BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Votuesit duhet të kishin zgjidhur një dilemë që as Gjykata Kushtetuese nuk e zgjidh dot

Votuesit duhet të kishin zgjidhur një dilemë që as Gjykata

Është një dilemë mjaft e famshme që i atribuohet filozofit të shquar mesjetar francez të sh. XIV Giovanni Buridano, sipas të cilës një gomar në mes të dy barrëve me kashtë të njëllojta ngordh urie, sepse nuk di të zgjedhë se cila është me e madhe. Sipas kësaj dileme, vullneti për t’u vënë në akt ka nevojë për gjykim, përndryshe mungon akti. Me sa duket në një dilemë të tillë është organi më i lartë i drejtësisë në Shqipëri; Gjykata Kushtetuese. Ndonëse pritëm për shumë kohë me shpresë që të reformohej, kjo gjykatë, sapo filloi funksionimin e saj, papritmas gjendet në pozicionin e gomarit të Buridanit. Ajo nuk merr vendime vetë, por kërkon opinione diku gjetkë; konkretisht, për zgjedhjet e fundit vendore iu drejtua Komisionit të Venecias. Në Gjykatën Kushtetuese presupozohet se janë më të zgjedhurit e drejtësisë sonë; me karrierë të gjatë; me grada e me tituj të lartë, por ajo që iu mungon është kryesorja; dmth aftësia për të marrë vendime si në rastin e lartpërmendur. Me sa duket karriera, studimet e thelluara, vetingu nuk kanë dhënë rezultatet e duhura. Jo vetëm këtë rast, por vazhdimisht i jemi drejtuar Komisionit të Venecias. Ky komision ka rënë në hall me ne dhe po e bëjmë sa për të qeshur, sa për të qarë. Dhe kësaj here u treguam atyre se në çfarë gjendje është drejtësia shqiptare, kur dhe Gjykata Kushtetuese nuk e di se është aty për të marrë vendime. Faktikisht drejtësia s’ka të bëjë vetëm me përgatitjen dhe me arsyen e atyre që e ushtrojnë, por dhe me ndjesinë, e cila, me sa duket, mungon. Si ka mundësi që asnjërit prej këtyre anëtarëve nuk i shkoi në mendje të vendosë veten në pozicionin e një qytetari të thjeshtë apo dhe të një fshatari ndoshta dhe të pashkollë? Madje nuk do të kishte qenë turp fare, nqs ndonjëri nga këta anëtarë të kishte pyetur ndonjë nga të lartpërmendurit se a kanë qenë në dilemë, kur kanë pasur dy data zgjedhjesh vendore; që të dyja nga institucione të larta të shtetit. Pikërisht kjo dilemë e qytetarëve apo fshatarëve të thjeshtë do të kishte bërë që Gjykata Kushtetuese të merrte një vendim. Jemi vërtet në vendin e paradokseve dhe kjo që ndodhi e demonstron akoma më shumë këtë. Shqiptarët e thjeshtë pa parti politike duhet të kishin zgjidhur një dilemë; dmth do të kishin bërë një interpretim kushtetues (interpretim që as Gjykata Kushtetuese nuk po e bën dot, por po i drejtohet Komisionit të Venecias) para se të drejtoheshin tek kutitë e votimit për zgjedhjet vendore. Në vend që kjo dilemë të përbënte një agrumet për vendimin e saj, kjo gjykatë bie vetë në dilemë. Kur as Gjykata Kushtetuese nuk di të marrë vendime, lëre pastaj çfarë vendimesh marrin gjykatat e shkallëve më të ulëta.