BREAKING NEWS

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do të jetë moti në gjithë Shqipërinë dhe surprizat e papritura në fundjavë

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do
x
BREAKING NEWS

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika, ka të plagosur dhe disa të arrestuar. Zbardhet shkaku pse nisi konflikti në mes të rrugës

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika,
x
BREAKING NEWS

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës, Taulant Balla del me njoftimin e jashtëzakonshëm dhe zbulon lëvizjen që do të bëjë Kuvendi në shtator: E papranueshme dhe absurde...(FOTO)

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen ‘Bomba’, ‘Merimanga’ e grupi i famshëm ‘Intelektuali’ të përfshirë dhe politikanë shqiptarë, ja çfarë di për rastin e Ilir Metës

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen
x
BREAKING NEWS

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur shqiptar, autor i 135 veprave dhe albanolog me zë (EMRI+FOTO)

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur
x
BREAKING NEWS

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush përflitet se do të ikë nga kabineti

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush
x
BREAKING NEWS

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike, aftësinë e kufizuar dhe kujdestarin e personit, ja kategoritë që përfitojnë

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike,
x
BREAKING NEWS

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në Itali, zgjedhjet në shtator alarmojnë inteligjencën e fshehtë, ndërhyrje emergjente për të parandaluar të papriturat, ja prapaskenat

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në
x

Opinion / Editorial

Zaloshnja ju pret serish

Zaloshnja ju pret serish

Djemtë e vajzat e Zaloshnjes e treguan vertet qe janë zaloshnjarë.Edhe pse kanë ikur nëpër botë,mendjen e kanë atje,ku kanë pirë ujë,te çezma e Dakes.Edhe pse ujë rridhte nga një murishte,ata u rritën me atë ujë.Nga djersa që derdhën nëpër botë e nëpër punëra brenda vendit,ata menduan,që një pjesë të djersës së tyre ta ruanin për rregullimin e fshatit të tyre.Dikur Zaloshnjen e kanë quajtur “Moska e vogel”,për bukurinë e saj,por edhe për zakonet që i ruajti brez pas brezi.Por erdhi një ditë,që,në fakt u quajt demokraci,po ishte një stuhi që e shëmtoi fshatin! Por djemtë dhe vajzat e Zaloshnjes,e shtrydhën djersën,i shkundën sepetet e nusërisë dhe ja dhuruan fshatit të tyre.Dhe tani Zaloshnja na flet me një zë tjetër.Ka vite,që të gjithë zaloshnjarët,janë e nga s’janë,mblidhen atje për të mos harruar njëri-tjetrin,por edhe për të bërë diçka të re nga e para.Të mos harrojmë,në Zaloshnje janë ndezur dritat elektrike më përpara nga të gjithë fshatrat e vendit.Një motorrino,që e vinte në lëvizje rrëkeja e ujët,e ktheu atë në dritë! Edhe pse të përhandisur nëpër botë,djemtë dhe vajzat e Zaloshnjes,u morën vesh me njëri-tjetrin dhe ato çika lekë që i rezervuan për fshatin e tyre,rregulluan qendrën e fshatit,çezmat e shkatërruara,por kanë dhe tertipe të tjera.Albert Sula në Ksamil,Bujar Qato në Angli,Pranvera Shimi në amerikë,Asqeri Diko në Turqi,u morën vesh dhe i dërguan lekët në Zaloshnjen e tyre.Por jo vetëm këta,të gjithë zaloshnjallinjtë i hapën qeset,edhe pse të vogla dhe po e lezetosin fshatin e tyre.Kur shikon këtë vërshim e kujdes për të rregulluar fshatin e tyre,të duket sikur janë ngjallur Mahmut e Hysen Zaloshnja,të cilët sollën në fshatin e tyre projektin më të bukur të banesës.Shtëpia e tyre ishte aq e madhe,sa merrte të gjithë fshatin brenda.Po pse u duhej kaq e madhe shtëpia,xhanëm? Se në shtëpinë e tyre bëheshin mbledhjet e të gjithë zonës së Tomorricës,ku Hyseni ishte kryetar komune,se atje gdhiheshin e shuanin urinë të njohur e të panjohur.Aq sa një ditë i vajti në shtëpi një mik,që Hysen Zaloshnja nuk e njihte,po as nuk e pyeti.Ditën e dytë i vete një mik tjetër dhe e pyet se kush ishte ai mik që gjeti.Dhe Hyseni,njeriu i mençur,i thotë:”Të keqen xhaxhai,pyete ti që ta njoh dhe unë!” Në Zaloshnje ndërtohet vit pas viti dhe kur mblidhen në 20-gusht ata shikojnë një gjë të re në fshatin e tyre.Pandemia ua prishi rregullin nja një vit e ca,po kujdesin për fshatin nuk e ndaluan.Për ata që nuk e dinë,po u themi,se atë ujët që bredhëronte gati 100-metro larg fshatit,e kanë vënë në zap dhe e kanë shpënë te varrezat e fshatit.Mekamin e fshatit e kanë tjetërsuar e zbukuruar siç i ka lezet Zaloshnjes.Atje gjithëçka po tjetërohet.Në këtë projekt për ndryshimin e fshatit ka hyrë edhe bashkia me pak fonde,për të cilat është kujdesur vetë kryetari i bashkisë Adriatik Mema.Zaloshnja tani ka ndriçim të rrugëve të fshatit si qyteti. Këtë vit pritet të vërshojnë të gjithë zaloshnjallinjtë e larguar,sepse mezi e kanë mbajtur mallin.Por mbase nevojitet të bëhet një thirrje për një pjesë,që e kanë dhe të pamundur ardhjen.Po të duan të njihen me fshatin e ndryshuar,le të bëjnë një sakrificë,siç po bëjnë për rregullimin e fshatit dhe të mos mungojnë,se ata e duan Zaloshnjen,po dhe Zaloshnja paska nevojë për ta. Ne u urojmë punë të mbarë zaloshnjallinjve dhe i ndihmoftë baba Rizai,të cilit ja kanë rregulluar siç e meritonte tyrbenen tij.Ai ka shërbyer në kohën e tij për këtë fshat dhe bashkefshatarët nuk kanë kursyer për të.Mirëardhëshi në datën 20-gusht,o bijtë e bijat e Zaloshnjes!