
Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri, aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët, te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Vetëm një grumbullim folkbolshevikësh kultivon urrejtje deri në fund të jetës biologjike!

Shkruar nga Besi Bekteshi 11 Shtator 2023

I vetmi moment që ndoshta nuk kishin menduar mirë ata njerëz të Bashkisë së Shkodrës mbas momomentit të vendosjes së kurorave në Postribë ishte shfrytëzimi për rritjen sërish të urrejtjes mes shqiptarëve e nxitur për më shumë se 32 vitesh në Shkodër. Padyshim ato nuk ishin kurora nga PS! Edhe njerzit që po i vendosnin përfshi Kryetarin e Bashkisë nuk ishin kaq shumë të PS! Po dhe sikur të ishin, çfarë do të thotë kjo? Por jo, kjo do të ishte një moment “i mrekullueshëm” për njerzit e kultivimit të urretjes pa fund mes shqiptarësh. Mbas 77 vjetësh ka urrejtje për gjyshin e pushkatuar të cilin sigurisht nuk e ke njohur. Por urren ata që janë në pushtet dhe jo ata që kur erdhi viti 1990 ishin aty akoma dhe ndoshta dhe njerzit e urryer por nuk ju bëre gjë, nuk ju preke një flok të vetëm dhe nuk ju dole përpara tju thuash - o kriminelë pse më vratë gjyshin?! Por mbase babai ka bërë mirë dhe nipi në 2023 nuk është si babai! Jo jo, thjesht more dy kurora dhe i largove me një tjetër arsyeje te dikush që vjen të të nderojë. Nuk i pështyve dikur kur ishin pikërisht ata, sëpaku në faqe në qoftëse ke urrejtje dhe në qoftëse di të vërtetën kriminelët por nuk respekton kurorat e atyre që nuk kanë lidhje me vrasjen e gjyshit tënd.Nuk e kam fjalën për individin. Jo individi që bëri xhestin jo! Ai realisht nuk ka faj. E kam fjalën për grupin e famshëm folkbolshevik që erdhën dhe nuk kishin as kurora megjithse ishin më pak se një skuadër me shtatë vetë përfshi dhe Kryetarin e humbur të Bashkisë, por të urrejtjes së mbjellur ndër shqiptarë. Beci dhe familja e tij nuk i kanë vrarë askujt dhe nuk i kanë asnjë borxh askujt politikisht. Askujt. Thjesht Beneti ka mirësi dhe do një Shkodër ndryshe, mundësisht pa urrejtje. Por folkbolsheviku dikur ish kryeministër i tij, nuk e do Shqipërinë dhe Shkodrën pa urrejtje. Sali B, e do humbjen e Shkodrës ta kthejë në cep urrejtje të pa anë dhe të shëmtuar sikundër do Shqipërinë të helmuar nga urrejtja. Një folkbolshevik si ai, bazon pushtetin e tij politik mbi urrejtjen. Antikomunizmi i tij sharlatan nga shërbimi për Enverin dhe familjen e tij është kthyer në shërbim të ndyrësisë më të madhe kundër këtij vendi, për ta transfiguruar në një tmerr ku urrejtja luan violinën e parë në një simfoni makabër vdekje kulturore, por dhe patriotizmi që ka mirëqënin dhe sigurinë në rrugë prosperiteti absolutisht në koma! Nuk është vetëm Berisha në atë parti. Ka dhe një grusht njerzish kryesisht me baballarë dhe origjinë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, që urrejtjen e kanë dyfishe si masë dhe volum. E para, se e kanë ves dhe nuk dinë ndryshe dhe e dyta, se jo vetëm Sali B jua di biografinë e tyre të qelbur. Jua dinë shumë dhe në Shkodër. Mjafton që një njeri të urrejë tjetrin që urrejtja të përhapet në mbarë njerëzimin thotë Jean-Paul Sartre! Po pra dhe këta e kanë praktikuar me një shpejtësi të jashtëzakonshme që me krijimin nga PPSH që partisë së tyre pothuaj bijë e denjë e nënës kriminale ja ka dhënë që në gji. Arti i parë që duhet të mësojnë ata që aspirojnë pushtetin është të jenë në gjendje të durojnë urrejtjen thotë Seneca. Ku i bën përshtypje në grupimin anakronik dhe folkbolshevik kjo gjë. Ata e dinë të gjithë e kanë sensor të ngulitur në tru. Urrejtja konsiderohet, intelektualisht, mohim i përjetshëm. Emocionalisht është një formë atrofie dhe vret gjithçka përveç vetvetes thotë Oscar Ëilde. Absolutisht ashtu sikundër ka ndodhur te taborri i folkbolshevikëve të drejtuar nga Sali B! Por që në Shkodër kanë si gjinkallat dhe majmunët e aktrimit të tillë. Me shumicë biles. Drita udhëton me 300,000 km/sek dhe zëri me 331.5 m/sek. Urrejtja, ligësia, mediokriteti dhe shija e keqe i tejkalojnë ato thotë Fabrizio Caramagna. Unë them urrejtja thyen ligjet e natyrës. Po, për nga përhapja dhe sidomos kur e merr si shkollim budallai ose injoranti. bëhet mrekulli përdorimi të përditshëm. Gjithsesi nuk ka ndonjë gjë të madhe. Në fund, shumica e kuptojnë se “ai burri i foltores” me cinxërat e tij në Shkodër këtë gjë do të mbjellin. Njerzit që duan paqe nuk duhet të ndalen. Mjafton që kuptojnë se ka disa momente që urrejtja shfrytëzon për të dalë ashpër në skenë. Që del dhe mbimbush mediat dhe marrëzitë e portaleve me lajm. Sepse urrejtja lajmin dhe portalet i ka miq. Por që pa dashje krijon dhe armiq. Po sigurisht atë shumicë që është e qartë, por që e kupton çdo të thotë urrejtje. Folkbolshevikët do të mbjellin dhe kultivojnë urrejtje deri në fund të moshës biologjike të tyre. Kjo është tashmë e qartë sikundër është e qartë se pikërisht prandaj mosha ( jeta e tyre) është – biologjike.
Më të lexuarat


Lindita Nikolla, si vazhdimi i linjës Zhukri, Celibashi…Rama!

Lindita Nikolla, oksigjeni i fundit për Sali Berishën

Lindita Nikolla, vegël e “Trekëndëshit të Bermudës” kundër PD si forcë politike euro-atlantike

Dritani...Bejleri... Greqia,...Haga dhe ne bythë shqyerit tanë të Evropës!

Dita Ndërkombëtare e Paqes ose Lutjes për Paqe

A duhet të ketë diferenca në rritjen e pensioneve?

Greqia mund të shpallë Ligjin e Luftës për herë të dytë

Përse bëhet i nevojshëm, futja e dy programeve të reja edukimi në shkolla?

Përse nuk e gjykon gjykata greke Belerin?

A nevojiten shkollat e riedukimit në sistemin tonë arsimor?
