BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Opinion / Editorial

Vetëmjaftueshmëria e PS-së përballë pamjaftueshmërisë së PD-së!

Vetëmjaftueshmëria e PS-së përballë

Një mik i imi sigurisht patriot dhe pjesë e qartë e demokracisë thotë se: PS duhet t’i shtrojë dorën dhe PD duhet ta pranojë në të mirë të kombit. Ai ka të drejtë sigurisht por.. Unë dhe pa ma kërkuar përgjigjen dhe sqarimin i thashë: Ju keni të drejtë o mik, por... Por është utopi te ne. E para, PD është në konvulsion, epilepsi politike dhe filozofike. E dyta, PS në sjelljen e saj, arrogancën politike dhe filozofike është e vetëmjaftueshme në mënyrë po kaq të çuditshme. Pra bën "hermafroditën" politike ose si t’ju them: maxhorancën dhe opozitën, të majtën e sidomos të djathtën krejtësisht vetë. E ka këtë aftësi sot me Ramën. E treta o mik... PD duhet të zgjidhë pa ndihmën e PS-së, problemin e madh që me lidershipin çuditërisht të sëmurë - ka prej kohësh. Kurse Ramës i shkon (leverdis) t’iu bëjë thirrje, por të sëmurë i do në fakt. A do shërohen? Hahaha, nuk e di o mik, por PS nuk është mjekja e lagjes, as specialistja për to. O mik, janë problem fëmijët ilegjitimë. E PD është fëmija e tillë e PPSH e ju e dini mirë këtë. Të përshëndes. Në të vërtetë doja të thoja se ne, nuk jemi Gjermania dhe si PS dhe PD nuk janë kurrë as SPD dhe as CDU e Gjermanisë. Më vjen keq, por kombi këtu te ne hyn shumë pak ose aspak dhe pse realisht duhet të hyjë shumë. Ajo që mungon nuk është parimi kombit, por parimi i demokracisë së brendshme në dy partitë e mëdha dhe në të gjithë klasën politike. Sepse të dyja, janë akoma vajzat e PPSH-së në mentalitet anti demokraci dhe liri fjale e mendimi. Bëjnë sikur janë, por në të vërtetë pëlqejnë akoma mënyrën e organizimit të nënës së tyre të përbashkët. Akoma më shumë “vajza ilegjitime PD”, e cila nuk do të pranojë se ka pasur nënë pikërisht PPSH-në që me fjalë e urren dhe me vese e pëlqen ose ndjek, qoftë dhe instinktivisht. Tjetra (PS themeluar 1991) nuk “do” të jetë trashëgimtare, por dhe do, sipas nevojës elektorale dhe këtu dua ta mbyll diskursin e trashëgimisë. Por kjo trashëgimi e përbashkët, ka prishur shumë punë mbi pronësinë – demokraci. Jashtëzakonisht shumë punë mes dy subjekteve gati motra. Sot njëra (PD) është sëmurë shumë në lidership dhe militantë në “pamjaftueshmërinë” e saj politike dhe filozofike për të bërë opozitë dhe tjetra ose PS, është sëmurë me “vetëmjaftueshmërinë” e saj tashmë proverbiale si një model tipik gati “hermafrodit” politikisht them. Për ta kuptuar po shpjegoj se: Hermafroditi (në greqishten e lashtë: ?ρμαφρ?διτος) është një personazh nga mitologjia greke, bir i Hermes dhe Afërditës. Sipas poetit latin Publio Ovidio Naso ishte një djalë shumë i bukur, i cili u shndërrua në një qenie androgjene nga bashkimi i mbinatyrshëm fizik që ndodhi me nimfën Salmace. Hermafroditi është unik në mitin grek: edhe Tiresias kishte jetuar në të vërtetë një pjesë të ekzistencës së tij si burrë dhe si grua, por duke mos përjetuar kurrë dy gjinitë seksuale në të njëjtën kohë. Ka dhe bimë të tilla të cilat jetojnë shumë mirë duke u sjellë si me dy sekset. Në këtë rast, mungesa e opozitarizmit si pasojë e lëkundjeve epileptike irracionale të PD-së ka detyruar arrogancën e lidershipit të PS-së të bëjë njëkohësisht si pozitën dhe opozitën. E këtë unë e quaj “hermafroditi-zëm” politik. Po t’i shtoj sërish arrogancën e Rilindjes që bën dhe të majtën dhe të djathtën, biles të djathtën akoma më mirë se të majtën, më duhet të pranoj se PS ka talentin e madh antik dhe modern, që një sjellje vetëmjaftueshmërie përballë sëmundjes së madhe që ka PD për të mos u bërë kurrë – alternativë politike. Pamjaftueshmërisë së saj që të pranojë mendim ndryshe me formë e përmbajtje ndryshe. Jo më kot PS, pranon brenda saj një si Rama, i cili pastaj e bën që të jetë fituese në formë dhe përmbajtje. Motra ilegjitime nuk do, i ngjan nënës së saj, e cila prodhonte armiq e tradhtarë brenda vetes dhe i denigronte. Këtë gjë bën çdo ditë PD e Berishës dhe e Bashës dhe militantëve kokëbosh. Gjë që nuk ka nevojë sot ta bëjë PS, sepse kaluar është, me të gjitha pushtetet gjysma të dhuruara nga “pamjaftueshmëria” e motrës së saj të sëmurë politikisht dhe filozofikisht. Por Rama me arrogancën kreative të tij, Rilindja me mundësitë arrogante të saj dhe PS-ja me transformimin arrogant që ka pësuar, nuk duhet të ndërhyjnë në shërimin me metodat e tyre - të PD-së. Do të bënin gjënë më të keqe politikisht në Shqipëri. Do të arrinin të shuanin fare pluralizmin, i cili dhe kështu është i dëmtuar me marrëzinë PD dhe me arrogancën PS. PS nuk është “mjekja e lagjes së PD dhe as diagnostikuesja specialiste dhe aq më pak kuruesja” e opozitës dhe partisë motër ilegjitime përballë. PD duhet të dalë nga pamjaftueshmëria e saj politike dhe filozofike vetë, në qoftë se do të rritet një ditë. Të shërohet politikisht sigurisht. Kjo përballje mes “vetëmjaftueshmërisë arrogante të PS dhe pamjaftueshmërisë të sëmurë të PD-së” nuk do veprimin gllabërues të njërës prej tjetrës, as për arsye kombëtare, sepse prish demokracinë përfundimisht më keq se sa është e prishur sot. Po kështu dhe në një qeverisje që ka synim tjetër përveç atij për të bërë diçka kombëtare, e cila lind kur kombi është në rrezik dhe jo kur thjesht duhet të funksionojë demokracia. Në këtë rast, ndërhyrja dhe bashkimet false, rrënojnë lirinë dhe demokracinë akoma më keq se sa të jetë vetëm njëra në pushtet, sikundër është rasti i PS-së. Tashmë si njëra dhe tjetra do të jenë përballë tyre dhe sigurisht vetes. Njëra me tashmë lloj e saj të vetëmjaftueshmërisë dhe tjetra të pamjaftueshmërisë. Të dyja të sëmura shumë me sindromën “mos kompatibilitetit me demokracinë”. Kaq sëmurë, sa duhet një periudhë kohe e gjatë që të shërohen. Po, mbase duhen dekada dhe ndërrim i përgjithshëm i elitave nga veprimi i moshës biologjike, sepse nuk ka asnjë kusht për ndryshim normal me anën e ideve dhe konceptit. E ky është dhe momenti reflektues që ka rëndësi për vazhdimin tonë në demokraci dhe rrugës në liri. Gjithmonë me rezervat që sjell tranzicioni ynë i gjatë.