BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Viktimat, përgjegjësi e tërmetit apo papërgjegjshmëri e shtetit?

Viktimat, përgjegjësi e tërmetit apo papërgjegjshmëri e

Neni 21 i Kushtetutës ka përcaktuar se “Jeta e çdo shtetasi mbrohet me ligj”, pra shteti ka

përgjegjësi të marrë masat, të sigurojë jetën e personit nga çdo rrezik i mundshëm nëpërmjet

parashikimeve ligjore. Po në rastin e tërmetit, a ka detyrim shteti të ndërmarrë veprimet e duhura? Sigurisht që këto masa janë marrë nëpërmjet ligjit, vendimeve të qeverisë, urdhrave dhe

udhëzimeve të organeve të vartësisë. Thënë më thjesht, çdo ndërtim duhet të jetë i garantuar nga mos shembja për çdo lloj shkaku, qoftë edhe për atë të tërmetit. A është fajtor qytetari që ka blerë një apartament të regjistruar në hipotekë sipas ligjit? Padyshim që jo. Po kush është fajtor atëherë? Padashur të hyjmë në hollësira, regjistrimi në hipotekë bëhet pas lejes së shfrytëzimit. Pra a mban përgjegjësi kryetari i bashkisë dhe zyrat që kanë dhënë lejen e shfrytëzimit? Po kryetari i KRRT që ka dhënë lejen e ndërtimit? Po konstruktori që ka bërë projektin? Po inxhinieri specialist që e ka certifikuar truallin si të vlefshëm për t’u ndërtuar? Pra që

nuk ka asnjë vështirësi për të shkuar në rrënjët e përgjegjësisë dhe të fajtorëve. Në kohët e fundit populli po ulëret kundër politikës, e sidomos kundër mazhorancës qeverisëse. Kultura e pandëshkueshmërisë krijuar si mentalitet edhe në kokën e qytetarit, është kthyer në një

aset të vyer për të abuzuar e përfituar, jo vetëm pa masë, por edhe dhunshëm nga pushtetmbajtësit. Përse qeveria nuk propozon një ligj të veçantë për të lehtësuar dhe forcuar masat, për të hetuar dhe për të gjetur përgjegjësitë tek kryetarët e bashkive, zyrat e urbanistikës ligjore, ALUIZNIT apo anëtarët e qeverisë, përfshirë dhe Këshillin Kombëtar të Rregullimit të Territorit? Nuk do t’i kushtonte asgjë qeverisë nëse në këtë moment do të shtonte organikën e oficerëve të policisë gjyqësore pranë prokurorisë, për të thelluar e përfunduar sa më shpejt procesin e hetimit dhe gjykimin e veprave penale. Po përse nuk bëhet? Vërtet nuk i ka shkuar mendja, apo nuk i ka 300-400 mijë euro buxhet? Jo, arsyeja është shumë e thjeshtë. Hetimi penal në fushën e ndërtimit, rrezikon të zbulojë rrënjët e thella të korrupsionit në fushën e ndërtimit. Politika me djallëzinë e saj, synon jo vetëm ta mbulojë, por edhe të tërheqë vëmendjen e opinionit publik, duke marrë në duart e saj monopolin e të drejtës dhe së vërtetës, duke shpallur se do të miratohet një ligj i rreptë, ku përgjegjësit do të dënohen nga 7-15 vjet burg. Popullit i krijohet ideja sikur ky burg do të vlejë për të gjithë fajtorët përgjegjës në këtë katastrofë, por politika nuk thotë në të vërtetë se ky ligj sipas të drejtës penale nuk i shtrin efektet tek fajtorët e sotëm dhe nëse vlen, do të vlejë vetëm për të ardhmen. Një tjetër arbitraritet për t’i mbuluar rrënjët e korrupsionit në fushën e ndërtimit, është dhe shembja me shpejtësi e godinave të rrënuara. Nxitimi për t’i shembur pa filluar hetimi, pa u marrë provat, është i qartë. Shembja shërben pikërisht për të mbuluar rrënjët e thella të korrupsionit. Në pamje të parë shpejtësia për të nxjerrë një ligj shumë të rreptë dhe nxitimit për të shembur godinat, tek qytetari i thjeshtë krijohet ideja e një eficence dhe përkujdesjeje të madhe dhe angazhimi serioz. Në fakt, është pikërisht e kundërta. Fare thjesht mund të pyesim, ç’punë prishin ndërtesat që tashmë janë të shembura? Pse ato duhet të zhduken para fillimit të hetimit? Pse vërtet është krijuar kuadri ligjor, dokumentacioni administrativ dhe praktika për të filluar ndërtimin brenda 1 jave apo 10 ditësh? Pse nuk lihet kohë për të hetuar? Pse nuk merren masat për të mbështetur prokurorinë, që të veprojë me shpejtësi dhe eficencë? Është interesante se pa asnjë lloj studimi social, kriminologjik, flitet për një masë 7-15 vjet burg. Ç’do të thotë kjo masë penale

kaq e rëndë? Kush e përcakton? Po i ndjeri Kuvend ashtu siç është, a është shprehur për të? Pra,

injorimi i organit kompetent, që duhet të vendosë për ndryshime në Kodin Penal dhe vendimmarrjet drastike në duart e ekzekutivit, jo vetëm që pasqyrojnë vërtetësinë e mosekzistencës së shtetit ligjor, por ka në thelb qëllimin për t’iu shmangur përgjegjësive penale e civile që qeverisja ka dhe padyshim të mbulojë rrënjët e korrupsionit në fushën e ndërtimit. Një formë tjetër jo vetëm e mbrojtjes, por edhe e përkëdheljes, është edhe deklarimi se fajtorët duhet të rikuperojnë dëmin, pra duhet të paguajnë, ndryshe do të shkojnë në burg. Ç’është kjo fuqi prej Zeusi që eklipson drejtësinë, duke paradhënë vendimin e gjykatës, dënimin me para dhe shmangien nga burgu? Pra shihet qartë që e gjithë veprimtaria e politikës është vënë në shërbim të mbrojtjes së fajtorëve, që në thelb është mbrojtja e veprimtarisë kryesore kriminale, ku janë pastruar paratë, që është pikërisht fusha e ndërtimit. Solidariteti dhe dhimbja njerëzore kanë qenë dhe janë aq të mëdha, sa kanë tronditur shpirtin dhe vëmendjen e çdo qytetari, me përjashtim të kriminelëve, të cilët jo vetëm nuk ndjejnë përgjegjësinë, por edhe janë të qetë e të mbrojtur. Qytetarët, solidaritetin dhe dhimbjen do ta ndjejnë për një kohë të gjatë dhe për pasojë, përqendrimi i tyre te shkaku i vërtetë i vdekjes dhe shkatërrimit, do të mbeten të një rëndësie dytësore. Intelektualët, ekspertët dhe politikanët opozitarë kanë rastin të provojnë me kontributin e tyre konkret, se janë kundër krimit dhe pro shtetit ligjor, pro mbrojtjes së jetës së shtetasve, ashtu siç thuhet dhe në nenin 21 të Kushtetutës.

Nga Dr. Av Sinan TAFAJ