BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Vet(mj)eranët e shtetit të Kosovës!

Vet(mj)eranët e shtetit të Kosovës!

Gjatë kthimit nga Kosova, në një vend afër Dubrovnikut e hasa këtë mbishkrim "Za njih mrtvih, mi smo ?ivi spomenik!", që në shqip i bie: “Për ata të vdekurit, ne jemi monument i gjallë”! Kjo thënie më bëri përshtypje të jashtëzakonshme, se me çfarë përkushtimi mbrohen vlerat e lirisë në një vend të civilizuar.

Caktimi i listave të veteranëve të luftës çlirimtare sipas përkatësisë partiake, ideologjike dhe lidhjeve familjare e ka shndërruar këtë proces në një "Veteranomani" të vërtetë.

Lënia jashtë listave të veteranëve, e komandantëve dhe ushtarëve më të spikatur, pjesëmarrës në betejat më të lavdishme të luftës çlirimtare në njërën anë dhe përfshirja në lista e atyre që Kosovën e lëshuan të veshur me rroba të grave dhe me buzëkuq të nuseve në fytyrë, të atyre që s'kanë qenë asnjëherë gjatë luftës në Kosovë, por që u kthyen si "çlirimtarë" pas përfundimit të saj, përveçse marrëzi, paraqet fyerje për luftëtarët e vërtetë dhe shkelje mbi gjakun e dëshmorëve! Për më keq se kaq, në listat e veteranëve të UÇK-së, u radhitën edhe dezertorët e luftës, spiunët dhe UDB-ashët e Serbisë në Kosovë! Mosbërja transparente e kritereve për pranimin e statusit të veteranit të luftës nga ana e "komisioneve" për verifikim, kishte lënë të hapur "shtegun" për manipulim dhe keqpërdorim "allashqiptarçe" të një procesi sa të ndjeshëm po aq të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

Loja e ndytë me ndjenjat e pastra të luftëtarëve trima të lirisë sonë, ka vërë në pikëpyetje të tërë procesin e verifikimit të veteranëve! Vrapimi pas marrjes së bajrakut të çlirimtarit, grabitja apo përfitimi nga vlerat e të tjerëve, injorimi apo eliminimi i figurave markante të luftës dhe paqes shënon kulmin e marrëzisë së disa komandantëve, përmes lojës së shtrigave, duke inskenuar "tradhtarin" imagjinar dhe "heroin" inekzistent! Injorimi i betejave të lavdishme (Koshare, Logjë. etj) të drejtuara nga oficerët e karrierës dhe zëvendësimi i tyre me figura të improvizuara të betejave të humbura, ka çuar në tjetërsimin e vlerave të luftës çlirimtare!

Shpirtligët e pushtuar nga egoja për pushtet e pasurim të paligjshëm rrënuan çdo gjë para vetës, çdo vlerë e pasuri kombëtare! Megaskandali i kriminalizuar me veteranët mashtrues e të rrejshëm, është dëshmia e pamohueshme se disa nga ish komandantët e luftës, janë vetë kupola e grupeve kriminale që kanë abuzuar me ligjin dhe buxhetin e shtetit për gati njëzet vite resht. Veteranët mashtrues janë një armatë e blerë me para të popullit, për vota të partive të kriminalizuara në pushtet dhe opozitë për disa mandate rresht. Lista e veteranëve mashtrues është shumë më e gjatë se 19 mijë mashtrues të identifikuar nga prokurori Blakaj, të cilët pa meritë, në forma të ndryshme e kanë fituar statusin e veteranit. Pa dyshim se, kontigjenti më i madh i veteranëve të rrejshëm, është produkt i proceseve elektorale, gjegjësisht i blerjes së votave në këmbim të certifikatës së veteranit.

Aktakuza e qëlluar, por e vonuar e prokurorit Blakaj

“Më mirë vonë se kurrë”, thotë një fjalë e urtë popullore. Aktakuza e prokurorit Elez Blakaj ndaj 12 eksponentëve politikë dhe ushtarakë lidhur me 19 mijë veteranët mashtrues është vetëm fillimi i hapjes së "Kutisë së Pandorës", gjegjësisht shpalosjes së keqpërdorimeve dhe abuzimeve skandaloze disa vjeçare me certifikatat e veteranëve. Edhe përkundër akuzës së ngritur në muajin Korrik nga prokurori i posaçëm Elez Blakaj ndaj 12 eksponentëve të UÇK-së për mashtrimet kriminale me lista të veteranëve (Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari), ende nuk është dorëzuar në gjykatë, shkaku i interferimit në punën e prokurorisë së shtetit nga ish komandantët e akuzuar dhe vetë shefi i shtabit të UÇK-së dhe komandantët e Zonave Operative.

Situata e krijuar tregon pamundësinë e ushtrimit të funksionit të prokurorit në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe profesionale, gjë që i detyron prokurorët me integritet profesional të dorëhiqen. Në fakt, dorëheqja e prokurorit të posaçëm Elez Blakaj tregon për dështimin e sistemit prokurorial për të mbajtur në radhët e veta prokuror me integritet, të cilët janë të gatshëm të përballen me sfidat e kohës. Abuzimet me certifikatat e veteranëve nga krerët e partive politike për blerjen e votave për pushtet në njërën anë dhe përfitimi personal i komisionerëve për verifikim nga ana tjetër, bënë që numri prej 19 mijë veteranëve të paligjshëm të jetë shumëfish më i madh.

Ekzemplari më i "mirë" i abuzimit me listat e veteranëve është ai 3000 veteranëve nga Shqipëria që marrin paga në Kosovë kundrejt 176 ushtarëve pjesëmarrës në luftë! Kjo analogji saktësisht përputhet me abuzimet e përgjithshme me listat e veteranëve. Nga 13 mijë ushtarë nën komandën e Agim Çekut, listat e veteranëve nën komandën e dreqit u zgjeruan në mbi 60 mijë veteranë! Fryrja enorme e listave të veteranëve, është shprehje e mungesës së vetëdijes shoqërore, imoralitet dhe papërgjegjësi njerëzore në njërën anë dhe mungesë ekstreme shtetndërtuese e politikanëve (ligjvënësve) kosovarë, që mundësuan abuzimin disa vjeçar me certifikatat e veteranit të luftës çlirimtare!

Krahas abuzimeve për çështje elektorale (blerje votash), janë edhe abuzimet për përfitime personale të komisionerëve për verifikim dhe sekserëve të disa partive politike, nga po ashtu disa individ të papërgjegjshëm nga Diaspora, të cilët në këmbim të certifikatës paguan shuma nga 2000-5000 euro. E hidhur kjo, por e vërtetë. Është ky një numër jo i vogël e abuzuesve nga mërgata që blenë certifikatat e veteranit pa qenë asnjëherë në luftë! Fryrja e listave të veteranëve është bërë edhe nga matrapazët e organizatave të dala nga lufta, ndërsa bashkatdhetarët nga mërgata që blenë certifikatat, me (pa) dashjen e tyre u bënë klient të krimit të organizuar dhe u shndërruan në shpërdoruesit më të mëdhenj të gjakut të dëshmorëve, gjegjësisht shkeljen mbi vlerat më sublime të lirisë sonë.

Veteranët mashtrues, janë mjeranët e shtetit të Kosovës!

ZO të UÇK dhe partitë politike prodhuan veteranët mashtrues

Sikurse Zonat Operative të UÇK-së, ashtu edhe partitë politike pa dallime janë bërë pjesë e abuzimit me listat e veteranëve, elektorati i të cilave ka rënë pre e pazareve elektorale të liderëve partiak në këmbim të votës për pushtet me certifikatën e veteranit.

Thënë ndryshe, veteranë të rrejshëm ka në të gjitha anët dhe në të gjitha kampet, varësisht prej fuqisë politike, fuqisë së muskujve partiak dhe fuqisë së xhepit të veteran-kërkuesve.

Kësisoj, përveç komandantëve dhe politikanëve të papërgjegjshëm, janë edhe 60 mijë veteranë, që e trajtuan Kosovën jo si shtet të tyre, por si plaçkë lufte!

Kështu, edhe nëse bie pozita dhe vjen opozita në pushtet, nuk pritet të ndodhë ndryshim i madh, sepse të gjithë janë bërë njësoj abuzues me listat e veteranëve, sikurse që në të gjitha partitë politike ka me bollëk, hajna, kriminelë, banditë e mafiozë të përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar,... përkthyer ndryshe në fuqinë elektorale, gjysma e popullatës i mbështetin veprimet e tyre kriminale në dëm të shtetit dhe qytetarëve. Ndërsa gjysma tjetër e popullatës tashmë e ka ndarë mendjen të ikur nga Kosova, menjëherë pas sinjalit për liberalizim të vizave.

Kështu, shteti i Kosovës dalëngadalë nga një shtet i proklamuar laik dhe multietnik, ka rrëshqitur në një shtet fetar te vet(mj)eranëve dhe mercenarëve të ditëve të lirisë! Për këto mënyra të turpshme të shpërdorimit dhe abuzimit me certifikatat dhe statusin e veteranit të luftës, përgjegjësinë duhet kërkuar në radhë të parë nga liderët e partive të ashtuquajtura "parti të krahut të luftës", gjegjësisht tek ish udhëheqësi politikë i UÇK-së, Hashim Thaçi, i cili në njërën anë thirret si udhëheqës politik i ushtrisë, ndërsa në tjetrën deklaron se ka qenë larg vijave të frontit,... për të kaluar edhe tek partitë e tjera që ua mundësuan elektoratit të tyre kontrabandimin e votës në këmbim të statusit të veteranit.

Padyshim, krushku i parë i veteranëve të rrejshëm është vetë presidenti Hashim Thaçi. Jo që po e them unë, por ai vetë e ka pohuar shumë vite më parë në një intervistë për Euroneës, duke thënë se "ka qenë larg luftës". Një luftëtar, që për ideal ka pasur çlirimin e vendit nga pushtuesit nuk vrapon pas privilegjeve dhe as nuk bie pre e mashtrimeve, për shkak se nuk e ka të lehtë të tradhtojë idealin e bashkëluftëtarëve të rënë në fushën e nderit!

Ashtu siç e nisa shkrimin, ngjashëm edhe do e përfundoj me një thënie tjetër. Me 22 Dhjetor 2015, ish luftëtari i FARK-ut, veterani i Koshares, Bekë Osmanaj nga Isniqi, në shenjë proteste për abuzimet me certifikatat e veteranëve, në qendër të Deçanit e kishte djegur certifikatën e veteranit të UÇK-së, me ç'rast kishte reaguar në këtë mënyrë, po citoj: “Nuk jam veteran, sepse nuk pranoj dhe nuk mundem që të jam i barabartë me punëtorë të UDB-se, me kriminelë dhe me dezertorë të luftës...".

Kjo shprehje e pakënaqësisë, është shprehja më e sinqertë e dashurisë ndaj atdheut, është besnikëria e thellë shpirtërore ndaj gjakut të bashkëluftëtarëve, është shprehje e pakënaqësisë ndaj abuzuesve të vlerave më sublime të lirisë sonë. Për këtë gjest të lartë human të luftëtarit të lirisë, institucionet e shtetit dhe shoqëria kosovare duhet të tregojnë përkujdesje të përhershme materiale dhe morale. Pasi luftëtari Bekë Osmonaj, me sakrificën e tij vetëmohuese ka vendosur të bëhet gardian dhe monument i gjallë i mbrojtjes së gjakut të dëshmorëve të lirisë që ne sot e gëzojmë.

Nga Florim ZEQA