zhduk korrupsionin dhe rrit kontrollin e proceseve gjyqësore, po ky është vetëm një iluzion, i cili nëse bëhet realitet koha do provojë se është vendimi më i padrejtë dhe shumë shpejt praktika do ta zhbëjë si akt që përqendron gjykatat dhe rropat qytetarët, të cilët nuk mund të përballojnë eksperimente të tilla. Shumë vite të shkuara pas vendosjes së pluralizmit me ndryshimin e sistemit dhe instalimin e pluralizmit politik, përgatitjen e gjyqtarëve në plepa plazhin e Durrësit, u eksperimentua edhe krijimi i Gjykatës së Kasacionit, ku shqiptarët vraponin drejt Tiranës në kërkim të drejtësisë. Në këtë gjykatë, numri i gjykimeve ishte i pafund. Dhe nuk kaloi shumë kohë dhe sistemi u zhbë.

Përqendrimi nuk dha asnjë sukses. Eksperimenti dështoi me të gjitha përmasat e veta. Kështu edhe me një Gjykatë Apeli, vetëm se do bëhet eksperimenti numër dy. Dhe koha do provojë se është i dështuar. Më mirë të të mbetet thjesht një projekt se sa një dështim i radhës.