BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për drejtorin e Kadastrës, u arrestua pas hetimit prej 9 muajsh nga SPAK në bashkëpunim me Policinë

GJKKO merr vendimin për drejtorin e Kadastrës, u arrestua pas hetimit
x

Opinion / Editorial

Vlerësim dhe mirënjohje për punën e mjekut epidemiolog Pëllumb Pipero

Vlerësim dhe mirënjohje për punën e mjekut epidemiolog

Për të gjithë intelektualët që shërbejnë dhe impenjohen e kontribojnë në fusha të ndryshme të veprimtarisë shkencore e në veçanti të pandemisë vrastare të koronavirusit lipset përherë e më tepër e vazhdimisht e në mënyrë permanente të ketë vlerësim maksimal. Një ndër ta është mjeku i palodhur epidemiolog Pëllumb Pipero që po ndeshet dhëmbë për dhëmbë me sfidën e paprecedentë të koronavirusit të fshehtë, tinzare, të beftë, të padukshëm e tejskajshmërishëm, ngjitës e vrastarë me të cilin po përballet si kundër ndonjëherë tjetër planeti ynë. Që nga fillimet e përhapjes së pandemisë mjeku Pipero ka pasur dhe ka një impenjim maksimal dhe veprimtari të dendur shkencore kundra kësaj epidemie të pashembullt. Është për t’u nënvizuar dhe theksuar fakti i pamohueshëm dhe tepër domethënës angazhimi, puna e palodhur dhe kontributi i tij i jashtëzakonshëm në sfidën kundër kësaj pandemie të rrezikshme që na ka infektuar dhjet ëra mij ëra njerëz dhe afro 1000 viktima e që përfitoj nga rasti që t’iu përcjell ngushëllimet e mia më të dhimbshme familjarëve, të afërmve, shokëve dhe miqve dashamirës kudo që ndodhen brenda dhe jashtë atdheut. Si mjek i përkushtuar Pipero është përherë i kudondodhur dhe gjithandej prezent si në mjediset spitalore, farmaceutike, në panelet dhe studio televizive duke komentuar dhe dhënë këshilla të vyera sesi dhe qysh duhet të mbrohemi në mënyrë permanente nga pandemia vrastare e koronavirusit. Karakteristikë dalluese e veçantë në punën dhe veprimtarinë e tij të përditshme është fakti se doktor Pipero na prezantohet si një intelektual dinjitoz që rrezaton dhe përcjell me fakte e argumente shkencore optimizëm, shpresë dhe besim se ai shikon dritë në fund të tunelit dhe forca e mundësi për t’u përballur e triumfuar mbi pandeminë e paftuar e të rrezikshme të koronavirusit duke bërë përherë e vazhdimisht apel qytetar për të njohur e respektuar me korrektesë e disiplinë shembullore masat kundra kësaj pandemie sikundër janë mbajtja e detyrueshme e maskës në ambientet e mbyllura dhe ato të hapura, forcim dhe zbatim rigoroz të masave higjeno-sanitare, ruajtja e distancimit fizik e social, shmangies së grumbullimeve, zbatim të masave të rrepta dhe kufizim në maksimum të njerëzve në ceremonitë martesore, mortore e fetare. Po përkundrejt këtyre masave të shumta e të thëna e stërthëna e kushedi për të satën herë përditë e në vazhdimisht shohim njerëz indiferentë e krejt të pakujdesshëm në zbatimin me disiplinë të lartë të masave parandaluese ndaj koronavirusit. Pra sikundër konstatohet duhet më shumë masa propagandistike për ngritjen dhe ndërgjegjësimin qytetar për nevojën dhe domosdoshmërinë e bindjes së qytetarëve për të vepruar me ndjeshmëri të lartë e me reflekse të shpejta ndaj masave antikovid. Beteja me pandeminë fitohet duke qenë bashkë e duke vepruar e luftuar gjithmonë krahë për krahë njëri-tjetrit pasi edhe në këtë rast bashkimi bën fuqinë. Një përshtypje të veçantë më ka bërë sjellja dhe qëndrimi i doktor Piperos përballë kolegëve gjatë debateve dhe diskutimeve në panelet televizive duke dëgjuar shokët me durim e me respekt e duke përdorur argumente shkencore e duke dhënë ndihmesën e tij të vyer. Po kështu edhe ndaj vizitave të pacientëve është tepër i përkushtuar dhe i impenjuar duke u dhënë përherë kurajo, optimizëm dhe shpresë se gjithçka do të kalojë duke dhënë këshilla të nevojshme dhe efikase. Që nga shfaqja për herë të parë të koronavirusit në vendin tonë doktor Pipero ka qenë përherë në vijën e parë dhe gjithnjë i kudondodhur në luftën ndaj sfidës që kemi përballë prandaj pandemisë, e cila po përpiqet me thonj e me dhëmbë për të rezistuar për të na dëmtuar. Në gjykimin tim njerëz dhe intelektualë të tillë lipset që të vlerësohen, t’u shprehim mirënjohje e respekt për kontributin e tyre dhe t’i lartësojmë këto figura që të bëhen shembull e burim frymëzimi edhe për intelektualë të tjerë të veprimtarisë shkencore e shoqërore. Është pikërisht kjo arsyeja që këtë shkrim portret ia dedikoj me meritë dhe dinjitet mjekut të talentuar e të palodhur Pëllumb Pipero.