BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Veterani i lirisë punon akoma!

Veterani i lirisë punon akoma!

Pas 77 vitesh, dëshmitarët dhe protagonistët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare të periudhës 1941-1944 janë tashmë shumë të rrallë. Të paktë si pluhuri kozmik në atmosferën e Tokës. Njëri prej tyre, Dalan Buxheli, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Kombëtare të Dëshmorëve të Atdheut, mbahet shumë mirë edhe pse 92 vjeç. Energjik, me mendjen tërësisht të kthjellët dhe kujtesën e freskët si të një djali të ri, Dalani sfidon vitet dhe punon me përkushtim e pa u lodhur për zbatimin e Ligjit për Statusin e Dëshmorit të Atdheut, të miratuar nga Kuvendi më 18 dhjetor 2018. Janë të shumtë ata që u masakruan nga pushtuesit nazifashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre dhe që ende nuk e gëzojnë këtë status. Dalani punon që t’i jepet nderimi i duhur gjithsecilit që ka sakrifikuar gjënë më të shtrenjtë, jetën, për lirinë e Atdheut.

Dalan Buxheli është veteran i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ) dhe mban pesë medalje dhe urdhëra të luftës. Krahas tyre, ai ka dekoratën e Këshillit të Ministrave “60 Vjetori i Çlirimit të Atdheut”, certifikatën e Mirënjohjes të Qytetit të Tiranës, titullin “Nder i Organizatës për Dëshmorët e LANÇ dhe Dëshmorëve të Tjerë të Atdheut”, titullin “Nder i Organizatës së Veteranëve të LANÇ”, titullin “Veprimtar i Shquar që i shërbeu Lavdisë së Atdheut”, nga Shoqata Kombëtare e Invalidëve të LANÇ, titullin “Besnik ndaj vlerave që shpreh dhe mbron Shoqata Patriotike Kulturore “Myslym Peza”, si dhe titullin “Nder i Organizatës së Dëshmorëve të Atdheut të Qarkut Gjirokastër”. Dalani nga vitet 70-të të shekullit të kaluar e deri sa doli në pension, ka punuar Drejtor i Ndërmarrjes Kombëtare të Fruta-Perimeve Tiranë. Ai njihet për karakterin e palëkundur, për integritetin, mençurinë dhe këmbënguljen në realizimin e objektivave që i vë vetes. Rrënjët e karakterit ia dha familja dhe vendlindja, fshati Kuç i Vlorës. U rrit me idealet e patriotizmit dhe lirisë. Të gjithë pjesëtarët e familjes së tij, prindërit Rrapo e Zilo Buxheli dhe të katër djemtë e tyre, luftuan me armë në dorë kundër pushtuesve fashistë. Vëllai Sulo Buxheli, gjyshja, daja dhe vjehrri janë dëshmorë të LANÇ. Dalani në moshë të njomë (ishte vetëm 15 vjeç) kontribuoi në organizatën e rinisë antifashiste. Nga rrugëtimi i tij në jetë, të mbetet në mendje kontributi, ecuria dhe pjekuria edhe pse i porsaemëruar në Ministrinë e Tregtisë, në ndërmarrjen “Eksportal”, i vetmi ent i asaj kohe (vitet 50-të të shekullit të kaluar), që tregtonte mallrat shqiptare si eksport në tregjet e jashtme. Në vitin 1954, Dalani emërohet me rang diplomatik Sekretar i Parë në Ambasadën shqiptare në Kinë. Hapja e ambasadës shqiptare në Pekin ishte një ngjarje me rëndësi për vendin, ndërkohë që përfaqësonte vështirësi e sfidë për ata që u ngarkuan të punonin atje. U duhej të përshtateshin me praninë e dy lloj ekonomive, atë shtetërore dhe private, kur kjo e fundit nuk ekzistonte në atë kohë në Shqipëri, si dhe të mësoheshin me zakonet dhe mënyrën krejt të veçantë të jetesës e konceptet e mjedisit kinez për jetën. Dalani u përshtat shumë mirë dhe kontribuoi në organizimin e shkëmbimeve të delegacioneve të niveleve të larta, të cilat i dhanë vrull edhe rritjes së marrëdhënieve ekonomike dhe shkëmbimeve tregtare. U nënshkruan marrëveshje të përvitshme për mallrat e import-eksportit. U akorduan kredi për ndërtimin e uzinave dhe fabrikave në Shqipëri, si dhe për furnizimin e tregut shqiptar me mallra të konsumit të gjerë dhe të vendit me mjete e armatim ushtarak. Dy anije të tonazhit të madh, “Vlora” dhe “Internacional” u angazhuan me kohë të plotë në udhëtimet Kinë-Shqipëri dhe anasjelltas, duke mbajtur peshën e vëllimit tregtar me Kinën. Dalani, si Sekretar i Parë i ambasadës sonë në Pekin, koordinonte gjithçka, duke luajtur një rol dhe dhënë një ndihmë të rëndësishme. Ai kujton ditët e shkallëzimit të sulmeve të Nikita Hrushovit dhe urdhërin e tij për kthimin e anijeve të ngarkuara me grurë për Shqipërinë. Dalani kujton takimin e ambasadorit Nesti Nase dhe të tijin me kryeministrin kinez Çu En Lai dhe brenda 10 ditëve zhbllokimin e situatës, duke konfirmuar importimin dhe nisjen e anijeve për në Shqipëri me 50 mijë tonë grurë, të blerë me dollarë nga Kanadaja për Shqipërinë. Pas kthimit nga Kina, Dalani kontribuon në organizimin e disa delegacioneve tregtare, për futjen e mallrave shqiptare në Turqi, Egjipt, Marok, Tunizi, etj., ku u hapën ekspozita dhe u kryen bisedime me autoritetet tregtare të këtyre vendeve, për stimulimin e tregtisë. Në vitin 1965, Dalan Buxheli emërohet atashe tregtar pranë ambasadës sonë në Egjipt. Në Egjipt, ai bëhet nismëtar i kthimit të eshtrave të Rilindasit tonë të madh Pashko Vasa, në atdhe, në Shkodrën e tij. Dalani kujton: “Rikthimi i eshtrave të Pashko Vasës ka qenë një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit 1978 që përkonte me 100-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit. Shumë herë kisha qenë te vendvarrimi i Pashko Vasës, në varrezat osmane Hazmieh të Bejrutit. Vendësit kishin ngritur mbi të një ndërtesë karakteristike dhe në çdo kohë çonin aty lule dhe qiri. Nderimi i Pashko Vasës prej tyre kishte të bënte me kontributet e tij për mëvetësinë dhe prosperitetin e Libanit. Në enciklopedinë libaneze njihet si figurë me kontribute të jashtëzakonshme për kohën. Në Bejrut, në pjesën perëndimore të tij, ishte ngritur një përmendore e lartë e Pashko Vasës. Në pranverën e vitit 1978, kam qenë zyrtari i parë shqiptar që kam trokitur te institucionet libaneze. Autoritet e Bejrutit në asnjë rrethanë nuk pranonin të na jepnin lejen e zhvarrimit. Krahas të tjerave, fakti që vendvarrimi i Vasës ishte vakëf, ishte pengesa kryesore. Kur dështova disa herë me radhë në negociatat me zyrtarët vendës, vendosa t’i kërkoj ndihmë një mikut tim, gazetarit Melhem Mobarak, i njohur jo vetëm në Liban, por edhe në Perëndim, që m’u përgjigj menjëherë dhe shfrytëzoi të gjitha njohjet për t’i hapur rrugë “operacionit shqiptar” për kthimin e eshtrave të ish-guvernatorit të Libanit në Shqipëri. Ai ishte një mik i sinqertë i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Së bashku ndoqëm operacionin për rikthimin e eshtrave të Pashko Vasës, deri te ceremonia e varrimit në Shkodër. Pashko Vasa rikthehej në vendlindje në Shkodër pas 86 vitesh”.

Dalani përlotet, tek sjell ndërmend, në bisedën së bashku, vargjet e popullit për vëllanë e tij Sulo Buxheli, Dëshmor i Atdheut, i rënë në Betejën e Tendës së Qypit më 20 janar 1944, i përjetësuar në vargjet:“Tendë e Qypit moj Tendë,/ e pate luftën të rëndë/ me Sulo Buxhelë trupin larë me gjak,/ emrin kishin diell,/ idealin shpatë”. Dalan Buxheli në çdo moment të jetës së tij ka dëshmuar për vitet e luftës. E ka bërë me objektivitet të plotë, kujtesë të hekurt, respekt të jashtëzakonshëm për të rënët dhe përmallim. Kujton masakrën naziste mbi Kuçin gjatë operacionit ushtarak nazist të dimrit 1943-1944. Kujtesa e tij shtyhet edhe më herët në kohë, duke sjellë ndër mend rrëfenjat e bëmave të trimave të Labërisë nga babai dhe gjyshi i tij. Kështu Dalani kujton epopenë e Luftës së Vlorës, pesë çetat e krahinës së Kuçit që morën pjesë në këtë faqe të ndritur të historisë së popullit tonë, me një shkrim brilant botuar në gazetën “Dita” më 5 gusht 2020. Në jetën dhe veprimtarinë e tij, një vend të rëndësishëm zënë përpjekjet e tij për të ngritur lart traditat atdhetare dhe sidomos vlerat e LANÇ. E bëri këtë në një moment të vështirë, në vitet 1992-1995, kur sulmet e egra të shumë përfaqësuesve të ballistëve dhe zogistëve, synonin të përdhosnin imazhin e epopesë më të lavdishme të popullit shqiptar. Në vitin 1995, Dalan Buxheli është nismëtar, së bashku me një përfaqësi prej 20 vetash të familjeve të dëshmorëve të luftës, në themelimin e Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e Atdheut. Dalani zgjidhet me detyrë Sekretar i Përgjithshëm. Që nga viti 1995, ai ka 26 vjet që punon çdo ditë për këtë Organizatë. Punon pareshtur, me një forcë dhe këmbëngulje për t’u admiruar. Në vëmendje të tij ka qenë shtimi i radhëve të saj dhe angazhimi për forcimin organizativ të kësaj organizate kombëtare. Dalani ka qenë në zanafillën e dhjetëra e dhjetëra aktiviteteve të organizatës, si dhe takimeve me qeverinë, për t’i dhënë vendin e merituar dhe nderimet e duhura Dëshmorëve të Atdheut. Ai ka qenë aktiv dhe në shtypin shqiptar, me artikuj dhe editoriale, ku ka mbrojtur fort, me pasion dhe me argumenta bindëse imazhin e LANÇ dhe të Dëshmorit të Atdheut nga sulme të poshtra dhe të errta të përfaqësuesve ballistë dhe zogistë brenda dhe jashtë vendit. Dalan Buxheli është bashkautor i formulimit të Ligjit për Statusin e Dëshmorit të Atdheut, që u miratua nga Parlamenti më 18 dhjetor 2018. Ai organizoi me dhjetra seminare me degët e Organizatës nëpër rrethe, për njohjen dhe zbatimin e këtij ligji. Me ndihmën e tij u realizuan me dhjetëra e dhjetëra aplikime të suksesshme për marrjen e këtij statusi nga familjet e shumë të rënëve për Atdheun. Dalani vazhdon të kontribuojë për Organizatën që themeloi. Çdo mëngjes është në selinë e saj, ku koordinon aktivitetet dhe çon përpara misionin fisnik të saj. Është veterani i lirisë që nuk lodhet së punuari për realizimin e idealeve të Dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare!