BREAKING NEWS

Berisha zbulon telefonatën që solli përplasjen me Erdogan: Më kërkoi në mënyrë jodiplomatike…

Berisha zbulon telefonatën që solli përplasjen me Erdogan:
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha zbulon arsyen pse bojkotoi sot Kuvendin

Sali Berisha zbulon arsyen pse bojkotoi sot Kuvendin
x
BREAKING NEWS

Erdogan nuk e takoi, reagon për herë të parë Ilir Meta

Erdogan nuk e takoi, reagon për herë të parë Ilir Meta
x
BREAKING NEWS

Pritet kthesa drastike në politikën shiptare / Spartak Ngjela tregon planin e madh që po përgatitet për Shqipërinë

Pritet kthesa drastike në politikën shiptare / Spartak Ngjela tregon
x
BREAKING NEWS

Erdogan ia bën të qartë qeverisë shqiptare: Merrni masa të menjëhershme pë gylenistet që marrëdhëniet tona të mos errësohen

Erdogan ia bën të qartë qeverisë shqiptare: Merrni masa
x
BREAKING NEWS

Presidenti Erdogan flet në Parlamentin e Shqipërisë: S’do lejojmë askënd që të prishë këtë panoramë të bukur e të këndshme

Presidenti Erdogan flet në Parlamentin e Shqipërisë: S’do
x
BREAKING NEWS

Ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit
x
BREAKING NEWS

Erdogan jep njoftimin e rëndësishëm, paralajmëron zhvillime të reja në Shqipëri

Erdogan jep njoftimin e rëndësishëm, paralajmëron zhvillime
x

Opinion / Editorial

Vlora si simbol i “jemi një komb- kemi një flamur”

Vlora si simbol i “jemi një komb- kemi një flamur”

Ka marrë më të bukurën nga Adriatiku dhe Joni dhe me të drejtë është quajtur edhe perla e Mesdheut por dekorata më e ndritshme në gjoksin e Vlorës është emërtimi si Meka e trimërisë shqiptare. Falë aktit historik të 28 Nëntorit 1912 kur plaku i urtë Ismail Qemal Vlora ngriti flamurin aty dhe shpalli pavarësinë e vendit, ajo ka fituar privilegjin që njëherë në vit të jetë edhe kryeqyteti i vendit. Jo thjeshtë se atë ditë aty zbarkojnë të gjithë drejtuesit kryesor të shtetit por më e rëndësishmja se atë ditë aty mblidhen shqiptarët nga të gjitha trevat që flasin shqip dhe flamurin kuq e zi të Skënderbeut nuk e tundin thjeshtë në ajër por e ndjejnë në shpirtin e tyre. Risitë e përkujtimit të 109 vjetorit të kësaj feste mbarëkombëtare ishin fillimisht negative. Tre më të mëdhenjtë e politikës së Tiranës, presidenti në detyrë Ilir Meta, kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla dhe kryeministri Edi Rama erdhën secili për hesap të vet dhe nuk ia dhanë dorën njëri-tjetrit edhe kur erdhën, edhe kur ikën. Mungojë ai entuziazmi i çdo viti dhe këtu mbase ia lënë fajin sheshit që është në rindërtim. U mjaftuan vetëm me ngritjen simbolike të flamurit dhe vendosjen e kurorave me lule tek varri real i babait të kombit. Risia tjetër ishte se partia e Tiranës ishte “jetime”. Asnjë përfaqësues nga shteti i Kosovës, asnjë përfaqësues nga drejtuesit politik nga Mali I Zi, apo Maqedonia e Veriut, ndonëse tashmë në të dy shtetet ne kemi përfaqësuesit tanë në krye të tyre, deri në rang zëvendëskryeministri. Unë fajësoj më shumë këta të dytët se edhe ndonëse mund të ketë munguar ftesa zyrtare nga shteti amë, ata nuk ka protokoll që i pengon të vijnë të festojnë në festën e të gjithëve. Shpallja e Pavarësisë nuk u bë vetëm për Vlorën apo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë trevat shqiptare dhe në aktin e kësaj shpalljeje janë gdhendur me germa të arta edhe firmat e 17 përfaqësuesve nga Kosova. Përpara flamurit kuq e zi të Skënderbeut ngritur atë ditë u përkul dhe e puthi me lot në sy edhe vetë trimi I Kosovës, Isa Boletini me trimat e tij. Nuk ka përse Osmani dhe Kurti ta festojnë simbolikisht këtë përvjetor në Prishtinë por të jenë përkrah vëllezërve të tyre në “vendngjarje” në Vlorë. Por ani, mungesën e “pashallarëve” të sotëm e sfumuan me pjesëmarrjen e tyre njerëz të thjeshtë që nuk presin ftesa zyrtare të vijnë në Vlorë por iu përgjigjen thirrjes së zëmrës së tyre. Vlora këtë 28 nëntor ishte me të vërtetë një Shqipëri e Madhe. (Le të tërbohen ata që i lebetit kjo e vërtetë historike). Ishin në Vlorë këtë 28 nëntor nga pothuajse çdo qytet i Shqipërisë por edhe nga gati çdo qytet I Kosovës, dhe qytetet shqiptare nga Mali I Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Mësoj se shërbimet hoteliere të qytetit bregdetar nuk ishin të mjaftueshme për të strehuar të gjithë të ardhurit ndaj dhjetëra familje vlonjate hapën dyert e tyre duke pritur të njohurit e tyre ardhur prej larg, më së shumti nga Kosova. Ishin njohur dhe kishin lidhur miqësi të pandarë kur ndodhi eksodi i madh i tyre si prag çlirimi shekullor prej serbëve dhe po këto familje u bënë mikpritësit e tyre. Kjo më kujton edhe një mirësi që më kishte ndodhur në Prishtinë. Në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, një çam patriot si Dashamir Tahiri organizoi një vajtje në Prishtinë të rreth 10 qytetarëve vlonjatë, njëri prej të cilëve isha edhe unë. Përveç kënaqësisë që në çdo qytet ku kalonim përshëndeteshim përzemërsisht nga vëllezërit tanë, në Prishtinë e ndjemë frymëmarrjen të plotë. Mirëpo nuk kishim prenotuar hotel dhe pasi shkuam në dy-tre prej më të mëdhenjve aty, ngelëm të pezmatuar. Papritur si dhuratë nga zoti, në hollin e hotelit ku prisnim pa shpresë shfaqet këngëtari Shpat Kasapi me suitën e tij. Kishte prenotuar 5 dhoma dhe sapo hyri pyeti se kush ishin të Shqipërisë që kishim ngelur pa hotel. Mesa duket e kishte informuar dikush. Iu afruam dhe pasi na pyeti se sa ishim dhe mori përgjigje për 10, ju drejtua sportelit se gjashtë prej tyre do të flinin në tre dhomat që kishte ai në dispozicion. E dëgjova teksa iu thoshte bodigardëve të vet që të shkonin dhe të flinin tek njerëzit e tyre. Ndërsa po na kërkonte ndjesë se kaq mund të bënte dhe po merrte falënderimet tona, na afrohet njëri prej sportelistëve dhe na thotë se “4 të tjerët do të shkojnë të flenë tek shtëpia e bacës së tij”. Vëllai nuk e lë kurrë vëllanë në baltë dhe natën jashtë. Këtë bënë edhe vlonjatët këtë natë historike. Ndjehem mirë kur shikoj një grup pedagogësh të Universitetit të Tetovës që bisedojnë të qeshur me homologët e universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës dhe sigurohem se të gjithë ishin strehuar tek ata. Ka në këtë ditë feste edhe detaje që të mbeten në mendje dhe janë aq spontane. Shikoj një grup festuesish që flamurin kuq e zi e kishin hedhur shpatullave dhe mësoj se janë nga Kaçaniku. I provokoj dhe u them se ku e kanë flamurin blu zyrtar të shtetit të tyre dhe përgjigja e tyre ishte e menjëhershme: atë flamur ta mbajnë në zyrë Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, le ta marrin me vete edhe kur shkojnë në Bruksel. Ne një flamur kemi në zemër dhe në shtëpitë tona, flamurin e Skënderbeut, të Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit. Qofsha i gabuar por kur shikoj këtë ditë nëpër rrugët e qytetit bregdetar më shumë të ardhur se vendalinjtë , dua të pohoj se ata janë më shumë patriot se ne. Ma përforcon këtë mendim edhe drejtori i Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, Istref Dobi, Bepi sic e thërrasim qysh prej fëmijërie që, pa hyrë në përllogaritje shifrash që ai i ka të sakta më pohon se shkollarët nga Kosova dhe tashmë edhe nga shkollat e Maqedonisë së Veriut janë 10-fish më të shumtë se ata të shkollave në vend që vizitojnë Muzeun. Mësoj prej kompetentëve se këto shkolla e kanë në programin e tyre mësimor të vizitojnë këtë muze çdo vit dhe të njihen nga afër me aktet e shpalljes së Pavarësisë. Kujtohem se në muajt e verës kryesisht, sheshi i Skelës mbushet plot me autobusë me targat e Kosovës dhe nxënësit prej aty vizitojnë jo vetëm Muzeun por edhe bukuritë e papërsëritshme të qytetit bregdetar. Ata konsumojnë tre apo katër ditë për këtë gjë ndërkohë që programet e shkollave tona nuk kanë një ditë mësimore për këtë gjë. Bepi më siguron se tashmë kanë një program me Ministrinë e Kulturës dhe të Arsimit që në ditët e dyndjeve të këtyre shkollarëve të ketë program më të detajuar dhe përveç muzeut të pavarësisë të vizitohen edhe resurse të tjera historike të Vlorës dhe rrethinave të saj. Por le ti kthehemi festës sonë të Pavarësisë së këtij viti. Ajo nuk mbaroi në atë 20-minutsh që iu deshën pushtetarëve të ngrinin flamurin dhe të vendosnin kurorat me lule dhe pastaj, siç edhe erdhën ikën edhe e pinë kafen në lokale të veçanta. Festuesit e ardhur nga larg dhe vendalinjtë festuan së bashku, duke bërë edhe pak më shumë zhurmë se ditëve të zakonshme por ishte zhurmë e justifikuar sepse i gëzoheshin ditës së Flamurit. Bëj edhe unë zhurmë me miqtë e mi se kush duhet të paguaj kafetë. Unë jam I bindur se ato më takojnë mua si pritës por vëllezërit më mbyllin gojën: festa nuk është vetëm e jotja, festa është edhe e jona. Dhe siç ndodh në raste të tilla, ndahemi me premtimin se do të takohemi përsëri bashkë dhe nëse kjo nuk ndodh për arsye pune deri në nëntorin tjetër, më 28 do të jenë përsëri këtu.