BREAKING NEWS

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e Vlorës, reagon Spartak Ngjela dhe paralajmëron ‘tërmet’ në politikën tonë: Aty i kanë provat e krimit...

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen “Gërdeci”, rigjykim për ish-ministrin Fatmir Mediu

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen
x
BREAKING NEWS

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës, sekuestrohen disa dosje pronash. Bie sërish drejtori. Zbardhen lëvizjet e reja

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga avioni”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat ‘bombë’ dhe plas paralajmërimin e frikshëm për Berishën: Kjo është dosja që ka Basha në dorë!

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë taborët e tij për të shkatërruar PD, është i dalë boje dhe në grahmat e fundit të tij

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata në PD në eksplozion e sipër, Basha e Berisha dinë shumë sekrete për njëri-tjetrin

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata
x
BREAKING NEWS

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED dhe përplasja me Donald Lu, te refuzimi i arrestimit dhe braktisja nga presidenti

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED
x

Opinion / Editorial

 Z. Mark Marku protagonisti kryesor i ndryshimit në PD

 Z. Mark Marku protagonisti kryesor i ndryshimit në PD

Z. Mark Marku me qëndrimet e veta të hapura në PD si para fushatës dhe mbas saj është kthyer sot në protagonistin kryesor të jetës politike në Partinë Demokratike. Qëndrimi i tij kritik në lidhje me drejtimin e partisë nga Basha dhe sjelljeve të PD para dhe pas fushatës së 25 prillit, kanë sjellë një reagim të tij në Kuvendin kombëtar të PD. Analiza dhe konkluzionet e tij në lidhje me shkaqet e humbjeve të zgjedhjeve të 25 prillit nga disa anëtarë të Kuvendit, u cilësuan si brilante dhe me nota kritike. Kto qëndrime e dallojnë sot atë nga shumë anëtarë të tjerë të PD dhe e kanë bërë atë si njeriun kryesor në partinë demokratike. Ai do të cilësonte në Kuvend se: “Partia Demokratike pas dy mandatesh në opozitë nuk arriti dot të vijë në pushtet. Partia Demokratike është në pikën më kritike të saj. Shoqëria shqiptare dhe opinioni publik shqiptar kanë një pritshmëri tjetër nga kjo që po bëjmë ne sot, ato kanë një pritshmëri tjetër nga Partia Demokratike dhe lidershipi i saj. Ne rrezikojmë që mbas katër vitesh të mblidhemi dhe të themi se na vodhën prapë. Diskutimet tona janë absurde dhe qesharake. Ky kongres ishte shenjë e një autizmi të madh të PD. Akoma ajo nuk ka pranuar atë që ka ndodhur. PD duhet të fillojë të reflektojë për problemet e veta dhe të shoqërisë shqiptare”. Profesor Marku do deklaronte se- ka patur vjedhje masive të votës, por ne e dinim këtë thotë ai. Kanë hedhur para për tërmetin. Ai gjithashtu deklaron dhe flet për blerje votash pafund. Ne duhet të bënim ndryshimin. Z. Marku për zgjidhjen e problemeve, për të çuar PD në fitore ka dhënë një platformë me pesë pika, ku si pikë kryesore është rithemelimi i PD, e cila është si kusht kryesor, që herë pas here partia të ndryshojë veten. Si problem kryesor gjatë fushatës ai deklaron personalizimin e fushatës nga Basha, një përpjekje për të krijuar imazhin e liderit, e cila bëri që të mos ketë përfaqsim. Në fakt z. Marku siç deklaron ai vetë e ka votuar zotin Basha, të rizgjidhet si kryetar i partisë në zgjedhjet për kryetarin e PD mbas humbjeve në zgjedhjet e 25 prillit. I çuditshëm është fakti, sepse ai deklaron se gjatë fushatës së PD për zgjedhjen e kryetarit të PD, ai ka parë se z. Basha po bënte të njëjtat gjëra dhe gabime si më parë. Ai nuk paraqiti ndonjë alternativë se çfarë do të bënte. Ai ka humbur dy herë dhe gjatë fushatës ai duhet të vinte më një projekt të qartë, se si do ta organizonte partinë, si do ta mundte Ramën, si do fitonte dhe se si do të përballej ai me regjimin? Këtu ka një pikëpyetje për z. Marku- se duke parë gjithë këto të meta në drejtimin e Bashës gjatë fushatës për zgjedhjen e kryetarit, përse ai e votoi z. Basha? Profesor Marku megjithëse kërkon të riformojë Partinë Demokratike, ai përsëri ka shfaqur qëndrime dhe mentalitet berishian të tij sidomos mbas zgjedhjeve të 25 prillit, ku ai në fillim u deklarua se nuk e pranon humbjen. Ai do të shprehej se : nuk mund të njihet ky rezultat dhe ky proces, pasi sipas tij ka qenë i manipuluar dhe janë blerë vota, ndërkohë kur OSBE dhe Amerika i kanë njohur si të drejta këto zgjedhje. Zgjedhjet i njohin ose jo, institucionet përkatëse që janë caktuar për vëzhgimin dhe monitorimin e tyre dhe jo partitë apo individë të veçantë. Ai do të deklaronte: “Nuk e di se si mund të shkohet në këtë Parlament. Ky Parlament nuk mund të njihet. As qeveria shqiptare, as parlamenti, as institucionet, as pushteti lokal nuk janë legjitime”. Kjo është një zgjedhje dhe qëndrim berishian i tij pasi, nuk njeh zgjedhjet e lira demokratike të cilësuara nga organizmat përkatëse OSBE-ODIR dhe nuk pranon humbjen. Më vonë ai ndryshon qëndrim, duke u shprehur se kemi humbur dhe në kongres bën një analizë për shkaqet e humbjes dhe kërkon rithemelim, apo riformim të Partisë Demokratike. Edhe me Berishën tani vonë ka ndryshuar qëndrim, pasi përpara zgjedhjeve ai asnjëherë nuk ka dënuar metodat Berishiane të drejtimit të partisë, por ka pranuar autoritetin e tij. Ai sot deklaron se: “Berisha po e dëmton Bashën dhe autoritetin e tij”. Roli i Berishës tani në PD, është i dëmtuar keqas. Z Marku merr guximin,i cili duhet thënë, se është i vetmi në PD dhe të sulmojë Berishën duke thënë se- PD qysh pas ‘92 nuk është fituese në zgjedhje. Ai të le të nënkuptosh se: Berisha të gjitha zgjedhjet i ka fituar me manipulime dhe vjedhje votash. Z. Marku asnjëherë nuk ka dënuar apo kritikuar frymën berishiane në parti, e cila po ndihet edhe sot, duke dëmtuar rëndë imazhin politik të PD në popull dhe në aleatët tanë strategjikë. Ai nuk ka dënuar dhunën e ushtruar nga Berisha ndaj institucioneve apo masakrën elektorale të 26 majit të ‘96. Marku nuk i gjen shkaqet e vërteta të humbjeve të zgjedhjeve të 25 prillit tek PD, por i gjen ato tek “manipulimet e mëdha, te blerjet e votave dhe tek bandat”. Por sot Marku deklaron se- PD po e refuzon ndryshimin. Gjithashtu ai deklaron se- ne nuk jemi fare Parti Demokratike. Në fakt padashje ai duke vërejtur të meta te Partia Demokratike, na jep të kuptojmë që faji i vërtetë i humbjes së Partisë Demokratike në këto zgjedhje, është tek vetë Partia Demokratike, tradita e saj berishiane, pasi ai deklaron që- ne kemi 30 vjet që nuk jemi parti e parë në Parlament. Qëndrimi i Markut ndaj berishizmit nuk është akoma i qartë, pasi duket që ai e ka të vështirë të deklarohet kundra Sali Berishës, të cilin e deklaron si “lideri historik i partisë demokratike”. Në fakt profesor Marku po i paraprin një lëvizje anti-berishiane në Partinë Demokratike, duke rënë në kundërshtim me liderin e saj Basha, i cili nuk po distancohet akoma nga Sali Berisha dhe trashëgimia e tij manipulatore dhe drejtimit të kësaj partie me “dorë të hekurt”. U desh deklarata e shpalljes “non grata” nga qeveria amerikane ndaj Sali Berishës, e cila bëri që të fillojë një lëvizje e fortë anti-berishiane në PD, e cila besoj do të sjellë një erë të re në këtë parti.