BREAKING NEWS

KQZ nënshkruan marrëveshjen e rëndësishme: Ja çfarë do jetë kategorikisht e ndaluar gjatë fushatës zgjedhore

KQZ nënshkruan marrëveshjen e rëndësishme: Ja
x

Opinion / Editorial

Vetvrasjet, produkt i terrorit psikologjik të shëpëkëve mafioze media-politikë, ja kompanitë që kanë përfituar nga pandemia kovidiane

Vetvrasjet, produkt i terrorit psikologjik të shëpëkëve

Koronavirusi është kthyer një nga problemet më të rënda të shoqërisë, jo për agresivitetin si sëmundje, por si një problem i rëndë traumatik në goditjen e psikikës së shoqërisë. 

Ekziston një histeri publike absolutisht e pabazuar e drejtuar nga media dhe politikanët, si mashtrimi më i madh i kryer ndonjëherë ndaj një publiku naiv. Deri më sot kanë ndodhur disa vetëvrasje dhe tentativa vetëvrasjesh, të cilat kanë ardhur si rezultat i propagandës të shfrenuar mediatike politike nën trysninë e interesave të grupeve mafioze të interesit. 

Në këtë kohë të shfrenuar të torturës psikologjike ndaj popullatës, rolin kryesor e kanë mediat dhe politika. Të dyja në unison janë duke ushtruar trysni psikologjike nëpërmjet titujve bombastikë dhe urdhrave të bllokimit apo dhe  deklaratave ditore mbi shifrat e të prekurve apo të vdekurve. 

Çdo ditë ministria e shëndetësisë po ushtron terror permanent me  alarmin mbi vdekjet dhe rrezikshmërinë e kovidit. Mediat çdo ditë interpretojnë shifrat në mënyrë pexhorative duke krijuar idenë se koronavirusi është një kafshë mishngrënëse që nuk fal kërkënd. 

Sipas mjekëve profesionistë, shumica e pacientëve që shtrohen në gjendje të rënduar e kanë të humbur betejën me sëmundjen, vetëm nga terrori psikologjik që thamë më sipër. Titujt mediatikë hapen çdo ditë me alarmin e rritjes të shifrave dhe shpeshherë fshehin abuzivitet skandaloz.

Disa medie në titujt e tyre stigmatizojnë numrin total të të infektuarve në tërë botën, duke fshehur numrin real.

 Nëse sot numri i të prekurve në total nga fillimi i pandemisë është 64,271,331 të infektuar, numri real i të prekurve është 18,255,023 pacientë, nga të cilët 106,045 janë në gjendje të rëndë, ose 0.6% e numrit aktual të pozitvëve. Në mënyrë të qëllimshme fshihet numri i të shëruarve si indikacion optimist i dobësisë që kjo sëmundje ka në realitet.  Janë 44,527,576 të shëruar në total, shifër që nuk ka qenë kurrë evidente nga grupimi mafioz politiko-mediatik.

Goditja me shifrat inekzistente të 64 milionë të infektuarve është normale që të godasë psikikën njerëzore dhe të krijojë panik në radhët e njerëzve që infektohen me kovid. Ky fakt e bën shumë herë më vulnerabël organizmin, i cili dorëzohet pa filluar betejën me sëmundjen. 

Shifrat aktuale nuk e rendisin këtë sëmundje si ndër më agresivet në listën e patologjive të tjera në rang botëror dhe si e tillë kjo sëmundje është shndërruar në një nga bizneset më fitimprurëse për bigfarmën. Ilacet, maskat, dorezat gjithë aksesorët që prodhon kjo industri, po mbushin në mënyrë marramendëse xhepat e oligarkëve, duke filluar nga bigfarma e për të vazhduar me bizneset që kanë lulëzuar gjatë pandemisë. 

Mjafton të marrim vetëm një shembull, atë të maskave, të cilat janë kthyer në detyrim për popullsinë nga qeveritë përkatëse, fitimi është kolosal. Sikur 30 përqind e popullsisë së globit të jetë e detyruar të pajiset me maskë, i bie që furnizimi ditor të kaloj 3 miliard maska në ditë. Një llogari e thjeshtë të çon në të ardhur marramendëse.

Lind pyetja nëse ka ndonjë studim shkencor për maskën ndërkohë që dihet shumë mirë se virusi mund të përhapet nga aerosolet që udhëtojnë rreth 30 metra para se të ulen?

 Maska është shëmbulli më i thjeshtë ndërkohë që industria e kiteve, tamponëve apo dhe medikamenteve të tjera është shumëfish i kësaj llogarie. Pa llogaritur biznesin e ri të vaksinave i cili do të jetë shumë  më spektakolar. Qendra mafioze OBSH, e sponsorizuar nga interesat kriminale të grupeve të interesuara, i paraprin bllokimeve duke i etiketuar vala 1, vala 2, ndërkohë që  tani presim valën 3. Asnjë argumentim shkencor për të argumentuar profecitë e tyre.

 Lind pyetja: a ka interes njeri ta mbyllë këtë biznes dhe a ka fuqi ndonjë qeveri ti kundërvihet kësaj mafie, strukture kriminale?

Asnjë qeveri nuk është e interesuar ti kundërvihet kësaj loje të ndyrë, pasi mbi çdo gjë prevalon interesi i triliona dollarëve që përfitohen nga biznesi kovid. Në raport me fitimet e mësipërme asnjë qeveri nuk ka interes të lejojë zhvilimin normal të ekonomisë.

Mjafton të shikojmë fitimet e kompanive gjigande të multinacionaleve për të kuptuar se do të jetë shumë e vështirë të kthehemi normalitetit.

 

 

Të dhënat e paraqitura nga Buy Shares tregojnë se pasuria e dhjetë njerëzve më të pasur në botë është rritur me 56.8% në 1.14 trilionë dollarë midis 13 Marsit dhe 1 Dhjetorit 2020. Pasuria shtesë u ble mes pandemisë së koronavirusit.

Themeluesi i Amazon Jeff Bezos është personi më i pasur në botë me një pasuri prej 185 miliardë dollarë që nga 1 dhjetori. Mes pandemisë, pasuria e tij është rritur me 66.66% nga 13 marsi.

Në Francë, Bernard Arnault, personi i dytë më i pasur në botë pa pasurinë e tij të rritet me 103.9% nga 69.2 miliardë dollarë në Mars në 141.1 miliardë dollarë.

CEO i Tesla Elon Musk është fituesi më i madh me një pasuri marramendëse 422.76% në 128.60 miliardë dollarë.

Themeluesi i Microsoft Bill Gates është personi i katërt më i pasur në botë dhe pasuria e tij është rritur me 16.47% në 118.8 miliardë dollarë.

 

Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg, personi i pestë më i pasur në botë ka një pasuri prej 101.7 miliardë dollarësh. Pasuria u rrit me 55.74%.

CEO i Berkshire Hathaëay ëarren Buffet pasuria  e tij rrit me 13.96% në 86.5 miliardë dollarë.

 

Pasuria e Larry Elisson u rrit me 45.28% në 78.6 miliardë dollarë.

 Pasuria e bashkëthemeluesit të Google Larry Page është rritur me 31.4% në 77.40 miliardë dollarë.

Pasuria e biznesmenit Amancio Ortega u rrit me 46.93% në 76.70 miliardë dollarë.

Pasuria e Sergey Brin është rritur në 75.2 miliardë dollarë, një rritje prej 31.69%.

Së fundmi, pasuria e Steve Ballmer është rritur me 25.25% në 72.90 miliardë dollarë.

A kanë interes këto biznese që kanë arritur të shtojnë llogaritë me 1.14 trilion dollarë, që të mbyllet kjo lojë?

Mjafton të shikojmë agresivitetin e Zukembergut dhe mediave sociale kundër opinioneve antikovid, të cilat censurohen në mënyrë skandaloze, për të kuptuar se bota është vënë nën thundrën e një neodiktature të re.

Kjo nuk është teori konspirative, por një fakt me shifra që zbërthen konspiracionin e këtij grupi fëlliqësirash që po marrin peng botën.