BREAKING NEWS

E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin detajet e para

E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin
x
BREAKING NEWS

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh detaje për akuzat e Ahmetajt: Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh
x
BREAKING NEWS

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama, kërkon sqarime nga OKB: Gabim serioz apo lapsus? Jepni sqarime menjëherë

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama,
x
BREAKING NEWS

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po ndodh pas dyerve të SPAK

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po
x
BREAKING NEWS

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet pas hekurave, ja ku ndryshon me Saimir Tahirin

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet
x
BREAKING NEWS

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/ Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Ja mesazh i koduar që jep nga Shkupi

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh skemën që po përdoret: Arben Ahmetaj do arrestohet kur Rama të jetë në këtë shtet, jo rastësisht...

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat mund të rrudhen deri në…

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat
x

Opinion / Editorial

Vitet “rinohen e mplaken”, Dritëro Agolli vetëm “dritëron!

Vitet “rinohen e mplaken”, Dritëro  Agolli vetëm

Ai, nga jeta, shkoi në përjetësi, nga vdekja, në pavdekësi..! Në ç’do ditëlindje të përvitëshme, Dritëro Agolli ‘rinohet”, në c’do ditë të vitit që u nda nga jeta, ‘dritëron” me veprën që la pas. Edhe shkëlqimi i yjeve, mund të venitet, por shkëlqimi i Dritëroit, kurrë.!Kam shumë arësye që ta them këtë.. Edhe kur vjen Muaji Shkurt, kur ai u nda prej nesh fizikisht, na vjen pranë me veprën e tij të pavdekshme.  Në Muajin Tetor, na vjen pranë edhe fizikisht, me fjalën e ëmbël na këshillon, me penën e tij, na ndricon të ardhmen..Ai nuk ka ditë vdekje, ai ka vetëm ditlindje e jo një por dy të tilla. E them sepse kushdo e di që Poetët, nuk vdesin kurrë, ata janë të përjetshëm. Poetët i kushtohen bukurisë shpirtërore të njerrëzve, i kushtohen bukurisë së jetës, i kushtohen dashurisë... Sikur edhe në ditën më të keqe të mendimeve të jem,  unë e të gjithë që shkruajnë, kur vjen puna për të shkruar dicka për poetët, mendimet, nuk presin “rradhën”,e në mënyrë të vecantë kur është fjala për poetë si Dritëroi, ato vijnë natyrshëm e rrjedhshëm e për cudi, nuk ngatërrohen..Dritëroi, i dha kohës emrin e tij, Ai, ka meritrën e madhe që tërë jetën e tij, u bë njësh me popullin,, u bë njësh me fushat e malet, me tokën, me natyrën, pra, me të gjithë këta, që janë të përjetshëm, të pavdekshëm. .As vitet, as shekujt, nuk mund të zbehin shkëlqimin e veprës së tij,.  Mjafton të zgjatësh dorën në rafin e libvrave, dhe ai zbret natyrshëm, i buzëqeshur, i mendueshëm, e flet me qetësinë e tij, me mëncurinë e tij,.   Zbrit ta pimë një gotë/ o devolli gurgullimash / Zbrit të flasim pak / Për arat me grurë / Për hallet e mëdha / që s’na u hoqën kurrë / Për një gur / Një plis a një frëngji / Për token e babës / thoshe, do lë kokën / Si plori i parmendës / Dritëmendja jote / Në kopshtin shkëmbor / Plugoi poezi / Dhe s’ta luajti gurin.”! Ja më thuaj tani Dritëro, a mund ta luajë kush “gurin” nga poezia juajë A mund të ndahet poezia juaj nga plugu i parmëndës, nga hallet e popullit që nuk i u hoqën kurrë, nga arrat me grurë.ë. A nuk  kam të drejtë të them që poezia juaj do të “vdesi” kur të “vdesin” arrat me grurë, kur të “vdesin” hallet e popullit, kur te “vdesin” cicërrimat e zogjve, kur të “vdesi” gurgullima e Lumenjve... Shumë nga këto, është e vërtetë që janë zbehur disi, por nuk vdesin..Edhe hallet e popullit sa vjen e shtohen edhe më shumë, shtohen sepse mes të tjerave, nuk dëgjohen poetët, nuk dëgjohen mendimtarët, vizionarët. Dëgjohen “makutërit” politikanë që i “këndojnë” vetëm karriges, i “këndojnë” pangopësisë.!  A mund të bëhet krahasimi i atyre me portë si juveë Kurrën e kurrës!  Juve, nuk luftuat për pasuri, juve nuk udhëtuat me “Mercedes”, nuk fjetët në dyshekë me pupla, nuk ngritët dolli në sallonet moderne.. Juve Dritëro, morrët vlagë nga toka, juve frymnëzoheshit nga kënga e një bilbili, juve nuk zhyteshit në internet, por lajmet i merrit nga një laraskë kur “tundte bishtin” e u sillte lajme nga   Bota,.. Juve vinit në “muzë” kur dëgjonit zinxhirët e traktorit, kur ndjenit errën e zhubricës, kur dëgjonit gurgullimën e Lumit, kur  qëndronit në ugarr, kur clodheshit mbi një “mezhdë”,kur  kokën e mbështesnit mbi një gurrë të tokës mëmë, kur nxirnit  “faqorkën” e rakisë.. Mbas ç’do gllënjke, mendimet do t;ju vinin “gurrgullimë” si gurrgullima e Lumit  Devoll... Ja përse “buzëqeshja jote / Mbeti rrezelarë / Në sofrën e zemrës / na grish të pandarë / se fjala shqipe / jo,s ’blihet në pazar! . “O toka ime që të lërova e të thura këngë/  Që të kam dashur plisin dhe barin/  Që të kam fshirë me duar, me mëngë/  Në ç’vend ma le varrinë”. Dritëro Agolli,nuk lëvizi  asnjë grimë nga  “pozicioni” i një patrioti të vërtetë,  zëmra e të cilit  pushtoi fushat e malet,  pushtoi natyrën,  pushtoi tokën shqiptare e mbi të gjitha pushtoi shpirtrat e njerëzve të të gjitha moshave...”Më ke parë ti, Atdhe, se cili kam qenë/ Edhe nëse jam lodhur për një çast. Kokën në prehrin tënd kam vënë!. Ç’do  kush, aty do të gjejë, frymëzimin, do të gjejë ndjenjat e tij, do të gjejë të bukurën, do të shohë të ardhmen. Duke qenë një poet eksplicit në kuptimin e mirëfilltë të kësaj fjale, poezia e Dritëroit,  i dedikohet fëmijës, nxënësit, mësuesit, fshatarit, intelektualit,  siç thotë edhe eseisti i njohur anglez Tomas Strins Eliot: ”Kur një qytetërim është i shëndoshë, atëherë poeti i madh do të ketë diçka t’i thotë edhe shokut të tij, fshatarë të çdo shkalle të edukimit.."  Emri dhe vepra e Dritëroit të thjeshtë e të dashur, ka hyrë thellë në mendjet dhe zëmrat e talenteve të reja,e krijuesve të rinj. Ata frymëzohen nga Dritëroi i Madh, ata ballafaqohen me Dritëroin, ata këshillohen nga Dritëroi. Poeti i Madh, për më shumë se gjysëm shekulli, përçoi mesazhe dashurie, mesazhe harmonie, mësazhe mirëkuptimi edhe tek miqtë, edhe tek kundërshtarët. Ai, ishte njeri i të vërtetave, i harmonisë dhe jo i përplasjeve, i dashurisë dhe jo i urrejtjes. Me të drejtë Poeti i Madh shkruante: “Poeti është si kudhra, që po nuk e godite, nuk lëshon xixa..”. Është mëse e vërtetë. Poetin, tërë jetën e goditi “kudhra” tokë, “kudhra” e ndjenjave njerëzore, arroma e luleve, gurgullima e lumenjve, vlaga e tokës. E goditën e ai lëshoi “xixa”, “xixa” dashurie. “xixa” humanizmi, “xixa” optimizmi.. Këto “xixa” do të ndriçojnë në jetë të jetëve në qiellin shqiptar, në zëmrat e njerrëzve, të qytetarëve të këtij vëndi, “xixa” që nuk do të veniten kurrë... Vargu i të Madhit Dritëro, është aq i rëndë sa që nuk do ta tundin tërmete e uragane. Vargu i tij, është edhe shumë i lehtë.. Është aq i lehtë sa që ç’do kush, ç’do i ri apo e re, ç’do i moshuar, mund ta marri lehtë, ta përvehtësojë e ta bëjë shumë shpejt “pronën’ e tij. Ç’do kush, aty do të gjejë, frymëzimin, do të gjejë ndjenjat e tij, do të gjejë të bukurën, do të shohë të ardhmen. Më shumë se çdo poeti tjetër Dritëro, atë c’ka keni shkruar  vetë, më së shumti, ju shkon juve kur shkruani: “I bardhë si bora të jesh /  i ndritur, i larë me flori / Prapë do të shajnë, patjetër /  Pa sharë nuk mbetet njeri / E hodhën floririn – e tretën / në llum, në llagëmin e zi / Një shekull kaloi dhe e gjetën /  Floriri kish mbetur Flori... Dhe juve Dritëro, do të mbeteni “flori” për shekuj dhe për brezat e ardhshëm, do të mbeteni shkrimtari e poeti model, frymëzues, educator, mësues, shpresëdhënës..!