BREAKING NEWS

I akuzuar për korrupsion, Gjykata merr vendimin për Arlind Gjokutajn

I akuzuar për korrupsion, Gjykata merr vendimin për Arlind Gjokutajn
x
BREAKING NEWS

“Jeni një kukull shumë interesante”/ Lindita Nikolla merr menjëherë vendimin e fortë për Gaz Bardhin

“Jeni një kukull shumë interesante”/ Lindita Nikolla merr
x
BREAKING NEWS

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i kësaj bashkie në vend. Ja akuza e ngritur ndaj tij

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i
x
BREAKING NEWS

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE
x
BREAKING NEWS

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla bën veprimin që nuk pritej

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla
x
BREAKING NEWS

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme që nuk janë parë në vendin tonë

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në
x
BREAKING NEWS

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit, Garda merr vendimin urgjent

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit,
x
BREAKING NEWS

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima
x

Ekonomia

Zbardhen të tjera detaje nga vendimi i qeverisë, ja kush përfiton nga paketa 800 milionë lekë dhe sa zgjat shpërndarja e bonusit, kreu i ISSH tregon procedurat

Zbardhen të tjera detaje nga vendimi i qeverisë, ja kush përfiton

Dhjetëra të moshuar janë vendosur në radhë për të tërhequr pensionet e tyre duke krijuar radhë të gjata dhe vonesa pasi pika ku ata tërhiqnin paratë është zhvendosur nga Shkolla e Bashkuar në Allias. Në një intervistë televizive të dhënë këtë fundjavë, drejtori i Institutit të Sigurimeve, Astrit Hado, tha se nuk ka vend për t’u shqetësuar, pasi posta ka marrë ambiente të reja, më të mëdha dhe më komode dhe shumë shpejt situata do të zgjidhet. Ai theksoi se ambientet e reja do të krijojnë mundësinë që t’u shërbehet njëkohësisht shumë qytetarëve duke evituar radhët e gjata. Po ashtu ka sqaruar se bonusi prej 8 mijë lekësh mund të tërhiqet brenda tre viteve dhe se nuk ka nevojë që të krijohen radhë të gjata me frikën se nuk mund të përfitohet në muajt në vijim. “Është vendim i postës, ata pretendojnë që situata do të përmirësohet në vijim, pasi ambientet e reja janë më të përshtatshme dhe do t’u shërbehet më mirë qytetarëve. Besojmë se nuk do të ketë më probleme me radhën. Nuk ka arsye se të ketë radhë për pensionet në postë. Pensionistët nuk kanë arsye të grumbullohen në një orar të caktuar, por mund të shkojnë ta marrin në çdo orar. Ne kemi gjeneruar pagesën e shpërblimit prej 8 mijë lekësh, dhe do ta marrë ditën që do të përheqin pensionin. Madje edhe nëse nuk e kanë marrë bonusin e muajit dhjetor prej 5 mijë lekësh, sërish kanë të drejtë ta marrin kur të tërheqin pensionin. Për tre vjet nuk u humbet e drejta për tërheqjen e bonusit”, deklaroi Hado.

Pakoja e Madhe, Rama: Pensionistët do të marrin nga 8 mijë lekë të reja

Plot 695 mijë pensionistë do të marrin nga 8 000 lekë të reja nga Pakoja e Madhe, e cila do të mbështesë 1 milionë individë për të lehtësuar familjet nga inflacioni i luftës. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi pak ditë më parë se 1 milionë shqiptarë do të përfitojnë sipas kategorive deri në 20000Lekë (të reja). Po ashtu, 8000 lekë do të përfitojnë 71 mijë persona me aftësi të kufizuar dhe 57.300 familjet me ndihmë ekonomike. Ndërsa për punonjësit e administratës mësohet se do të përfitojnë 20 mijë lekë ata që paguhen më pak se 60 mijë lekë dhe 10 mijë lekë përfitojnë ata që paguhen mbi 60 mijë lekë. Sakaq 6700 gra me kryefamiljare me ndihmë ekonomike do të përfitojnë 20000 lekë nga Pakoja e Madhe, theksoi kreu i qeverisë. “Me kënaqësinë e faktit se 695 mijë pensionistë do të marrin nga 8 000 Lekë (të reja) secili nga Pakoja e Madhe, ku do të kenë pjesën e tyre 1 milionë shqiptarë, që do të përfitojnë sipas kategorive deri në 20000Lekë (të reja). Do të lehtësohet maksimalisht impakti i inflacionit të luftës mbi konsumin bazë të kësaj shtrese në muajt e mbetur të dimrit, ku falë edhe subvencionimit masiv të çmimit të energjisë që do të vazhdojë përgjatë vitit 2023, mburoja financiare e qeverisë për familjet shqiptare e bën shumë më të përballueshëm këtë dimër të vështirë ekonomik për mbarë Europën. ‘Edhe 20000Lekë nga Pakoja e Madhe për gratë kryefamiljare me ndihmë ekonomike - pas dyfishimit të ndihmës këtë vit, bonusit të Vitit të Ri si edhe pagesës së sigurimeve shoqërore e shëndetësore nga shteti duke nisur prej 1 janarit”, shkruan Rama.

Ibrahimaj: 41,927 pensionistë kanë përfituar 8 mijë lekë nga 4 janari

Ndërkohë ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka njoftuar se pak ditë më parë, 41,927 pensionistë kanë përfituar 8 mijë lekë shpërblim nga Pakoja e Madhe. Ky shpërblim mund të tërhiqet bashkë me pensionin mujor ka njoftuar ministrja. Të gjithë ata individë që nuk do të kenë mundësi ta tërheqin për momentin, mund ta bëjnë brenda 36 muajve në vijim.“Vijojmë pagesën e shpërblimeve për të gjitha kategoritë që mbulohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Jemi të angazhuar për ofrimin e shërbimit ndaj qytetarëve me korrektësi dhe profesionalizëm, duke garantuar të gjithë likuiditetin e nevojshëm”, ka shkruar Ibrahimaj.