BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Viktima të adhurimit të gënjeshtrës së Rozafës dhe mosrespektit ndaj Teutës!

Viktima të adhurimit të gënjeshtrës së Rozafës dhe

Një shoqëri që merret me legjendat dhe mitet, që vazhdon instiktivisht ti adhurojë ato dhe që bën të “adhuruarën” e gënjeshtrës është e destinuar të gabojë dhe pësojë. Ne jemi viktimat e miteve në folkulturën tonë tradicionale dhe të imponuar! Një nga ato legjenda të imponuara që na ka bërë “idiotët e përjetshëm” të mitit siç është ajo e Rozafës! Po e “murimit” të një të pafajshme nëne dhe të një idiotësie të mesjetës së hershme kryesisht legjenda sllave dhe bizantinizmi të hershëm. Kështjella e Shkodrës në kohë  muresh Ilire dhe Heleno Romake nuk ka pasur dhe nuk është thirrur kurrë Rozafat as Rozafë! Ajo ka marrë këtë emër nga sundimi bizantin dhe Serb! Historitë me  Bakun e Sergin, por dhe “Rusafa-n” si kështjellë në lindjen e largët nuk janë as Ilire dhe as Romane! Janë sllavizëm bizantin i më vonshëm.  Por nuk e kam qëllimin këtu. Jo qëllimi është se sa herë vijnë vizitorë në Kështjellë të Shkodrës nuk interesohen për asgjë të vërtetë dhe historike, por për Rozafën e  murosur nga tre vëllezërit që donin të flijonin një nënë me fëmijë, që të ndërtonin ngrehinën e tyre. Pra pothuaj të gjithë kërkojnë mitin dhe legjendën dhe askush të vërtetën. Sepse, jemi shoqëri akoma legjendash të vjetra dhe të reja dhe nuk u bëmë asnjëherë shoqëri historie të vjetër dhe të re. Rozafës i kanë thurrur lavde dhe himne në mënyrë të mitizuar dhe të pakuptimtë që i bie ndesh të vërtetës dhe historisë. Por e kanë bërë këtë për të mohuar pikërisht të vërtetën dhe historinë.  Për tu bazuar te legjenda tragjike dhe të pa vërteta dhe për të larguar të vërtetën historike të tre mbretërve të lartë Ilir si Agroni, Teuta dhe Genti!  Trashëm mendjen me Rozafën, si një horror dramatik të pa vërtetë mesjete të hershme dhe nuk ngritëm lavditë e mbrojtësave dhe sundimtarëve të Shkodrës ose qytetit antik Ilir më të rëndësishëm në histori.  Bëmë legjendën moral dhe trashëgimi dhe nuk mësuam kurrë histori. Po për turp dhe faqe të zezë, por dhe në të keqen tonë edhe sot e kësaj dite. Deri sa të besojmë një mit legjendë të rremë si Rozafa dhe mos respektojmë një histori të vërtetë si Teuta, do gabojmë gjithë jetën! Jo Shkodra, por gjithë Shqipëria vuan nga miti legjendë i Rozafës ardhur nga bizantinizmi hershëm! Vuan nga goja e keqe e një plaku rrufjan. Nga pabesia e dy vëllezërve. Nga besnikëria kriminale e vëllait të vogël. Nga ligësia e kunatave, nga feminocidi drejt nuses së vogël prej tre vëllezërve që murosin gruan për të ndërtuar kështjellën e tyre idiote! Nga fëmija jetim për çmënduri vëllezërish! Vuan nga ardhja në kohë e një të pa vërtete, por historie murrosje popujsh kryesisht sllavë. Në të kundërt,  nuk respektojmë një Mbretëreshë si Teuta që Polibi në shërbim të Romës e akuzon padrejtësisht për të justifikuar pushtimin e Ilirisë. Nënçmojmë trimëreshën reale Teuta, që sundonte dhe pushtonte, sepse ishte e gjallë dhe nuk kishte parime murosje, por lufte dhe ndërtimi e mbrojtje shteti. Agroni, Teuta, Genti, Balshajt, Karamahmud Pasha kanë pushtuar dhe fise të tjera, kurse ne adhurojmë – Rozafën e horrorit mitik dhe të pa vërtetën të Kështjellës Historike të Shkodrës. Asnjë prej figurave të vërteta nuk ka shtatore, as në Shkodër. Çfarë kemi bërë dhe në historinë moderne tonën? Po, kemi ngritur jo të vërtetën por mitin e Enver Hoxhës!  Edhe aty ku miti dhe legjenda janë bashkuar me të vërtetën për një diktator si ai ne kemi bërë të rrëzohet “miti” ose shtatorja dhe jo e vërteta e tij ose diktatura!  Kështu na ngritën mitet e Musolinit dhe Hitlerit pastaj Leninit dhe Stalinit, por dhe Maocedunit! Kur rrëzohej miti, ne mbeteshim keq, sepse nuk kuptonim dhe nuk kuptojmë akoma shumica e shoqërisë historinë ose të vërtetën. Na pëlqen miti, legjenda dhe urrejmë të vërtetën ose historinë.  Ngritëm mitin e Berishës dhe na solli histoinë e 97-tën, por shqiptarët besonin te miti dhe legjenda e tij (antikomuniste)  dhe kanë harruar historinë e tij me 97-98 dhe Gërdec apo 21 janar!  Ne ( një pjesë e shoqërisë akoma ) besojnë te miti dhe legjenda e Ramës (beson dhe vetë ai) si më i mënçuri i Shqipërisë dhe trevave shqiptare deri në diasporë! Jemi të prirur të mos besojmë në asgjë përveç se legjendës urbane tashmë të këtyre djajve mitikë mbas diktaturës. Këto janë legjenda urbane të demokracisë mit “tip Rozafë” që na kanë dhuruar Sali B dhe të tjerët mbas tij. E për këtë legjendë urbane sakrifikohet jo thjesht nusja e vogël (Rozafë) me fëmijën e saj në gji, por një shoqëri. E mir na bëhet. Jemi të tillë. Deri sa të respektojmë rozafën e rreme dhe mos vlersojmë teutën e vërtetë, do vazhdojmë të zvarritemi mbas miteve dhe legjendave të shëmtuara. Po, duke i bërë vazhdimisht keq vetes dhe të ardhmes së fëmijëve tanë.