BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Zaptuesit e pronës dhe tokës, ose “Berishokapitalizmi” në zullumin e madh!

Zaptuesit e pronës dhe tokës, ose “Berishokapitalizmi”

Sigurisht që ai posti mbi pronën e aktores së njohur Cangonji, e cila vdiq para kohe, kur shikonte se si gjykatat e Berishës i merrnin pronën dhe ku sot jeton në vetë ideatori i qëllimit më të zi të transformimit të pronës, tokës, në padrejtësinë më të madhe të dy shekujve rresht! Nuk ka bërë as turku dhe as Enveri, të keqen e madhe që ka bërë regjimi i Berishës me pronën dhe tokën dhe sigurisht faj të madh ka dhe PS-ja e cila ka lejuar me dashje, një padrejtësi të tillë morboze dhe kriminale! Kur një i njohuri im (dikur afër Berishës si këshilltar) thoshte se: gjatë pushtetit të parë dhe të dytë të Berishës “nuk kishin se çfarë të bënin me pronën dhe tokën” sot më vjen për të vjellë. Berisha sigurisht, por dhe socialistët me 7501-shin kanë sajuar atë marrëzi të jashtëzakonshme të transformimit të pronës dhe tokës në Shqipëri. Me parimin “ulu nga mali merre tokën se ta fali”, Berisha realizoi jo thjeshtë balancën mes jugut (regjimi komunist solli nga jugu në Tiranë kryesisht) dhe veriut, por katastrofikoi pronën. Sigurisht regjimi i diktaturës së Enverit e mori tokën dhe pronën, por nuk ja dha askujt në shumicë dhe pakicë. U bënë lëvizje demografike, por sigurisht një logjikë normale duhet të çonte pronën te i zoti dhe tokën te pronari. Berisha dhe mbas tij me një cinizëm e meskinitet, socialistët, për fuqi elektorale dhe krijim të bazamentit të tillë, bënë padrejtësinë më të madhe në historinë e pronës në Shqipëri. Mijëra hektarë truall dhe pronë përreth qyteteve dhe në qendrat e tyre të pronarit legjitim dhe pronarëve të vjetër, u falën dhe u transformuan. Ju dhanë njerëzve të ardhur si zaptues me partishmërinë e Berishës. Kështu ishin dhe gjykatat dhe prokuroritë dhe po ashtu policitë. U formuan zonat suburbane që ishin pronë e individët dhe shtetit, në zona të një agresioni kundër pronës, pronarit, shtetit dhe ligjit. U degraduan pronarët e vjetër për t’u bërë pronarët e rinj si berishkët dhe socialistët më vonë, por ky zakon u përdor në fuqi agresive nga ideologu i zaptimit të tokave Sali Berisha! Po dhe po t’iu shkoje aty në mal apo pronën e tyre, të vrisnin po t’i afroheshe gardhit! Nga 1992 dhe deri në 1997-tën në mënyrë kriminale dhe më vonë kur erdhi në pushtet u bënë pronarë njerëz të hurit dhe litarit, por që i shërbenin politikës lëtyrë të një njeriu që ka bërë shumë më keq se sa Esadi dhe Enveri të marrë së bashku! Mjafton dëliri politik dhe financiar nën Berishën në 1996-1998 dhe kupton se çfarë ka ndodhur me këtë vend të mjerë. Sot zonat që kanë lejuar dhe socialistët të banohen nga zaptues tokash dhe pronash, njerëz që kanë ardhur sigurisht për një jetë më të mirë, por që nuk janë në pronë të tyre, por në pronë të tjetrit dhe të shtetit, bëjnë viktimën kur në fakt viktima janë pronarët dhe shteti të grabitur nga idetë e çmendura dhe të një dëliri politik të Sali Berishës. E askujt në PD, si këta të moderuarit të Bashës dhe delirantët e Berishës nuk e përmendin këtë marrëzi dhe krim pronor, antidemokraci dhe antiliri në Shqipëri. Si Cangonji e kanë pësuar qindra pronarë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë e kudo në qytetet e mëdha dhe fushave të vendit, por e kanë pësuar dhe në Shkodër dhe kudo ku ishte e nevojshme të praktikohej “berishokapitalizmi”! Të gjitha suborget e qyteteve të mëdha dhe qendrat e tyre janë zaptuar me urdhër politik kriminal të politikës, duke filluar nga Berisha dhe vazhduar me të tjerët me radhë. Janë marrë mijëra hektarë pyje dhe kullota dhe kthyer në prona padrejtësie. Janë transformuar tokë në truall dhe janë grabitur pronat te ushtria dhe të shtetit për të bërë resorte dhe vila, por dhe qendra nga më të ndryshmet për njerëzit e pushtimit të pronës ardhur nga ana e anës, me qëllime jetese, por pa përfillur të drejtën e madhe për të njohur pronën. Pastaj janë përdorur hipotekat dhe gjykatat për të grabitur me vula pronarët e vjetër dhe shtetin, duke i vënë dhe përpara dukurisë së të ardhurve “trima” që të kërcënonin fëmijët dhe të merrnin me dhunë pronën. Kishin dhe shtetin mik të tyre përfshi dhe policinë e gjykatat. Këto të gjitha janë edukata kapitaliste e Berishës. Ky është “Berishokapitalizmi” shqiptar. As Nano dhe as socialistët e Ramës më vonë, nuk e rrëzuan këtë dukuri. Po e shfrytëzuan disi për të bërë dhe ato pastaj “elektoratin e tyre” dhe kështu u palosën padrejtësitë pronore të “demokratëve me ato të socialistëve” në mënyrë morboze dhe të shëmtuar. Sa e sa pronarë të vjetër vdiqën, duke u konsumuar gjykatave ose ikën nga kërcënimi duke lënë pronën e tyre zaptuesve të rinj të Berishës mbas atyre të Enverit? Sa e sa, panë se iu mor prona në vendet më të mira turistike dhe panë të ndërtoheshin restorante dhe vila apo pallate në tokën dhe pronën e tyre pa përfituar asgjë. Edhe ata që përfituan diçka e bënë duke shitur ç’të mundnin përpara një investitori, sepse vetë nuk ishin të zotë, ngaqë mirë se i varfëroi Enveri, por i kërcënuan dhe grabitën Berishkët me të tijtë dhe të tjerët më pas.

Të gjitha këto u justifikuan me ndërtimin e demokracisë dhe lirisë së pronës e lëvizjes. Sërish u godit dhe u palos prona mbi pronë dhe sërish padrejtësia arriti kulmin. U mor bregdeti i shtetit nga të gjithë të pamerituarit zaptues të pronave të Shqipërisë. Shekulli i 20-të dhe ky që jemi sot, ose fillimi i shekullit 21, janë fatkeqësia e madhe në padrejtësinë e pronës dhe shterimit të drejtësisë mbi pronarët e dikurshëm, duke krijuar pronarët e rinj në grabitje dhe politikisht në faj. E kryesori i kësaj masakre, ideatori dhe kryegrabitësi është pikërisht frymëzuesi i parimit të “ulu nga mali, merre tokën se ta fali” ose Berisha. E pastaj thotë: asgjë nuk kam për të qenë “non grata”! Po pra po, kur është më keq me pronën dhe lirinë e saj, se sa njeriu që adhuronte dikur ose Enver Hoxha!