
E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur 53-vjeçari! Policia jep detajet nga ngjarja. Dyshohet se…

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Virtyti i të besuarit dhe lufta kundër korrupsionit

Shkruar nga Gjon NEÇAJ 18 Qershor 2022

Karta për Sigurinë Europiane përfaqëson dokumentin e parë të OSBE-së që e referon qartë dhe hapur korrupsionin si kërcënim për stabilitetin dhe me ndikim të rëndë në çështje të sigurisë, ato ekonomike dhe njerëzore. Karta paraqet më tej programin e punës të OSBE-së për të kontribuar në luftën ndërkombëtare kundër korrupsionit, konkretisht duke promovuar përdorim më të mirë të instrumenteve ekzistuese ndërkombëtare mbi antikorrupsionin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar nga njëra anë, dhe sundimin e ligjit në bashkëpunim me OJF-të e angazhuara për të luftuar praktikat korruptive në anën tjetër. Në praktikë, Strategjia bën thirrje që korrupsioni të trajtohet nëpërmjet transparencës dhe llogaridhënies. Kjo nënkupton akses efektiv në informacion publik, media të lirë dhe pluraliste, dhe pjesëmarrje aktive të shoqërisë civile. Më tej, duhet forcuar administrimi i burimeve publike, përfshirë procedurat e prokurimit publik, të cilat janë në veçanti të hapura ndaj rrezikut të korrupsionit. Deklarata për Forcimin e Mirëqeverisjes dhe Luftën kundër Korrupsionit, Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit . Deklarata e Dublinit komunikon mbështetje të fortë dhe të gjerë për një qasje gjithëpërfshirëse për sigurimin e qeverisjes së mirë dhe transparencës dhe luftimin e korrupsionit, pastrimit të parave, dhe financimit të terrorizmit në rajonin e OSBE-së. Ajo njeh rolet e shumë aktorëve të tillë si qeveritë, shoqëria civile, dhe sektori privat dhe “pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë të grave dhe burrave” në zhvillimin e politikave dhe veprimtarive për qeverisjen e mirë. Ajo thekson detyrën për Sekretariatin e OSBE-së, në veçanti të OCEEA-së, për të mbështetur Shtetet pjesëmarrëse të interesuara për t’u bashkuar dhe për të zbatuar plotësisht Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit. Më tej, ajo forcon mandatin e OSBE-së për të mbështetur shtetet pjesëmarrëse në zbatimin e instrumenteve përkatëse rajonale dhe ndërkombëtare për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit dhe Rekomandimet e Task- Forcës e Veprimit Financiar. Ndaj, Organizata ka miratuar masa të shumëfishta për trajtimin e problemit. Si pjesë e kësaj strategjie antikorrupsion, OSBE-ja i ka vendosur angazhimet dhe veprimtaritë antikorrupsion në një kontekst më të gjerë dhe i ka inkurajuar Shtetet pjesëmarrëse të ratifikojnë dhe zbatojnë instrumentet antikorrupsion që janë ekzistuese në nivel ndërkombëtar. Për se sipër,Qeveria shqiptare në aspektin politik, është kurse në aspektin e brendshëm brengat kryesore janë papunësia dhe korrupsioni. Lufta kundër korrupsionit do të jetë argumenti kryesor para Komunitetit Ndërkombëtar se sa janë shqiptarët të gatshëm të krijojnë shtet, të vetëdijesohen, t’u bashkohen shteteve të qytetëruara të Evropës, të krijojnë institucione.
Më të lexuarat


Serbia e Vuçiçit e Daçiçit po don me e kthye Luginën e Preshevës në një “Sanxhak të Dytë”

23 qershori, Dita e të dëbuarve dhe zhvendosurve shqiptarë nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva

Sado “pëllumba” të lëshojë Papa nga Vatikani, liria nuk mund të vijë pa luftuar

Ëndrrat dhe pengesat që “Sadrazami” të marrë “vulën” e humbur!

Makina inteligjente nuk mund të imitojë “policët inteligjentë”!

Politikanët ta heqin unin, se unë e bëj atë di vetë

Ballkani “kurth”, “kënetë” që do të gëlltisë këdo apo “fuçi baruti”?

Balta mbi Kardhiq-Delvinë

Zgjedhje apo përzgjedhje e kryetarëve të PS në Bashki?!

Profeti i rremë i demokracisë shqiptare Berisha kërkon revansh
