BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Video-përgjimet? Po u vjen radha dhomave tona të gjumit!

Video-përgjimet? Po u vjen radha dhomave tona të gjumit!

Nuk është e para video apo përgjim ambjental, me zë e figurë, me telefon apo orë dore që ka ndodhur në vendin tonë në këto 28 vjet demokraci. Vit pas viti, vetëm sa janë sofistikuar dhe zgjeruar përgjimet. Herë të bazuara në ligj. Herë për shantazh. Dhe shumë raste për ta vënë me shpatulla pas murit kundërshtarin. Në veprimtaritë e fshehta të përgjuesve, sa shumë të tillë ka në partitë tona, që vazhdojnë zanatin e vjetër, ka vetëm qëllime të këqija të paramenduara. Sa më i madh sensacioni aq më shumë pikë fitojnë prodhuesit e video-përgjimeve. Variantet e videove janë me origjinë të ndryshme. Kanë autorë, specialistë të fushës. Teknicienë. Informaticien. Individë të IT-së. Po në shumë raste kanë për autorë disa anonimë, amatorë që nuk qullosin asgjë dhe dekonspirohen menjëherë si jo kompetentë.

Loja e përgjimeve tek ne është e njohur. Ka një moshë gati 100 vjeçare. Kjo është arsyeja që një duzinë njerëzish bëjnë qytetarin dixhital përmes doktorit, marrin përsipër rolin e përgjuesit. Janë ata që lëvizin me çimkat nën jakën e xhaketës, nëpër çanta, në xhepat e brendshëm. Në ambjentet brenda makinave. Poshtë karriges së zyrës. Nën kolltuk. Në kafe e bare. Në diskoteka. Kudo çimkat vërshojnë si milingonat në lëmenjtë e grurit në verë. Synimi i përgjimeve ka motive të ndryshme. Janë ligjore dhe ekstra ligjore. Të drejta dhe të padrejta. Kur përgjimet bëhen për të vënë para organit të akuzës grupe kriminale apo individ që kanë kryer akte të dënueshme dhe për këtë janë marrë vendime gjykate, atëherë përgjimet janë të përligjura. Për të bërë një punë serioze dhe të dokumentuar, si teknikisht edhe ligjërisht në organet e specializuara, pranë prokurorisë, SHISH, policisë, shërbimit të ushtrisë, funksionojnë struktura të posaçme që ndjekin, jo vetëm përgjimet telefonike, por edhe ato në e-maile, facebook, për klonimin e kartave të bankomateve, falsifikim të dokumentave zyrtare dhe mijëra procese për të cilat zbatohet praktika të miratuara dhe që nuk shkelin të drejtat e njeriut. Po përgjimet ligjore në vendin tonë përballen me konkurencë të egër prej kohësh. Me video-lojat me filmime e incizime të cilat kryhen me synime të tjera që asnjëherë nuk kanë qëllim mbrojtjen e ligjit dhe rendit kushtetues. Synimi i këtyre marifeteve ka vetëm një detyrë. Të vërë në pozitë diskredituese një zyrtar të shënjestruar. Atë që prish punë. Ndaj ata hedhin në treg lajme të bujshme. Të ndikojnë në opinionin e gjerë shoqëror me sensacione e skandale që në të shumtën e rasteve rezultojnë farsë. Loja me videot e përgjimet, ka nxjerrë se fundi “profesionistë” më të spikatur. Nuk janë teknicienë. As informaticienë. Janë liderë partish. Deputetë. Administratorë. Shkurt, rrethi i përgjimeve është zgjeruar e shumëfishuar. Përgjimet po bëhen profesion. Prej tyre vilen fitime. Nuk bëhen vetëm denigrime. Ka fjalë se për të hequr një skandal nga ekranet e televizioneve, ka një çmim të kripur. Bëj si të duash! Po t`u dhimbsën paratë, merre në ballë nga publikimi. Përgjimi është bërë më origjinal. Dhe nuk është më një përgjim i ftohtë. Ai ka brenda figuracion. Poezi. Krijim. Tingëllon si muzikë e melodi. Kjo varet nga autorët. Dhe publikimet janë bërë masive. Pronarë të përgjimeve janë bërë së fundit partitë tona politike. Ato dalëngadalë po zëvendësojnë strukturat speciale të përgjimeve. Nuk ka rëndësi fare në se janë të vërteta apo të stisura. Themelore mbetet diskreditimi i kundërshtarëve politikë. Shkatërrim i personalitetit të atyre që bëjnë emër apo kanë arritje që kërcënojnë pushtetin që është në fuqi apo at që do të vij. Historia me përgjime tek ne është e hershme. Është përvojë dhe ka histori. Pa folur për “Shtëpinë e gjetheve”, sanksionet e zbulimit, sigurimit e gjurmimit në ish Degët e Punëve të Brendshme në çdo rreth e qytet deri në skajet me të largëta të territorit të Shqipërisë. Dhe kur nuk kishte pajisje përgjuese në pamundësi për t`i aplikuar, aparaturat zëvendësoheshin nga veshi i mprehtë. Ata qëndronin pas gardhit, te vrima e çelësit, pas mullarit, në parcelat e misrit, në qelitë e burgjeve, në radhët e ujit, të ushqimeve, të bukës, kudo,ku instalohej makineria e egër e sigurimit të shtetit. Nën përgjim ishte tërë populli. Të gjithë ishim nënë vëzhgimin e operativëve të sigurimit. Syrit e veshi i partisë. Asgjë nuk i shpëtonte sigurimit. Po tërë sy e vesh janë dhe sot partitë tona.

Historitë shqiptare me përgjime nuk mbaruan në vitin 1990. Vetëm sa ndryshuan formë u sofistikuan, u futën teknologji të reja, ndryshoi objekti i përgjimeve dhe fizionomia e përgjuesve. Pa numëruar rastet e video-lojrave, të cilat janë të pamundura le të reformojmë vetëm disa më pikantet. Në zyrën e ish ministrit të ndjerë, Dritan Prifti, u filmua dhe u përgjua biseda mes tij dhe Ilir Metës, ku me pamje të qarta, me lëvizje të buzëve dhe artikulim të fjalëve, u dëgjua nga tërë shqiptarët pazari për pagesë të shtatë përqindëshit. Pra u përgjua dhe u filmua një rast i pastër, korrupsion në nivele të lartë për shuma në mijëra euro. Një përgjim që krijoi një stuhi të jashtëzakonshme dhe një reagim të ashpër të popullit opozitarë. Pa hyrë në detaje dhe pa marrë përsipër të vërtetojmë në se ishte reale apo e montuar, duke besuar tek vendimi i gjykatës, të filmuarit për llogaritë që bënin u vlerësuan të pavërteta. U bë një gjyq, ku në përfundim, Ilir Meta u shpall i pafajshëm. Po nuk është e vetmja video që njohin shqiptarët. Në vitin 1998, në shtator, pas grushtit të shtetit, protestës për vrasjen e Azem Hajdarit dhe pushtimit të institucioneve, kryetari i njërës prej partive opozitare, doli në ekranin e televizionit shtetëror të pushtuar nga forcat “demokratike” dhe shpalli rënien e qeverisë së “Fatos Nanos” dhe u bëri thirrje shqiptarëve se tani ishin të sigurtë. Shteti ishte në duar të demokratëve. Forcat demokratike kishin marrë pushtetin. Natyrisht me grusht shteti. Me forcë. Dhe për këtë u vunë në funksion armët e të gjitha llojeve. Bashibuzukët e udhëhequr nga lideri I opozitës, Berisha, kishin përmbysur rendin kushtetues në emër të idealeve të “Heroit të Demokracisë”. Ngjarjet e atyre ditëve janë memorizuar në kujtesën e mbar popullit dhe mbeten të paharruara. Kryetari i partisë që emetoj lajmin nga ekrani i televizionit, Spahia edhe pse ishte i filmuar nga kamera në televizionin kombëtar, me pamje, me zë, me portretin e vet, me lëvizje, me gjeste, me qeshje, kaseta nuk u quajt e vërtetë. U konsiderua montim. Edhe pse të gjithë e dinë që ajo ishte reale dhe e vërtetë absolute. Po më tej? Për shqiptarët është i freskët filmimi me ish kryetarin e Bashkisë së Peshkopisë. Buja që bëri Shukriu është e paharruar. Po kështu përgjimi dhe video me dëshmitarët për një atentat të supozuar ndaj deputetit Tom Doshi dhe Mëhill Fufi. Videoloja udhëtoi nëpër shtigje e labirinte. Në përfundim u hodh poshtë si e pavërtetë. Dhe dëshmitarët u akuzuan e u dënuan për dëshmi të rreme.

Kohë më parë një video tjetër me ekranin e i-phonit në sallën e parlamentit shqiptar, u pasqyrua në shumë portale dhe faqe të gazetave. Dy deputetë komunikuan me një fjalor të papranueshëm dhe aspak serioz për persona të zgjedhur. Pati vetëm pak ndroje në fillim dhe pasi u mbulua nga pluhuri i harresës, u arkivua. Bile nuk u pranua edhe pse ishte filmim live nga ekrani i telefonit dhe në të dilnin edhe vet personazhet e shkëmbimit të këtyre mesazheve me përmbajtje erotike. E radhës, sigurisht jo e fundit, është përgjimi i publikuar nga tre “muskëtierët” e PD-së. Ish ministrat e Drejtësisë, Bardhi, e Alibeaj dhe Salianji, ku shfaqën një përgjim në të cilën vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili prej ditësh është vënë në qendër të goditjeve nga opozita dhe mbi të cilin kanë shkarkuar shumë rrufe, përmes një aksioni permanente, ditë -natë për ta paraqitur atë si koka e krimit i mbrojtur nga vëllai. Në realitet nuk kanë punë me Agron Xhafën. Po me qeveritarin Xhafa. Ai është targeti.Qëllimi: Të paraqitet Ministri si politikani që nuk ka më “moral” të udhëheq një dikaster kaq të rëndësishëm dhe nuk ka të drejtë të qëndrojë në këtë post. Për këtë video përgjuese, ambjentale e telefonike, siç u paraqit nga ish ministri i Drejtësisë i cili është edhe “ekspert” i fushës dhe i di mirë këto punë, u cilësua si e provuar. Etiketimi si ligjore pak rëndësi ka. Këtu tek ne, shumica e veprimeve janë ekstra ligjore dhe nuk janë punë specialistësh e teknicienësh, po individ amatoresk. Në se do ishte ndryshe, mirë është që “kinoperatorët” e regjisorët që na publikuan për të mos na trullosur e për të mos na lënë dyshues duhet të na jepnin, jo vetëm zërin, po edhe figurën. Edhe kronikanët e një kronike të zakonshme, para se të bëjnë një filmim tregojnë kujdes të memorizojnë mjedise e objekte që provojnë ku, kur dhe si ka ndodhur ngjarja. Dhe kjo për të qenë transparent. Të besueshëm. Pa këto, duket sikur përgjimet janë kryer në laboratorët e partive. Pa pasur as më të voglin qëllim të vëmë në dyshim përgjimin e të “treve” të PD-së, duke u ndodhur para një ngjarje me peshë dhe vlerë të jashtëzakonshme për publikun, opozita duhet ti dal zot “krijimtarisë së vet”. Të na provoj përmes organeve të drejtësisë origjinalitetin. Autencitetin. Të na mbushi mendjen se jemi para një të vërtete të padiskutueshme. Ndryshe dyshimet që i ndjenë kudo nuk shkojnë në favor të aksionit të PD-së. Logjika më e zakonshme të thotë se, kur je në syrin e ciklonit, kur të godasin nga tërë krahët, politika, kur bëhej personi më i sulmuar, duhet të jesh në mos i çmendur, budalla që të dalësh në klubin e lagjes dhe t`i thuash trafikantëve: -Eja or burrë të bëjmë një rrugë kanabisi, se na plase xhanin! Pastaj ky dëshmitari “x” është vetëm simbolikë. Është fshehje pas anonimatit. Mirë do ishte që akuzuesit dhe poseduesit e video-përgjimit për të na krijuar një ide më të plot se atyre u takon barra e provës, të na japin qoftë edhe një detaj nga salla e filmimit dhe përgjimit. Pastaj prokuroria ka detyrimin për të vepruar me profesionalizëm. Transparencë. Nëse nuk ia del vet, le ti drejtohet laboratorëve më të sofistikuar në botë. Kjo nuk është lojë. Është një gjëmë e madhe. Ose Agron Xhafa në burg. Ose treshja e videos. Rrugë të mesme nuk ka. Le të na shfaqin një tavolinë. Një fytyrë klienti. Një reklamë. Një banakë. Një portret. Vetëm zëri nuk është i mjaftueshëm. Ndryshe nuk kemi përgjim origjinal. Pa I numëruar të gjitha se ky është përgjimi i radhës, prisni se shumë shpejt me vrullin që kanë marrë video-përgjimet do biem pre kësaj loje deri në dhomat tona të gjumit. Ndaj kujdes!/ Nga Bardhyl BEJKO