BREAKING NEWS

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në disa qytete të vendit, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në
x
BREAKING NEWS

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, zbardhen detaje nga dosja që e ka fundosur

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i
x

Opinion / Editorial

Vlora, Vlora ia bëri “fora”

Vlora, Vlora ia bëri “fora”

Morali s’ka bindje, ideologji, racë, origjinë, krahinalizëm, apo partishmëri, ai rrjedh nga botëkuptimi, koncepti, karakteri dhe tradita familjare dhe komunitare. Vlora është shquar për moral, karakter, trimëri, besnikëri, bujari, patriotizëm dhe atdhetarizëm. “Morali është padyshim gjëja më e rëndësishme në jetë, ajo është mbase vetë vullneti për jetën”, shkruan T. Mann.

Vlonjatët kanë bërë histori dhe janë shquar në shekuj në luftrat për liri, pavarësi, çlirim kombëtar dhe shoqëror. Vlora e lirisë, kujtohet për luftrat ndaj osmanlinjve, e veçanërisht në luftrat ndaj grekut në 1912 dhe 1914, ndaj italianëve 1920 dhe 1939 dhe gjermanëve. Është sa pak e pabesueshme që Vlora e Pavarësisë, djepi i lirisë, sot i del kryq demokracisë, që aleatët tanë strategjikë, amerikanët, që kanë përcaktuar ekzistencën tonë që nga Presidenti Uillson e deri te Presidenti Klinton, që na dhuruan Kosovën e lirë që kemi sot. Kombi shqiptar, i është borxhli dhe s’ka të larë me SHBA. Në vazhdën e dashurisë dhe përkujdesjes për popullin tonë DASH, synon ta çlirojë Shqipërinë nga “pushtuesi i ri” 30-vjeçar, korrupsioni dhe krimi, që i ka zënë frymën, nga klasa jonë politike e degjeneruar, pa ngjyra politike. Është pikërisht ky armik i kohës moderne që ka pushtuar jo vetëm vendin tonë, por gjithë demokracitë e brishta. Berisha, mendoi se ia hodhi, e kaloi lumin pa u lagur, duke korrur e shirë, pa e ditur fundin. Por rëndësi për çdo njeri të moralshëm, varet si e mbyll jetën. Këtë fund tragjik, Berisha kërkon ta sfidojë me sloganin të “shpëtojmë demokracinë dhe Partinë Demokratike”. Këtë orgji, s’ia beson njeri. Spektaklet që ka nisur duke bërë takime nëpër qytete me disa pseudodemokratë të sëmurë, janë demonstrime për t’i thënë DASH, se ai ka shumë demokratë, që e ndjekin nga pas. Ai publik që kishte mbushur sallën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë, nuk përfaqësojnë vlonjatët e vërtetë, ata janë të shitur, të paguar, të graduar, që kanë përvetësuar pasurinë e popullit, apo miop politik, që i shkojnë pas, se e shohin patriarkun e tyre në rrezik. Në atë sallë të mbushur me ithtarë të Berishës, kishte jo vetëm vlonjatë, por dhe nga Delvina, Saranda, Fieri e qytete të tjera, që donin të krijonin dekor dhe imazhin se doktori ka shumë elektorat, që e ndjekin nga pas. Megjithë mysafirët që kishin ardhur nga rrethet e tjera, duhet pranuar se sofra bujare për Berishën, qe shtruar nga vlonjatët. Sigurisht që nuk është i gjithë komuniteti vlonjat që e ndjek nga pas këtë matrapaz politik, por një pjesë e vogël e infektuar nga fryma berishiane. Me ato krime që ka bërë Berisha në Vlorë, nuk duhet t’i hapeshin dyert të futesh në qytet, pa folur më të pritej në foltore dhe të dëgjoheshin xhevahiret e tij. Mjafton që vlonjatët të kujtojnë 1997 dhe 1998, dhe të kthehen prapa në kohë, të shohin varrezat e mbushura me të rinj nga politikat djallëzore të Berishës, me çeljen e firmave piramidale. Krahinalizmi si filozofi duke ndarë në Jug dhe Veri, është pjellë e filozofisë berishiane, si praktikë dhe ide. Ishte Berisha që implementoi ngritjen e firmave piramidale duke instaluar shumë pronarë veriorë në Vlorë dhe propagandoi se paratë e shqiptarëve janë të sigurta, ku shumë familje humbën shtëpitë dhe kursimet e djersës së tyre shumëvjeçare. Kur shpërthyen revoltat popullore në Jug të Shqipërisë, ai dërgoi avionë dhe paramilitarë nga Veriu dhe Kosova. Nuk më shuhet nga kujtesa një rast që transmetonte një televizion, ku kishte mobilizuar të rinj nga Mirdita për t’i dërguar në Vlorë, të shtypte demonstratat e vlonjatëve. Në kohën që po niseshin makinat drejt Vlorës, një prind erdhi te makinat dhe pa djalin e vet hipur në karroceri. Po t’i, i drejtohet të birit (që kishte ikur pa lejen e familjes), ku po shkon?! Në Vlorë i përgjigjet djali, do luftojmë kundër vlonjatëve. Prindi i revoltuar, i thotë zbrit nga makina se nuk kanë zbarkuar grekët në Vlorë. Djali iu bind urdhrit të babait. Raste të tilla janë të shumtë. Veprimi patriotik i aviatorëve që dërgoi qeveria Berisha të bombardonin Jugun është një tjetër akt kriminal, që nuk u realizua falë ndërgjegjes dhe formimit të tyre atdhetar. Berisha këto ture takimesh nëpër qytete i bën si kundërvënie të shpalljes “non grata” nga DASH, për korrupsion e krime, që vlonjatët e kanë paguar më shumë se të gjithë shqiptarët. Vlonjatët pseudodemokratë, që e kanë merak, këtë dështak, s’u mbetet gjë tjetër veçse t’i ngrejnë një lapidar, si kriminel e vrastar, këtij “heroi kombëtar”, që me këtë titull është vlerësuar nga Presidenca e djathtë dhe ndihet krenar.