BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të shqyrtohet/ Mblidhet me urgjencë Gjykata Kushtetuese, a do të rrëzohen zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 dhe a do të ketë zgjedhje të parakohshme?

Çfarë pritet të shqyrtohet/ Mblidhet me urgjencë Gjykata
x
BREAKING NEWS

Kur do arrestohen 'peshqit e mëdhenj'? SHBA paralajmëron ndryshimin e MADH në Shqipëri

Kur do arrestohen 'peshqit e mëdhenj'? SHBA paralajmëron
x

Opinion / Editorial

Votuesi të pret nga rrobat dhe të përcjell nga mendtë

Votuesi të pret nga rrobat dhe të përcjell nga mendtë

Tashmë verdikti i popullit u dha: edhe 4 vjet do të na qeverisë e majta. Ajo e vazhdimësisë. Ata që prisnin rrotacionin vetëm se një fenomen i tillë ndodh në Amerikë dhe shpresonin të kopjohej edhe këtu, do të jenë edhe në të ardhmen në llogoren e opozitës, për të gjetur rrugë të reja për të ardhur në pushtet. Nëse do t’i gjejnë, përndryshe do t’i nënshtrohen ëndrrës së Edi Ramës që ka thënë se do rrijë në poltronin e kryeministrit deri më 2029. Demokracia e kulluar nuk e pranon këtë ëndërr të kryeministrit aktual, sepse kalojmë në diktaturë, por edhe ndryshimi nuk vjen pse ka dikush dëshirë, por është produkt i luftës së fortë politike dhe njëherazi edhe rezultante e konsumimit të pushtetit për forcën politike qeverisëse, por edhe përmes shpalosjes së një platforme fituese nga ata që kërkojnë të vijnë në pushtet. Jo siç ndodhi në këtë fushatë elektorale ku kryeministri aktual tregonte arritjet e qeverisë së tij dhe opozitarët mprihnin sfurqet dhe firmosnin kontrata fiktive me shtresa të ndryshme shoqërore, sikur ndodhej në zyrën kryeministrore. Edi Rama pasqyronte në çdo ditë të fushatës një qetësi olimpike dhe ishte në humor edhe kur ballafaqohej me kundërshtarë politikë tepër grindavecë dhe tepër provokatorë. Ndërkohë që kundërshtarët politikë nervozoheshin edhe kur ishin vetëm nëpër tribuna apo në ekrane televizive tepër dashamirëse. Dy detaje sa për konkretizim nga të dy kampet. Kur Fevziu tregonte me buzët vesh më vesh nga kënaqësia që militant me shumicë kishin shkuar me bori makinash në Surrel, Rama qetësisht u shpreh: sa mirë që e dhe kronikën, të shikojnë dhe të binden shqiptarët se me kë do jenë, me ne apo me ata. Në pothuajse çdo konferencë me gazetarë që vetëm si profesionistë nuk mund t’i vlerësosh, presidenti trashte zërin dhe i mëshonte shumë të drejtës plebishitare të popullit që nëse nuk fitonte ai, duhet të mprehte sfurqet e sëpatat. Tashmë kur kanë kaluar aq ditë sa janë të mjaftueshme që të rikthehet qetësia, që mund zemërimin e humbësve, dallohet më qartë disniveli midis palëve në fushatë. Duke mos llogaritur sëmundjen tashmë 30-vjeçare të politikës shqiptare, të mos njohjes së rezultatit nga të mundurit. Me këtë nuk pohojmë se zgjedhjet ishin të përkryera. Ato mbartin problematikat e veta, por të paktën në aparencën e përgjithshme mund të pohojmë se ishin më të mirat e mundshme në këto 30 vjet. Akuzat për blerje votash janë të dyanshme dhe ato pritet t’i vërtetojnë organet kompetente. Pse janë të dyanshme nuk do të thotë të bëhet kompromis dhe të heshtet, por përkundrazi, të zbulohet e vërteta, të marrin dënimin e merituar shkaktarët që të minimizohen në të ardhmen. Janë njëqind e një arsye pse votuesi ua dha votën socialistëve dhe po aq arsye pse refuzuan koalicionin e madh të djathtë e të majtë të bërë së bashku. Ka aq shumë argumente Edi Rama për të veshur aureolën e fitores dhe kanë më shumë justifikime kundërshtarët për të mbuluar humbjen. Por tashmë kur sipari është mbyllur, rëndësi ka që secili të marrë llogoren e vetë dhe të startojë rrugën për fitoren në zgjedhjet e ardhshme. Nuk do të merrem me nivelin e kandidatëve që paraqitën palët në këtë fushatë, as me argumentat politikë që sollën si alternativë fituese, as me shumën e shpenzuar nga të gjithë aktorët, por do të doja ta shikonim këtë fushatë në paraqitjen vizuale të tre protagonistëve kryesorë. (Them tre sepse çiftin presidencial do ta etiketonim si një). Ka një shprehje tepër domethënëse populli ynë teksa thekson se “mikun prite nga rrobat që ka veshur dhe përcille nga mendja që të tregon”. Edi Rama në të gjitha takimet që zhvilloi edhe ato masive, nuk u paraqit asnjëherë i veshur si një “politikan race”, por si një piktor kontravers. Asnjëherë me kostum e kollare, por me bluza dhe këmisha që i ndërronte herë pas here. Por në çdo takim ai sillte oratori të freskët. E shfrytëzoi në maksimum aftësinë që e dallon nga të tjerët. Edhe dy orë të fliste ai nuk kthehej në përsëritje. E mbështeti fushatën në dy armë që atij i rezultuan fituese: në evidentimin e arritjeve të qeverisë dhe në stigmatizimin e kundërshtarëve. Por me finesë dhe me humor që ngjiste shumë tek dëgjuesit. Por më kryesorja, qetësia. Edhe kur e ngrinte tonin nuk kishte zemërim në të. Fliste me aq siguri në fitore sa edhe dyshuesit dhe të pakënaqurit I bënte për vete. Madje nuk përtonte të bënte batuta edhe me ata demokratë që e provokonin hapur. Ndaj hyri në fushatë me poture dhe doli me fitore. Nuk ndodhi kështu me dyshen Meta-Basha. Ata asnjëherë nuk e ndanë nga vetja veshjen klasike dhe kostumet i ndërronin në çdo dalje televizive. Mirëpo fjalori i tyre ishte shumë i thatë. Presidenti, i mbytur nga mllefi, sidomos ndaj kryeministrit vetëm 5 fjalë artikulonte në çdo bashkëbisedim: 25 prilli plebishit i popullit, do presim duart, të mprehim sfurqet, Kushtetuta dhe kujtesa e kërcënimi për përsëritjen e 2 marsit të kaluar. Mbetja skllav e vetëm këtyre togfjalëshave jo vetëm që nuk ngjalli asnjë optimizëm për votuesit, por bëri efektin e kundërt: ata në mënyrë plebishitare (meqë presidenti e dashuronte shumë këtë fjalë), i thanë jo atij dhe bashkëshortes Monikës që kishte parë ëndërr për 34 deputetë të partisë së saj. Nuk ishte vetëm ky fjalor refuzues për votuesit ndaj presidentit, por edhe vetë sjellja e tij sidomos këtë 4-vjeçarin e fundit, por edhe gjithë ato akuza që i janë bërë në vite. Po ashtu edhe vajtje-ardhjet sa në një qytet në tjetrin, sidomos lëvizjet natën dhe në banesa të dyshimta ishin një minus i madh për të. Veçanërisht konflikti i hapur me kryeministrin e vendit, hera-herës edhe i shpikur ndikoi në dënimin e votuesve ndaj tij. Me dhimbje duhet të pohoj se më shumë e ka ulur figurën e tij presidenti pas zgjedhjeve kur të paktën nuk ka dhënë dorëheqjen siç e kishte pohuar vetë shumë herë në fushatë, nëse Rama fitonte 71 deputetë. Duket e ngatërrojnë numrat, se tashmë fitorja është me 74 deputetë. Pothuajse e njëjta situatë është edhe me kryetarin e opozitës, Lulzim Bashën. Edhe ai hyri në fushatë i krekosur dhe i kollarisur. Por edhe ai me fjalor tepër të kufizuar. Ato që mbahen mend prej tij janë togfjalëshat “unë jam kryeministri i 26 prillit”, “dekreti i parë që do firmos si kryeministër…” dhe veçanërisht butaforia në firmosjen e kontratave me shoqata të ndryshme. Nëse e studion fjalorin e Bashës nga ana leksikore vëren se shuma e fjalëve të përdorura nga ai nuk e kalon shifrën 30. Dhe më e keqja se në këto 30 fjalë kishte aq shumë premtime të gënjeshtërta sa e bindën votuesin ta lërë edhe për 4 vjet të tjerë Lulzim Bashën në opozitë, për t’u pjekur ose për t’u djegur. Edhe kryetari i opozitës ashtu si presidenti hyri në fushatë si “kaponj” të ngrefosur, por dolën me turpin e humbjes. Votuesi shqiptar tashmë e ka arritur pjekurinë për votë të besueshme dhe nuk i harron zakonet shekullore: të pret sipas rrobave që ke veshur, por të përcjell sipas mendjes që ke.