BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Ylind Tirana - një inxhinier i paharruar

Ylind Tirana - një inxhinier i paharruar

Sot, në 70 vjetorin e lindjes, kujtojmë shokun dhe mikun tonë të dashur, Doktorin e Shkencave Mekanike - Inxh. Ylind Tirana. Vdekja e rrëmbeu atë, në moshë relativisht të re, 53 vjeç, pas përpjekjeve të tij të pashembullta, plot vullnet e kurajo, për 14 vjet rresht, për t’i shpëtuar kthetrave të saj. Ishte një luftë e paepur në emër të jetës, të cilën e çmonte dhe e donte shumë, sepse e kishte jetuar me punë, përpjekje, sakrifica, rezultate dhe ëndrra të mëdha. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Ylind Tirana ishte një intelektual i shquar, që kishte ardhur në jetë jo për ta shtyrë rëndom atë, por për ta jetuar siç duhej: me ide të reja, vullnet, talent, energji e punë të palodhur. Ai lindi në 3 shtator të vitit 1951 në Tiranë, në një familje të shquar atdhetare e intelektuale, që e mbrujti me dashuri për vendin, kulturën, punën dhe njerëzit. Ai u dallua si nxënës dhe student i shkëlqyer në shkollë e në universitet; si inxhinier e drejtues i talentuar e i palodhur në Kombinatin e Autotraktorëve, ku punoi si teknolog e kryeinxhinier uzine për shumë vite; si organizator largpamës e shkencëtar rigoroz në Institutin e Teknologjisë Mekanike, ku punoi si Shef i Departamentit të Teknologjisë; si punonjës i preokupuar, në kërkim të së resë në INSIG, ku kaloi vitet e fundit të jetës, i sëmurë. Ai shquhej si njohës i shkëlqyer i 4 gjuhëve të huaja. Ylindi ishte ndër të paktët inxhinierë që trajtoi në nivel shkencor bashkëkohor problemet e teknologjisë dhe të organizimit të prodhimit në industrinë mekanike të viteve 70 e 80, [siç ishte punimi në grup (GT) bazuar në ngjashmërinë teknologjike të përpunimit të detaleve në prodhimin individual e në seri të vogël, ndërtimi i klasifikatorit për krijimin e familjeve të detaleve teknologjikisht të ngjashëm etj.], duke u kthyer në një shembull frymëzues për një brez inxhinieresh të rinj të kohës, që e çmonin shkencën si bazën e sigurt të zhvillimit të shpejtë të prodhimit e të vendit. Ai ishte ndër të parët inxhinierë, që ndonëse punonte në prodhim, fitoi me një punim të nivelit të lartë shkencor gradën “Kandidat i Shkencave” qysh në vitin 1983. Për eksperiencën e tij të madhe në prodhim dhe kontributin e shquar shkencor në shërbim të tij, në vitin 1984, u caktua Kryetar i Komisionit të Mekanikës pranë Komitetit të Shkencës dhe Teknikës, që mblidhte në gjirin e vet nga përfaqësuesit më në zë të shkencës dhe inxhinierisë mekanike nga universiteti, institutet shkencore dhe ndërmarrjet e industrisë mekanike, duke dhënë një kontribut të çmuar disavjeçar në drejtimin e tij. Për kontributin e shquar në shkencë iu dha grada shkencore “Doktor i Shkencave” në vitin 1993.

Megjithëse që nga viti 1990 jiu desh të përballonte luftën e vështirë me vdekjen, në emër të jetës, ai nuk rreshti së menduari e jetuari si intelektual. Ai ishte nismëtari i formimit të Shoqatës së Inxhinierëve Mekanikë të Shqipërisë, në tetor të vitit 1996, si dhe Kryetari i parë i zgjedhur i saj, detyrë që e kreu deri në fund të jetës së tij, duke e përfaqësuar me dinjitet këtë organizatë në veprimtari shkencore brenda e jashtë vendit. Ai ishte gjithashtu anëtar i shoqatave të inxhinierisë mekanike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës dhe Kanadasë. Ylind Tirana ishte njeri me ide, pasionant në punë e në shkencë, jokonformist e i prirur drejt së resë, njeri i këndshëm e me humor në shoqëri. Por, ai ishte edhe një bashkëshort dhe baba i dashur, që ndonëse në gjendje jo të mirë shëndetësore në vitet e fundit, nuk rreshti nga përkujdesja për familjen e tij. Ai u nda nga ne shokët, miqtë e bashkëpunëtorët e tij, shumë shpejt, duke lënë një emër dhe vepër shkencore e shoqërore të çmuar e të paharruar.

*Drejtor Ekzekutiv

Shoqata e Inxhinierëve Mekanikë të Shqipërisë