BREAKING NEWS

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër në orën 11:00

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës,
x

Opinion / Editorial

Xhelozi e pangopësi edhe në këto ditë lufte

Xhelozi e pangopësi edhe në këto ditë lufte

Mes solidaritetit, humanizmit dhe vetëkontrollit të rreptë që sundon në katër anët e vendit në këto ditë të luftës me koronavirusin, shfaqen edhe raste antihumane, vihen re edhe veprime pangopësie dhe xhelozie , që ndonëse sporadike e të pafuqishme, ndikojnë për keq në situatën e emergjencës. Xhelozia shfaqet në radhë të parë ndaj punës së mirë e masave të rrepta të ndërmarra nga qeveria dhe Kryeministri Rama. Natyrisht mund të ketë edhe mangësi, se një situatë e tillë pandemie mbarëbotërore nuk mund të menaxhohet e përballohet lehtë, por ama nuk ka pse të ketë xhelozi dhe sidomos nga disa politikanë e opionistë që e kanë provuar se nuk mund të bëjnë dot gjë më të mirë për këtë vend. Fakti se ne kemi numrin më të vogël të vdekjeve dhe të prekurve me Covid- 19, tregon se masat e marra po funksionojnë e gjendja është nën kontroll. Ka patur plot intelektualë, politikanë e gazetarë që me të drejtë apo pa të drejtë e kanë kritikuar qeverisjen e Edi Ramës publikisht, por ama për masat e marra në këto ditë të trishtueshme e kanë vlerësuar siç duhet. Të shumtë qenë edhe ata që e përshëndetën si rast human e ndihmë konkrete ndaj një populli vëlla dërgimin e një personelit mjekësor në Itali, madje mediat e huaja i bënë shumë jehonë , kurse tek ne pati xhelozë të pandreqshëm e cinikë që me sulmet e tyre u bënë qesharakë. Madje ndonjë portal apo individ shpifi aq trashë, duke spekuluar me profesionin e nderuar e me eksperiencë të këtij ekipi mjekësor, saqë të errësuar nga mllefi e xhelozia, një infermier të kualifikuar e të respektuar e quajtën ”pompaxhi”! Për akt të vlerësuar të qeverisë shqiptare pati shpifje e akuza si nga disa media, ashtu edhe nga disa politikanë e ish mjekë të dështuar. Disa nga këta kanë ushtruar dikur funksionin e nderuar të mjekut, por nuk u ka mbetur më asnjë fije humanizmi e mundohen të bëjnë politikë edhe në këto ditë të trishta.

Nëse ata dinë të bëjnë diçka më mirë, në radhë të parë si ish mjekë le të veshin bluzat e bardha dhe të vihen në shërbim të shëndetit të të sëmurëve, qoftë brenda apo jashtë vendit. Të tjerë politikanë nga radhët e opozitës, që anatemojnë masat e qeverisë nga kolltuqet e vilave luksoze, le të dalin nga dhomat e ngrohta e konkretisht të tregojnë se si mund të bëhet diçka më efikase në këtë situatë dramatike. Kur opozita dhe lideri i saj Basha, kanë dhënë mendime për ndjekjen e rrugëve të vlefshme, në zgjidhjen e problemeve e halleve të popullit, Edi Rama i ka marrë në konsidetarë me modestrinë më të madhe, siç ishte edhe rasti i fundit , për anulimin e koncesioneve dhe tenderimeve publike. Të drejtosh në kohë lufte do të thotë të fitosh mbi shumë armiq, të dukshëm dhe të padukshëm dhe këtë është përpjekur të bëjë qeveria e drejtuar nga kryeministri Rama. Të jesh i painformuar dhe të gabosh, lejohet, por ama të denigrosh, të shpifësh e të bëhesh cinik në situate të tilla, jo vetëm është e palejueshme por edhe e dënueshme. Pranohet që në ditë të zakonshme, kur ka mjaft gabime në qeverisje e duhen korrigjuar, por jo tani që qeveria po mendon rreptësisht për shëndetin e të gjithëve, edhe të atyre që e shajnë atë. Në këtë aspekt ndonjëri edhe mund të mendojë si egoist i çmendur: Ç’i duhet qeverisë me mua, unë e ruaj vetë jetën dhe familjen time! “Ky mendim është jo vetëm individualizëm i shfrenuar, por edhe shkelje e rëndë e ligjit të luftës. Dhe kush shkel ligjet e luftës dënohet rëndë. Sepse sipas kësaj logjike edhe nëse kërcënohet atdheu, nuk duhet t’i përgjigjesh thirrjes për luftë, se secili e di vetë si vepron me veten dhe jetën e tij. Edhe gjendja që po kalojmë është luftë , luftë për mbrojtjen e shëndetit të popullatës , gjësë më të shtrenjtë, ndaj askujt, kushdo qoftë ai , nuk i lejohet të veprojë sipas kokës së vet. Është më shumë se budallallëk, kur jo vetëm ndonjë i ri mendon me mendjelehtësi se e përballon kollaj koronavirusin, por edhe ndonjë i rritur , madje edhe deputet mendon, se është plotësisht i imunizuar nga virusi, duke u shprehur: ”s’ka ç’më bën koronovirusi mua, unë e mposht kollaj me mish e raki!” Por fakti që një deputet që shkeli rregullat e karantimit në ditë e fillimit të koronoviruesit, tani po vuan pasoja e infektimit prej tij. Këto ditë nuk është koha as për tu qarë e kthyer në qaramanë të trishtueshëm dhe as për të shitur trimëri kaçakësh. Tani duhen dëgjuar me kujdes udhëzimet dhe këshillat e specialistëve të mjekësie e duhen zbatuar me rreptësi rregullat e qeverisë. Një farë babëzitje e mediokriteti vihet re edhe në disa studio televizive, ku bëhen lidhje onlin me specialistë e pseudo specialistë, modele e artiste bajate, politikanë e intelektualë mediokërr, që më shumë reklamojnë veten e lëvdojnë drejtuesit e emisioneve, se sa japin ndonjë këshillë të vlefshme për njerëzit e kyçur nëpër banesa. Në vend që të zeje vend më shumë zëri i specialistit të vërtetë, të japin më tepër programe argëtuese për shikuesit e ngujuar, kanë mbi tri javë që i kanë bllokuar , orar e pa orar programet televizive, duke shfaqur persona që përsërisin si papagallë të njejtat e gjëra e nuk po i dëgjon më askush. Themi se në këtë situatë qeveria dhe Kryeministri Rama është në krye të punëve dhe ka marrë masat e nevojshme, dhe nuk ka pse të ketë as xhelozi dhe as shfryrje mllefesh. Situata e krijuar nga masat e rrepta kufizuese që ka marrë qeveria, përveç xhelozisë së disa të dështuarve, ka nxjerrë në pah edhe një sjellje të shëmtuar tek disa individë , që nuk është karakteristikë për shqiptarin, pangopsinë dhe babëzinë. Kështu kufizimi i rreptë i orarit të liridaljes për të bërë pazarin e zakonshëm, krijoi mundësinë që në shumë pika tregtare të dyndeshin e grumbulloheshin shumë blerës.

Në një pikë të tillë në Sauk , shitësi jo vetëm mundohej tu shërbente me kulturë të gjithëve, por edhe të respekton rregullat e mbrojtjes nga koronavirusi. Edhe pse mall kishte për të gjithë, kishte persona që turreshin për tu furnizuar nga dy e tri herë. Një djalë i ri, pasi ishte furnizuar dy herë me gjërat që i duheshin, erdhi për së treti. . Edhe pse shitësi, brenda konform të gjitha rregullave po mundohej ta sqaronte, tu linte radhë të tjerëve, duke e siguruar se do të vinte furnizimi i tjetër më vonë, djali nuk hante pykë. “-Ç’të duhet ty se ç’bëj unë-iu hakërrua ai shitësit. Unë marr sa të dua. Ti je i detyruar të më japësh mallin dhe unë jam i detyruar të paguaj paratë!” Po në kushte emergjence edhe mund të mos marrësh aq sa dëshiron, se malli planifikohet e përpjesëtimohet për të gjithë. Megjithatë në këtë rast mall kishte dhe shitësi po e sqaronte, se do të vinte furnizimi tjetër e të blinte sa të donte pastaj, por për momentin të respektohej radha e të furnizoheshin blerësit që po pritnin para derës së dyqanit. Vazhdoi ca kohë debati, dhe jo vetëm që po sheleshin rregullat, por po krijohej edhe një farë grindjeje. Atëherë ndërhyri një mesoburrë me një logjikë të pranueshme nga të gjithë. “E ç’të duhet gjithë ai furnizim, mor çun!? Ja, more ushqim për një muaj, për dy, po për më tutje çdo të bësh? Pastaj ja u furnizove vetëm ti, dhe ne të tjerët të gjithë do të vdesim, ti do të jetosh i vetëm!?. Bëhu më i kujdesshëm e më i logjikshëm o bir! A nuk e kupton që kjo është luftë për të gjithë e përpjekjet e sakrificat për ta mposhtur duhen nga të gjithë. Kjo jotja është pangopësi, dhe stonon shumë keq në rregullin e vendosur dhe veprimin e përgjithshëm të cdo shqiptari. ” Sikur të mendonin të gjithë si ky djalosh, secili për veten e tij, pa llogaritur jetën e të tjerëve, nëse nuk do të merrte masa të rrepta qeveria, atëherë do të ishte bërë katastrofë e vërtetë. Kemi afro 80 vjet që në territorin e vendit tonë nuk është bërë luftë dhe të rrallë janë ata që janë bashkëkohës të luftërave. Është kjo arsyeja që jo vetëm brezi i ri por edhe ata të moshës mesatare, nuk i njihnin rregullat e luftës. Ligji i luftës kërkon që të shkosh të furnizohesh me bukë e ushqime , nëse ka, me pushkë tek koka, por do të provosh edhe urinë për ditë të tëra. Luftë do të thotë rregull e disiplinë e rreptë, masa drastike, se të ikën koka për pakujdesinë më të vogël . Se kur nis lufta, nuk bëhet fjalë vetëm për jetën e njërit, por jetën e të gjithëve, nuk fjala për një familje e për një kopësht, por për gjithë një popull e një atdhe. Por edhe ne këto ditë jemi në luftë dhe luftë më të ashpër se ajo me armë. Kjo është luftë dhe strategu i lashtë ushtarak kinez Tun Zu thoshte:”qëllimi i luftës është paqja. ”