BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x

Opinion / Editorial

Vetëm një “Nurëmberg” popullor, mund ta shpëtojë Shqipërinë nga gremisja!

Vetëm një “Nurëmberg” popullor, mund ta

Nëse do të llogaritim me laps në dorë viktimat njerëzore dhe dëmet materiale që iu shkaktuan Shqipërisë gjatë “mandatit 33 vjeçar” të “demokracisë borgjeze”, me siguri shifrat do të na dalin shumë më të mëdha se dëmet e shkatuara gjatë pushtimeve të huaja. Në harkun e 45 viteve të sistemit socialist, Shqipëria arriti tregues të jashtëzakonshëm në të gjitha fushat e jetës dhe veprimtarisë politike e social ekonomike. Në vitin 1990, kur u restaurua me tradhëti e dhunë sistemi kapitalist borgjez, vendi ynë zotëronte resurse të jashtëzakonshme njerëzore e materiale, që na patën rreshtuar denjësisht me vendet dhe shtetet e zhvilluara të rajonit e të kontinentit. Por këto arritje të pashëmbullta në sasi, cilësi e kohë, që kishte arritur Shqipëria Socialiste, duheshin shembur gjer në themel, sepse përbënin një shembull të qartë e sinjifikativ, se si edhe një vend i vogël, si i yni, mund të ndërtonte, begatonte e jetonte me forcat e veta, duke përballuar me sukses, vorbullën e errët e vrastare të globalizmit e imperializmit. Ishte pikërisht ky “objektiv” i antishqiptarizmit dhe reaksionit ndërkombëtar, i cili tre dekadat e fundit do t’i kthente në tre dekada krimi e korrupsioni të paparë, që e shembën dhe e shkatërruan plotësisht kalanë e vogël, por të pamposhtur buzë Adriatikut. Personazhet kryesore të këtij shkatërrimi, kanë qenë politikanët dhe shtetarët, të cilët kanë drejtuar në këto tri dekada e më tepër vendin tonë. Midis gjithë kësaj skote shkatërruese, dy personazhe, do të mbeten historikisht më të spikaturat në veprën e tyre të zezë dhe antikombëtare: Sali Berisha dhe Edi Rama. I pari si shkatërrues i Shqipërisë, ndërsa i dyti si degjeneruesi i saj. Një socialist i thekur, kur i citova një ditë konkluzionin për dy personazhet e mësipërme, m’u zemërua dhe kundërshtoi shenjën e barazimit të Ramës me Berishën. Dhe përveç të tjerave më drejtoi edhe pyetjen retorike se: “Si mund të degjenerohet ajo që është shkatërruar”?! Unë me durim, duke sjellë edhe një shembull të thjeshtë nga jeta, i sqarova pyetjen. I thashë mikut socialist, se kur shemb shtëpinë, mbeten themelet dhe gërmadhat e saj, që na dëftojnë se këtu ka qenë e ngritur një shtëpi apo një kullë. Por nëse pasi e shembim shtëpinë (kullën), i heqim prej aty edhe gurët e themelit të saj, atëhëre shumë shpejt do të harrojmë edhe vendin se ku ishte ngritur ajo. Kështu ka ndodhur me dy personazhet tona të “tranzicionit “demokratik”, Berishën dhe Ramën. I pari i vuri flakën, e dogji dhe e shembi Shqipërinë, ndërsa i dyti, po vepron t’i zhdukë edhe hirin që ka mbetur nga djegia. Berisha, në vitin 1991, me pishtar në dorë dhe në krye të skuadroneve naziskine të PD, mbështetur nga rajersonët dhe shokët e tij, i ra kryq e tërthor Shqipërisë, duke djegur e shkatërruar gjithçka ishte ngritur me mundin e djersën gjysëm shekullore të popullit. Pasuesi i tij Rama, ka përlarë kazmën për të zhbërë edhe themelet morale dhe fizike, jo vetëm të Shqipërisë Socialiste, por edhe të asaj etnike. Vepra e zezë dhe antikombëtare e këtyre dy personazheve, shihet tashmë me sy të lirë nga çdo qytetar. Ajo duket në çdo sektor të jetës dhe të aktivitetit politik, ekonomik, social kulturor të shqiptarëve. Përgjysmimi i popullsisë; braktisja e vendit nga të rinjtë - forca vitale e shoqërisë; shkatërrimi i infrastrukturës industriale e bujqësore; shkatërrimi gjer në mjerim i sistemit të shëndetësisë; degjenerimi i arsimit dhe kultures; degjenerimi i familjes - celulës së shoqërisë; braktisja në masë e fshatrave nga banorët; acarimi i marrëdhënieve shoqërore midis klasave dhe shtresave shoqërore, si dhe midis brezave; përbaltja e vlerave kombëtare dhe zëvendësimi i tyre me antivlerat e një shtrese në kalbëzim; shitja të huajve e pasurive mbi e nëntokësore, e gjer tek dhënia e “ekstrateritorialeve” për vendosjen e refugjatëve nga Magrepi dhe Azia, të cilët synojnë Europën, e plot të tjera, të cilat është e pamundur të rënditen në një shkrim gazete, janë “prodhim” i këtyre dy personazheve dhe klaneve që i pasojnë. Sigurisht, këta dy personazhe, të cilët kanë dirigjuar jetën tonë në shumicën e kohës, nuk kanë qenë e nuk janë vetëm. Me ta kanë qenë gjithë Kryeministrat dhe ministrat e qeverive, gjithë politikanët kryesorë të partive politike dhe pothuajse gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, që ose kanë heshtur për masakrën 33 vjeçare, ose kanë ngritur kartonat jeshilë në miratim të veprimeve antipopullore e antikombëtare të krerëve të politikës e të shtetit. E gjithë kjo elitë, së bashku me administratën e korruptuar shtetërore, kanë krijuar tashmë një piramidë korrupsioni, më të madhe se Piramida e Keopsit, ku në themel të saj nuk janë eshtrat e “Faraonit”, por “asetet e Korrupsionit”. Është e vërtetë se prej katër vitesh, në vendin tonë, me ndihmën e ndërkombëtarëve, është ngritur e po vepron SPAK-u, por ritmi dhe cilësia e luftës së kësaj strukture len për të deshiruar. Ky ritëm e kjo cilësi e ulët, diktohet nga shumë rrethana subjektive, ligjore e politike, të cilat SPAK-u, kurrsesi nuk mund t’I kapërcejë, sepse e krijuar nga “shefat” e politikës dhe “mbështetësit” e tyre ndërkombëtarë, nuk mund të “godasë” gjer në majën e piramidës. Se kështu do të “godiste” vetë sistemin që pretendon se solli “demokracinë”. Nga ana tjetër, përballë këtij “ngërçi” të SPAK-ut, “Zoti Korrupsion”, ecën me revan, duke zmadhuar çdo ditë distancën me SPAK-un. Vini re: U bënë disa muaj, që ish zëvendës kryeministri, Ahmetaj, në prag të arrestimit për krimin e korrupsionit, u arratis dhe mori azil në Europë. Që andej ai komunikon me avokatin e tij dhe bën kërkesa e ankesa në Gjykatat eprore, për të shpëtuar ato që mund të shpëtohen, por nuk vjen të ballafaqohet me akuzën. Nga ana tjetër, SPAK-u, megjithëse i pandehuri gjendet midis “Europës “Demokratike”, nuk është në gjendje ta sjellë të pandehurin në fjalë para bangës së akuzës. Dhe sa të tillë të “arratisur” e të “azilosur” do të kemi nga dosjet e shumta që SPAK ka në sirtarët e tij? Me qindra! Dhe këto qindra dosje e qindra personazhe, do të duan dhjetra vite të “administrohen e gjykohen”, çka do ta çojë rezultatin final të SPAK-ut në “kalendat greke”, e madje përtej tyre. Po, a ka ndonjë mënyrë për t’i shkuar problemit gjer në fund? Sigurisht që ka një mënyrë: Shembulli i “Gjyqit të Nurëmbergut” që dënoi krimet nazifashiste gjatë L 2 B. Për Shqipërinë dhe popullin shqiptar, krimet e peridhës 33 vjeçare të “demokacisë” borgjeze në vendin tonë, janë njësoj, e madje edhe më të shumta se krimet e nazifashmit. Piramida e stërmadhe e Krimit dhe Korrupsionit, e ngritur gjatë “mandatit 33 vjeçar” të “demokracisë borgjeze në vendin tonë, nuk mund të shembet plotësisht, nga asnjë lloj SPAK-u e asnjë lloj GJKKO-je. Ato kërkojnë një “Nurëmberg” popullor, ku përveç prokurorëve dhe gjykatësve, të jenë të pranishëm qytetarë nga të gjitha shtresat e shoqërisë dhe nga të gjitha fushat e jetës politike, e socialekonomike të vendit. Sigurisht ky “Nurëmberg popullor” është i papranueshëm nga sistemi borgjez, sepse ai do t’i nxirrte sistemit në fjalë rrënjët e tij të ngjizuara në krimin dhe korrupsionin. Ndaj “Nurëmbergu popullor”, për të qenë i suksesshëm, duhet të mbështetet nga një lëvizje e fuqishme popullore. Vetëm në këtë mënyrë, Shqipëria jonë mund të shpëtojë nga gremisja në humnerën që i ka përgatitur elita jonë politiko-shtetare, e markës “Toptani!”