BREAKING NEWS

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur 53-vjeçari! Policia jep detajet nga ngjarja. Dyshohet se…

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur
x
BREAKING NEWS

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar
x
BREAKING NEWS

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping 

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon
x

Opinion / Editorial

Vitet kur po cekonte sistemi...

Vitet kur po cekonte sistemi...

Ishin vitet 90-të ..Koha e grevës së studentëve. I ndodhur tek shtëpia e Lisienit, në Tiranë një telefonate, na bëri sy e veshë të gjithve të shtëpisë, të ngulur nëpër kolltuqet e meshinta. Lisieni, pa iu ndarë telefonatës, përcolli:"shokun Enver e mbron vepra e tij, në  se ka lënë. Fjala e Lisien Bashkurtit sekretarit të parë të KQ,në grevën e studentve, për ata, është kodra mbas bregut."I kishte dhënë fund telefonatës ,kur u zgjat të shuajë kureshtjen tonë. "Shoku Ramiz ishte .Nuk ka të paguajë edhe një polic,dhe prapë mundohet ....Sistemi ka rënë. Tani dy gjëra shtron koha;ndërimin paqësor të sistemit dhe bashkim me Kosovën.Ai politikan që zgjidh këto ,do të mbetet në histori. “Ndërsa zuri në gojë udhëheqësin, memorja ime i hodh në vite.Ishin vitet 88-të.Ishte një udhëtim me Lisienin për në jugë të Shqipërisë. Ai për takime me rininë,unë për ndonjë shkrim gazete.Teksa fiati dredhonte nëpër kthesat e "Qafës së Thanës,"sytë mbetën të zënë tek parrulla; "Popull, Parti, Enver", që kishte pushtuar gjithë kodrën mbi fshatin" Lin. Mentalitet shqiptari, tërhoqi vëmendjen Lisieni, s'kemi lënë vend pa zënë me parrulla , a thua se dhe malet ,janë ngritur nga emri përballë që peshon si rasë varri. Unë mbeta gojë hapur .Sytë instiktivisht ishin ngulur nga Jonuzi,shoferit për të mos blerë ndonjë gjë, por ai s'u ndje farre .Bëri sikur s'dëgjoj  apo ashtu i'a deshte mushka drutë. Shtymë atë copë rrugë sejcili në botën e vet ,si për të ndarë mendimet me dallgët e trazuara të liqenit.  S'desha t'i jepja ujë bisedës ,megjithse kisha mbetur pafjalë .Sapo zbritëm në Pogradec, të rinjtë nga i gjithë rrethi, futeshin tufa, tufa në sallën, ku do të zhvillohej takimi.Zhvillohej konferenca e rinise së Pogradec..Ndërsa ishin duke diskutuar me të rinjtë ,Lisieni ndërpret njërin,prej tyre. E pyet.Ai përgjegj se punonte në minierën e" Gurit të Kuq".Po mineralin ku e çoni ? vazhdoi të pyeste. "Ceki, ktheu përgjigje i riu, pa vrarë gjatë." Lisieni ndoqi rrjedhën e pyetjes. "C'mendim ke?.Ne, e bëjmë dot pa botën ,po bota e bën dot pa ne?-pyeti. -"E bëjmë ,si nuk e bëjmë.Edhe bar hamë dhe dorën si shtrijmë..-ktheu kori i sallës..." -"Jo,-ndërpreu euforinë Lisieni-as bota, po as ne, nuk bëjmë dot ,pa botën. Nëse çeku do të ndërpresë marrjen e hekur nikelit, ku do të shkojnë ,ata qindra puntorë  miniere? Do të mbeten rrugëve,ndaj na duhet një hapje me botën,për interesa reciproke-sqaroi Lisieni. "Salla u elektrizua .Ja njihja idetë e guximshme Lisienit ,por deri aty sa të dilte hapur... Në hotel nata s'vuri gjumë në sy. Në një anë , konferenca, por kujtesa u hodh në vite. M'u suall dhe peshtuall dreka në shtëpinë e Dritëro Agollit ,ku ishim së bashku me Lisienin  ( Ai sapo ishte kthyer nga nje vizitë me të rinjtë e Ekuadorit. Foli gjërë e gjate mbi vizitën në Ekuador, por ajo që më mbeti në kujtesë ishte thënia: Aty njerëzit dilnin me kosha në autostradë e shisnin lloj e lloj frutash. I mbushnin nga pylli me agrume që nuk i bënte njeriu asnjë shërbim Aty vadit natyra.- " Bota është  e bollëkut,- u hodh Driteroi edhe ai i sapo kthyer nga një vizitë në Hollandë. "Perëndimi i mban me asistencë, ata që s'punojne ,derisa të sigurojnë punë". Unë që nga  perëndimin  kisha pare vetëm greva e demostrata, dhënë nga TVSh, po bëjë habinë e madhe.Por ajo ,që po me habiste me shumë, ishte të shprehurit hapur, pa mbajtur asnjë rezervë nga dy pushtetarët ,njëri në krye të lidhjes së shkrimtarëve dhe tjetri i pari i rinisë.Pa fjalë me la edhe Konferenca e rinise në Korçë e Ersekë, të cilat u zhvilluan më të njëjtën frymë .Ishte e pabesueshme për kohën, të ngrije kryet, në atë farrë feje. Po cekonte sistemit që vinte nga lart apo diçka që buronte nga intelektualë që deshin të sillnin diçka ndryshe !? Më ishte ngulitur në mëndje.Shumë vite më pas, në një takim mes miqsh në Shkodër,kur sistemi ishte ndëruar, ia tregoj tavolinës ,historinë e konferencës së Pogradecit.Të gjithë shfaqnin habi si mund, në vitet "88 "të flitej me këtë gjuhë..Një petagog i shkollës se muzikës i pranishem,pyeti:_"Ishte mendimi juaj apo...?_"Jo,_ ktheu Lisieni._Na kishte thirrur Ramiz Alia ,në një takim, se bashku me ministrin e energjitikës Duhej të organizonim mbledhje ,me  njerëzit dhe të hidhnim pyetje të natyrave të tilla ,për të shikuar ,ku godisnin cekanët e popullit,"_u tregua i sinqertë Lisienit pa bërë gjoksin gropë ,si ca e ca politikanë,të cilët hiqen sikur pa ta ,demokracia do të kishte mbetur një ëndërr në diell.  Ndërsa ndiqja fjalën e Lisienit, më erdhën në memorje disa mbresa, nga puna si redaktor  tek gazeta "Agimi",Librazhd ,një morri shkrimesh që nga vetë titujt (Raporte që dublojnë ","Jo e kam bërë problem ,po e ke zgjidhur problemin","Jo sllogane, por punë e ndihmë konkrete ",e sa e sa, shkrime të tjera, ku goditeshin punët e partisë e të pushtetit ,që për shumë kënd mund të tingëllonin herezi,por që  cuditrish godina ,ku botohej gazeta po i pranonte .Një ditë vjen si pakuptuar sekretari i komitetit të partisë ,që mbulonte ekonominë ,Ymer Mekshi .Pa u futur mirë në zyrë, i kërkon kryeredaktorit ,dorëshkrimi tim ,që do të botohej në numrin e rradhës . Mbasi e lexoi ,teksa tundëte kokën ,nxori nëpër të :_"Të shkruajmë ,ashtu si është në realitet jeta" . Një fjalë goje ,po për ne ,ishte inkurajuese .Të nesërmen doli reportazhi "Minatorët e nëntokës " Teksa pinim kafe ,ne lokali brenda komitetit të partisë telekronisti i rrethit ,shpërtheu në akuza, se kisha nxirë jetën e minatorëve më zi se "Tuneli "i Dh Xhuvanit ._"Djalë i mirë _ia ktheva,_kamera jote , ri dhe filmon ,ne hyrja e galerisë ,kur minatorët janë te çliruar nga ankthi ,futu nëpër galeritë e dizhanteritë dhe ec dhe flasim për kushtet e punës,  ujin ,që saç rrjedh nga sipër ,shkon lumë nga poshte ,mos flasim për rrezikun që kanos minerali ,i cili mund të pësojë shëmbje ,nga çasti në çast, nga mungesa e sigurisë ,ku armatosja bëhet me ca binare ,pesha e pallogaritur e hekurit mund të thyejë ....dhe pastaj ..në gojën e ujkut gërmon baromina e minatorit ,t'i më thua....Njeqind metro nën tokë ,futet elektrovozi  përmes dizhanterise ,sa arrin në ballë të mineralit. Me pyet mua, se c' më panë sytë, kur kureshtja me shtyu të shkoj deri aty, ku dilte hekur nikeli!?...Shkrova atë që pashë sepse s'më lejonte shpirti ndryshe... Telekronisti u mundua të kundërshtojë si gjithnjë nën ndikimin e slloganeve të partisë ,por s'di pse i ra zëri ,kur hasi dhe në kundërshtinë e krye redaktorit ,prezente në tavolinë. Ishte koha ,kur si pa i ndjerë po trokiste demokracia, kishte filluar të hidhte gjurmët e saj para viteve "90"-të. Politika shqiptare e tronditur, bënte hesapet e veta për të kaluar trazicionin, me sa më pak dhimbje, për veten e saj. Lëshimet, ishin këto ngacmime që ngjize për të nxjerrë në dritë romanin "Të përmbysesh një botë", duke evokuar ditët e ndërimit të sistemeve ,përmes figurës së Fatlum Gërshërës, intelektualit që kishte marrë mbi shpatulla sfidat e kohës.Modeli ,historia lëvizte e gjallë para syve të mij. I duhej fantazisë,për t'i dhënë formën e përmbajtjen e duhur. Sistemi u përmbys, por c'solli në realitetin shqiptar!? Cekon sistemi i ri për korrupsionin, krimin, përqëndrimin e pasurive në një grusht njerëzish dhe varfërimin e pjesës dërmuese të popullsisë.