BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të
x
BREAKING NEWS

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues
x
BREAKING NEWS

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me
x
BREAKING NEWS

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin
x

Opinion / Editorial

Vlora në rrjedhat e kohës, Dr. Fatos Arapi si një orakull i saj

Vlora në rrjedhat e kohës, Dr. Fatos Arapi si një orakull i saj

Në vitin 2001 është mbajtur “Konferenca shkencore VLORA NË RRJEDHAT E KOHËS” me nismën e Universitetit Teknologjik “Ismail Qemal Vlora” dhe Shoqata Kulturore “Ismail Qemal Vlora” dhe Bashkia e Vlorës. I gjithë ky aktivitet u përshkrua nga botimi i një libri nga Profesor. As. Badhosh Gaçe. Ndër kumtesat e shumta që u mbajtën nga personalitetet e fushave të ndryshme shkencore, veçoj atë të Dr. Fatos Arapi me temë “Ka disa Vlora”. Kjo kumtesë është një profetësi e një mendje të mençur e një djali të Vlorës, që ka zgjedhur t’i flasë asaj si një ekonomist i klasit parë. Fatos Arapi kish mbaruar studimet e larta në  Sofje të Bullgarisë  për ekonomi. Ka punuar si gazetar dhe si pedagog i ekonomisë. Si shkrimtar e poet ka fituar disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka disa Vlora dhe shqiptarët duhet t’i njohin ato. Në një kuadër të gjerë, atje ku historikisht vendoset Shqipëria, vetiu atje është edhe Vlora. Milan Shuflaj thotë se: “Historikisht Adriatiku është një miniaturë, ose së paku një vatër kulture e Mesdheut, sepse gjendet në mes të botëve të vjetra: Lindjes dhe Perëndimit”. Edhe Baldaci pohon se “fatkeqësia kryesore (e popullit shqiptar) ka qenë ajo, që ai të gjendej si në një urë ndërmjet Detit të Zi, Arkipelagut dhe Adriatikut, për herë mes tronditjeve të invazioneve dhe çvendosjes të popujve e interesave…” Eqerem Çabej, gjithashtu, na thotë: “Shqipëria ka qenë më tepër e orientuar nga perëndimi se fqinjët e saj”. Ka edhe një Vlorë tjetër, Vlora pikë strategjike e zhvillimit ekonomik dhe pikë strategjike politiko-ushtarake. Më 1915, në librin e vet “Çështja e Adriatikut” Charles Vellay shkruante: “ E vendosur në mes të udhës midis Triestes e brigjeve të Afrikës, gjithashtu në mes udhës midis Gjibraltarit e Port-Saidit, ajo Vlora, mund të zotërojë njëherësh udhët e Lindjes e të Perëndimit, të Veriut e të Jugut, ajo mund të lejojë apo të pengojë, sipas dëshirës së vet, komunikimin e Evropës Qendrore me Afrikën Veriore dhe të Orientit me Oksidentin. Vlora është një nga portet më të sigurt dhe më të mëdhenj të Mesdheut dhe mund t’i japë fuqi (Shtetit) që zotëron, përfitime të pallogaritshme. Ka dhe një Vlorë, më të afërt dhe të prekshme në politikën rajonale e ballkanike. Vlorën që e përjetojmë përditë, por fatkeqësisht jo gjithnjë jemi të ndërgjegjshëm për të. Më tej vazhdon Fatos Arapi:- Më 1920, ministri i Jashtëm Italian K.Sforca deklaronte: “Pikëmbështetja e politikës tonë, tashmë, duhet të jetë zotërimi i Vlorës…Ne kurrë nuk të bëjmë një politikë efikase shqiptare e ballkanike, nëse nuk do të ngulemi në bregdetin tjetër…Kjo bazë detare përbën interesin tonë kryesor në Adriatik”. Edhe kryeministri i atëhershëm Xh.Xholiti, pohonte: “Vlora është pikë strategjike që po të pushtohet nga një fuqi jo mike e Italisë, mund të bëhet një rrezik i madh për vendin tonë”. Ka mbi 2000 vjet, pra, gjeostrategjik e këtij bregu të Mesdheut, ndikon fuqishëm mbi ngjarjet( jo vetëm politike) të gjithë rajonit. As konflikti në Kroaci, as ai në Bosnjë, nuk i shtyu ngjarjet në buzë të një lufte gjithëballkanike apo gjithëevropiane, si Lufta e Kosovës apo ngjarjet e tanishme në Maqedoni. Sa më tepër zjarri i luftës u afrohet brigjeve të Mesdheut, aq më i pakontrollueshëm bëhet ai. Nuk ekziston problem shqiptar në Ballkan, nuk ekziston problem i Shqipërisë së madhe apo i Shqipërisë së vogël, politika evropiane e di mirë që sot integrimet e vërteta evropiane, pakti i vërtetë i stabilitetit, ka pengesë pikërisht mendësitë dhe konceptet e vjetra me të cilat punojnë kancelaritë e disa shteteve përreth nesh. Paqja ka armik këtu formimin dhe edukatën antioksidentale të këtyre politikanëve, të cilët, përtej retorikës pseudobashkëkohore, mbeten përsëri produkte të pandryshueshuara të përcaktimit të tyre oriental, sidomos pro rus. Ndër të tjera thekson Fatos Arapi: Ka një Vlorë tjetër. Më 6 maj 1920, gazeta “Drita” e Gjirokastrës shkruante: “Vlora është e tona dhe duhet të jetë. Se ndofta ajo e bëri Shqipërinë, po ndofta dhe ajo mund ta prishi…. Rreziku vjen nga Vlora dhe jeta e Shqipërisë varet atje. Nuk ka në shesh çështje të Toskërisë, Gjirokastrës e të Shkodrës. Fati i këtyre viseve është i lidhur me Vlorën. Po ashtu, revista me autoritet “Hylli i Dritës”, më 1943, parathoshte mendimin profetik: “Prej Vlone shëtoj dje Shkodra, prej Vlone ka me shpëtua edhe Mitrovica”. Nuk mund të lejohet që politika shqiptare të heshtë dhe ta zbehë karakterin mesdhetar të vendit tonë. Ta konceptosh Shqipërinë vetëm si vend ballkanik, pra si Maqedonia, Bullgaria, apo Serbia, do të thotë që, me ndërgjegje ose jo, t’i kthesh dhunshëm zhvillimet brenda divizës: “Ballkani për ballkanasit” që u dëshmua fatale për fatet e popullit tonë gjatë gjithë shekullit të 20-të. Shqipëria është një vend sa ballkanik, aq edhe mesdhetar, si Greqia, si Turqia. Jemi të vendosur në dy dete kryesore të Mesdheut: Jon e Adriatik. Dhe për fatin tonë të mirë, kemi në dorë kyçin e tyre, Vlorën. Vlora nuk mund të bëhet as greke, as italiane, as serbe. Po të ishte se mund të bëhej, do të ishte bërë në mijra vjet. Pa një Vlorë të zhvilluar, Shqipëria nuk do të jetë kurrë e qetë dhe stabël dhe, pa një Shqipëri stabël nuk ka as Ballkan të qetë. Dëshiroj të vë përpara syve tuaj këtë fakt tronditës: Shqipëria zyrtare ka sot 470 km bregdet. Por tregoni një fshat të mirfilltë modern peshkatarësh. Vetëm një …S’ka asnjë. Po për çfarë turizmi flitet, pa bregdetin e zhvilluar në ekonominë shumë degësh të tij? Përkundrazi, edhe Janina dhe gjithë jugu i Ballkanit, Leçja dhe gjithë “Çizmja” italike, do të përfitojnë shumë kur Vlora më në fund të zhvillohet normalisht. Nga vetë pozita e saj gjeostrategjike, Vlora është përcaktuar të zhvillohet si një port i madh mesdhetar, qendër e rëndësishme ekonomike e kulturore, ku takohen jugu e veriu, perëndimi e lindja. Sa më e shpejt të nisë ky ndërtim i domosdoshëm i kryeqendrës sonë të Jugut, aq më dobisjellës do të jetë për të gjithë, për popullin tonë e gjithë popujt fqinjë.