BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Vlerat e Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it

Vlerat e Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it

(Në kuadrin e Ditës së Veteranit, më 20 korrik)

Luftëtarët që krijuan organizatën

Populli shqiptar në shekuj ka bërë përpjekje për dinjitet, pavarësi, liri dhe demokraci. Akumulimi i këtyre principeve parimore mori vlerë dhe u ngrit në shkallë më të lartë në vitet e LANÇ-it. Lufta dhe kontributi i luftëtarëve shqiptarë filloi në 7 prill 1939 dhe vazhdoi deri më 29 nëntor 1944, kur u çlirua vendi nga pushtuesit nazifashistë. Lufta e drejtë për çlirim dhe liri, bëri që Shqipëria të rreshtohej me plot dinjitet në Koalicionin e madh Antifashist Botëror, ku dha kontribut dhe shfaqi vlera, si një vend që u përball me dy fuqi të mëdha pushtuese të kohës dhe doli fitimtar duke çliruar vendin me forcat e veta.

Luftëtarët e kësaj lufte më 20 korrik 1957 krijuan Organizata e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, për të mbajtur gjallë frymën atdhetare dhe për të përkujtuar dhe transmetuar në breza këtë përvojë të madhe. Rrënjët e saj fillojnë me rezistencën popullore, organizimin luftarak dhe luftën kundër pushtuesit të huaj, çlirimin e vendit dhe mbrojtjen e idealeve të shenjta të LANÇ-it.

Organizata e Veteranëve të LANÇ-it në vitet e socializmit luftoi për mbrojtjen e vlerave luftarake të popullit, gjakun dhe sakrificat e luftëtarëve të brigadave sulmuese dhe dëshmorëve e heronjve të rënë, të simboleve të tyre të ngritura pas çlirimit të vendit. Veteranët dhe organizata e tyre punuan dhe luftuan në çdo ditë për t’i ruajtur dhe për t’i shtuar këto vlera dhe nuk pushuan e nuk u nënshtruan, por dëshmuan për historinë.

Veterani i LANÇ-it shfaqi dinjitet dhe krenari të pamohueshme për vlerat e luftës dhe gjakun e dëshmorëve. Veterani ka ngelur figurë nderi e popullit shqiptar dhe e Atdheut. Gjithë sakrificat dhe përpjekjet e tij, gëzojnë mbrojtje të veçantë ligjore, por ende qeveria dhe shoqëria, nuk i kanë vendosur në piedestalin e nderit, siç kanë bërë kombe dhe vende të përparuara të demokracisë në botë.

Organizata në vite ka ditur më së miri të mbrojë dhe të propagandojë, të ruajë dhe të mbajë gjallë traditat e LANÇ-it. Ajo më së miri i ka transmetuar këto vlerave te pasardhësit e tyre, tek të rinjtë në shkolla për edukimin patriotik dhe atdhetar të tyre. Në këto vite lufte dhe jetese organizata, ka mbartur dhe përçuar traditat historike e përparimtare të popullit shqiptar, i ka gërshetuar këto tradita patriotike për të gjitha kohërat, si dhe ka vepruar me historinë e popullit shqiptar si një e tërë. Kjo organizatë i ka ruajtur dhe i ka lartësuar këto vlera. Organizata e veteranëve dhe veteranët me sakrifica dhe me vetëmohim kanë mbajtur gjallë frymën e dashurisë dhe respektin e popullit për bijtë dhe bijat e tij, të cilët dhanë gjithçka për çlirimin dhe lirinë e popullit. Ajo i ka mbrojtur heronjtë dhe dëshmorët e vendit me një përkushtim të madh dhe vetëmohim, duke u ngritur kundër të gjitha shpifjeve dhe shantazheve, denigrimeve dhe përbaltjes së tyre nga forca regresiste dhe prishëse të simboleve të luftës.

Ka mbajtur gjallë idealet e dëshmorëve

Organizata e veteranëve u bë pasuesja e mirë e traditave më të mira të partizanëve dhe të idealeve për të cilën ranë dëshmorët e Atdheut. Puna dhe trashëgimia e tyre e pasur u rrezatua në ngritjen e varrezave të Dëshmorëve, në monumentin Nënë Shqipëri që janë simbolet kryesore të dëshmorëve të Atdheut. Bulevardi kryesor i kryeqytetit ka emrin bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Me punë dhe përpjekjet e tyre veteranët në sistemin socialist ngritën dhe vendosën lapidarë e pllaka përkujtimore që përkujtonin epopenë e luftës, vendin ku u derdh lumë gjaku i dëshmorëve. Në të gjithë Shqipërinë u përcaktuan shtëpi baza të luftës, u ngritën muze, si dhe rrugë, shkolla e institucione iu vendosën emrat e dëshmorëve. Veteranët nisën botimin e veprës “Yje të pashuar”, që iu kushtohej veprimtarisë së dëshmorëve, u përgatitën monografi për dëshmorë e heronj, u bënë buste dhe piktura, u realizuan dokumentarë dhe filma për të përjetësuar veprën e pavdekshme të dëshmorëve. Ishin veteranët ata që nisën edukimin e të rinjve në shkolla për njohjen e jetës dhe veprës së dëshmorëve. U krijua një traditë e mirë dhe u bënë veprimtari që i bënin jehonë jetës dhe veprës së dëshmorëve të atdheut.

Në bashkëpunim me organet e pushtetit lokal, ngritën në kujtim të LANÇ-it, memoriale të dëshmorëve, vendosën në sheshe e shtëpi, rrugë e vende ku janë kryer aksione luftarake, pllaka përkujtimore dhe u ndërtuan varrezat e dëshmorëve. Gjithashtu u bë përkujtimi i përvjetorëve të datave historike, si datën 28 e 29 Nëntorit e të 5 Majit, të Konferencës së Pezës, të 10 korrikut, Çlirimi i Tiranës etj. Në kuadër të këtyre veprimtarie rëndësi iu kushtua punës me nxënësit e shkollave, zhvillimit të referateve dhe zhvillimit të aksioneve luftarake në qytet e në fshatra, zhvillimi i ekskursioneve në vendet historike, vizita e biseda me familjet e dëshmorëve etj. Krijimi i dosjeve të dëshmorëve të nisur në shkollën “Naim Frashëri” në Elbasan nën kujdesin e Heroit të Popullit Hekuran Pobrati, nismë e cila u përhap shumë shpejt në të gjitha shkollat 8-vjeçare dhe të mesme të Shqipërinë. Krijimi i dosjeve të dëshmorëve ishte një punë titanike që e bënë me përkushtim veteranët, duke na lënë një pasuri dhe vlerë dokumentare të paçmuar për organizatën e dëshmorëve.

Rol dhe vlera të pamohueshme kishte dhe ka për veteranët edhe organi i propagandës së saj, gazeta “Kushtrim brezash”, gazetë e cila shkon dhe lexohet në çdo fshat të Shqipërisë. Punë e madhe e bërë nga veteranët për botime të ndryshme historike në organet e shtypit e në media, me shkrimet dhe kujtimet e veteranëve të LANÇ-it ka hedhur dritë mbi të vërtetën dhe mbi rëndësinë e ngjarjeve të luftës dhe të dëshmorëve.

Organizata e Veteranëve është udhëhequr dhe drejtuar nga figura të spikatura atdhetare, por dhe të kontributit të dhënë gjatë luftës. Vend kryesor kanë figurat ushtarake të luftës, komandantët e brigadave dhe të njësive sulmuese si Beqir Balluku e Shefqet Peçi, si dhe kuadro me përvojë si Pirro Dodbiba, Adnan Qatipit, Rustem Peçi e Odhise Porodini. Këta i kanë dhënë hov dhe jetë kësaj organizate që veteranët e LANÇ-it, si përfaqësuesit më besnikë e luftëtarë trima të patrembur, që i kushtuan jetën e tyre çlirimit të Shqipërisë, të shkruanin kujtimet e kësaj epopeje dhe t’i ruanin ato si dokumente kryesore e të rëndësishëm për brezat e ardhshëm.

Veprimtaria për dëshmorët e LANÇ-it, para viteve ‘90 të shek. XX, kryhej nga Komiteti Kombëtar i Veteranëve të LANÇ-it, nëpërmjet Departamentit të Dëshmorëve pranë këtij Komiteti e drejtuar me kompetencë respektivisht nga Sali Verdha, Qamil Poda, Kristo Papajani, të cilët kanë kryer një punë tepër të vyer për hartimin e dokumentacionit bazë të evidencimit të dëshmorëve dhe familjeve të tyre. Ky dokumentacion përbënte dhe objektin kryesor të referencës, që u mor në administrim nga Organizata e Dëshmorëve e që po vazhdon të përmirësohet e plotësohet me të dhëna të reja në vazhdimësi.

Bashkëpunim për mbrojtjen e simboleve të vendit

Veteranët e LANÇ-it, kanë dhënë shembullin e një bashkëpunimi në të gjitha momentet historike, si dhe kanë përkrahur pa rezerva Organizata Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ-it dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut, si dhe të gjitha shoqatat atdhetare e kulturore për përkujtimin e ngjarjeve dhe të datave historike, mbrojtjen e simboleve të Kombit.

Vëmendja e tyre gjithmonë ka qenë mbrojtja e LANÇ-it, pasi aty të gjitha forcat reaksionare dhe përkrahësit e tyre ishin dhe janë që të përbaltnin këtë luftë, të mohojnë komandantët dhe komisarët që e drejtuan, udhëhoqën dhe e shpunë në fitore. Organizata e Veteranëve të LANÇ-it në këto vite të jetës së saj ka rritur dhe zgjeruar bashkëpunimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me jashtë. Rëndësi iu ka kushtuar veçanërisht organizatave dhe shoqatave me vendeve që u përfshinë në Koalicionin e madh Antifashist Botëror. Organizata ka forcuar lidhjet me organizatat ndërkombëtare, anëtare e të cilave është në Federatën Botërore të Luftëtarëve të Vjetër (FMAC), Federatën Ndërkombëtare të Rezistentëve (FJR), si dhe me organizatat homologe të vendeve të tjera dhe veçanërisht, me ato të vendeve fqinje.