BREAKING NEWS

Ilir Alimehmeti: Mijëra vdekje të shënuara me COVID do të hiqen në këtë shtet se janë numëruar gabim

Ilir Alimehmeti: Mijëra vdekje të shënuara me COVID do të
x

Opinion / Editorial

Vizita e Hrushovit në Shqipëri u prit me shumë bujë, zhurmë e tam-tame të mëdha!

Vizita e Hrushovit në Shqipëri u prit me shumë bujë,

Ishte fundi i qershorit të vitit 1959 kur organet qendrore të partisë dhe media e shkruar njoftoi me gëzim se Shqipërinë do ta vizitonte kreu i Bashkimit Sovjetik dhe i kampit socialist Nikita Sergejeviç Hrushovi.Alfa e parë e lajmeve dhe e shtypit të shkruar ishte pikërisht ky lajm tepër i rëndësishëm dhe paksa i veçantë që një udhëheqës i përmasave super të mëdha vizitonte vendin tonë. Mbas një propagande të bujshme e të zhurmshme nga shtypi i përditshëm dhe instruktorët dhe agjitatorët e partisë, ata lokale deri ato qëndrore se vendin tonë do ta vizitonte më i madhi i të mëdhenjve, Nikita Hrushovi. Në retrospektivë dhe saktësisht kujtoj me nostalgji debatin që u bë midis gjyshit tim të mençur e patriot, Jorgji Nitos dhe instruktorit të komitetit të partisë të rrethit të Fierit, Sotir Meços. Në parantezë më duhet të theksoj madje me krenari se këshilli popullor i fshatit tim, pra Strumë, të gjithë të gjithë të deleguarit e partisë e të qeverisë që vinin në fshatin tonë me shërbime këshilli i akomodonte në shtëpinë dy katëshe e të këndshme të gjyshit tim. Arsyet ishin të ndryshme. Së pari familja jonë ishte me biografi të mirë politike, së dyti, shtëpia ishte buzë xhadesë automobilistike që përshkonte fshatin mespërmes e që lidhte qytetin e Fierit me Beratin e më gjerë, së treti, dy vëllezërit e mi punonin në punë shteti ndërsa babai sapo kishte hapur një dyqan shtëpie me anë të të cilit grumbullonte vezë dhe tregtonte artikuj të ndryshëm ushqimorë dhe industrialë dhe si familje ishim në gjendje të mirë ekonomike. Së katërti, ishim familje e emancipuar dhe e zhvilluar pasi si gjyshi ashtu dhe babai im ishin të bredhur dhe ishin marrë me tregti pasi kishin rrahur Selanikun, Prizrenin, Gjakovën, Pejën dhe Malin e Zi. Së pesti, kishim një shtëpi dy katëshe, e vetmja shtëpi dy katëshe në fshat dhe godinës së shkollës fillore. Më së fundi erdhi momenti i shumëpritur dhe Hrushovi mbërriti në Tiranë i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, marshalli Malinovski. Për pritjen e Hrushovit në aeroportin e Rinasit kishte vajtur gjithë byroja politike e partisë si dhe udhëheqësit më të lartë të partisë e shtetit shqiptar. Entuziazëm, brohoritje ekzaltuese, puthje e përqafime të nxehta,shtrëngime duarsh, rrahje shpatullash të ndërsjellta që më shumë shtireshin e tingëllonin si fallco demagogjike dhe hipokrizi se krisjet e para midis nesh dhe Bashkimit Sovjetik kishin filluar, madje për çështje parimore politike dhe ideologjike për figurën e Stalinit, për kultin e individit si dhe për bazën ushtarake detare të Pashalimanit që ishte bërë mollë sherri etj. Mbasi Hrushovi mbërriti në Tiranë, të nesërmen ai do të shkonte në Vlorë dhe sipas porosive të udhëheqjes së lartë të partisë e të shtetit shqiptar, miku i madh dhe i rrallë duhej pritur me mikpritje, me pjesëmarrje të lartë të qytetarëve për ta përshëndetur dhe duartrokitur e brohoritur atë nxehtësisht. Pikërisht për sigurimin e një pjesëmarrje sa më të lartë të fshatit gjatë kalimit të Hrushovit në qytetin e Fierit erdhi në fshatin Strumë instruktori i Komitetit të Partisë së rrethit Fier, Sotir Meça, i cili me porosi të kryetarit të këshillit të fshatit darkoi në shtëpinë e gjyshit tim.

Sapo u shtrua darka me të gjitha të mirat instruktori i partisë foli me superlativa dhe mburrje të mëdha për Hrushovin duke e cilësuar atë si më të madhin e të mëdhenjve të botës. Gjyshi im Jorgji Nito e dëgjoi sa e dëgjoi dhe e ndërpreu duke i thënë: Mirë more bir mirë, por bëri emër i madhi zot që mbërriti në ato maja dhe me një ndjenjë të lartë nacionaliteti, patriotizmi e atdhedashurie vazhdoi: Ne të gjithë të shikojmë nga komandant Enveri se ai Hrushovi që ti mburr aq shumë nesër ikën e të thotë ku të kam parë. Dhe nuk vonoi më shumë se dy vjet she profecia e gjyshit tim u vërtetua katërcipërisht pasi nga Moska e largët dhe e ftohtë po në horizont po shfaqeshin re të zeza, që paralajmëronin për stuhi dhe përplasje e konflikte të forta ideologjike dhe politike midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. Në fakt nga vizita e Hrushovit pritej dhe shpresohej shumë. E vetmja porosi “substacionale” që u dha Hrushovi udhëheqësve tanë ishte: Mos mbillni plepa përgjatë rrugëve, por mbillni kumbulla, fiq dhe mana. Ai dha gjithashtu porosi e këshilla që të mbillen plantacione më agrume dhe të mos merakosemi për sigurimin e dritave në vend se atë jua sigurojmë pasi aq drithëra sa konsumoni juve tek ne i konsumojnë minjtë. Pasi mbërriti në shtëpinë e pushimit në Vlorë ai i sugjeroi marshallit Malinovski që në majën e Karaburunit të ndërtohej një bazë e fuqishme raketash kundërajrore nga ku do të kemi ne në kontroll Bosforin, Suezin, Gjibraltarin dhe krejt Mesdheun. Por udhëheqja e partisë dhe e shtetit tonë nuk e pranoi këtë sugjerim skllavërues. Kështu përfundoi dhe vizita e famshme e gjithë bujë e zhurmë e Nikita Hrushovit në Shqipëri.