BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Zërat tinëzarë për heqje zvarrë, shqiptarët në këto tridhjetë vjet i kanë dëgjuar jo rrallë!

Zërat tinëzarë për heqje zvarrë, shqiptarët

Asnjë çudi me nxitësit e revoltave në këto tri dekada demokraci. Për t`i vënë baza solide aksioneve politike që në shumicën e herëve, iu vendoset emërtimi “revolucioni i stuhishëm dhe i paparë” që synon për t`i injektuar adrenalinë militantëve për t`u rreshtuar në protesta të dhunshme. Parulla këto pothuaj rutinore. Komandantët e shtabit të revolucionit në miniature, të rrëmujshme që shoqërohen me dhunë dhe përdorim të grupeve të instruktuara që djegin e shkatërrojnë atë që shqiptarët me mund e djersë ndërtojnë në tërë këto vite. Për ta bërë sa më bindës revolucionin e radhës dhe për t`u shfaqur si dashnorë të lirisë dhe mbrojtës së të drejtës qytetare nuk lënë asnjë episod t`u iki nga duart. Kur ndodh një fatkeqësi, siç ishte dhe kjo e ditëve të fundit,shqiptarët janë të ndjeshëm,shprehin dhimbje dhe solidaritet me familjen fatkeqe për jetën e ndërprerë dhe dënojnë autorët apo individët që papërgjegjshmërisht bëhen vrasës. Nuk ka rëndësi të qëllimshme, me dashje apo pa dashje. Jeta e humbur, tragjedia e ndodhur nuk ka fare rëndësi për rrethanat që ngjet dhe pse. Tek e fundit, humb një jetë,  vritet një vogëlushe, i pritet jeta në mes ende pa e filluar një gonxheje që sa ka hedhur hapat e para në jetë. Tragjedia e vogëlushes tropojane, Jonada Avdia, hidhëroi mbarë popullin shqiptarë. Të gjithë u solidarizuam dhe inkurajuam me shpirt, familjen Avdia për tragjedinë dhe inkurajojmë për kurajo dhe kapërcim sa më të lehtë të dhimbjes njerëzore. Shqiptarët e zakonshëm, qytetarët e mire, e bënë këtë me dinjitet ,si thirrje e brendshme, jo si llogaritarë meskinë të politikës që presin para portës së kullës për të vjelë taksën e gjakut. Shqipëria në këto tri dekada, është ndeshur me raste tragjike dhe ka qenë përherë në anën e viktimave në mbështetje të dhimbjes njerëzore, ashtu siç u shpalos edhe këto ditë të tronditjes së thellë të tragjedisë së Potamit në Himarë. Reagimi në këto tragjedi është i natyrshëm dhe logjikë, është shprehje e pjesëmarrjes në dhimbjen e familjes dhe të afërmve. Pa i hequr asnjë presje faktit se në këtë rast u shkelën masat e caktuara nga organet kompetente të policisë së shtetit dhe që autori ishte njëri nga mbrojtësit e ligjit, oficer karriere i policisë, i cili gjendet para togave të zeza për t`u gjykuar sipas ligjit nuk mund të mos shihet një ndarje e qartë shumë e dukshme midis popullit të solidarizuar me ndërgjegje dhe në emër të moralit e bashkëjetesës sipas filozofisë se fatkeqësia e tjetrit është edhe fatkeqësia ime dhe ustallarëve që duan ta shfrytëzojnë tragjedinë për pushtet, si trampolinë për të udhëhequr revolucionin e radhës. Kështu vepruan edhe pas vrasjes së të riut në mesnatë, fatkeqësisht edhe kjo nga dora e një polici kohë më parë në Tiranë. Edhe për rastin e humbjes së jetës së të riut, opozita dhe nga presidenca lëvizte fijet e nxitjes së dhunës Komandanti i Përgjithshëm, Ilir Meta që sot është në ballë të shfrytëzimit të çdo fatkeqësie, duke marrë pozat e skifterit që duket gati për të sulmuar gjahun e vet për pushtet. Herë drejtpërsëdrejti në krah të dobësisë së tij vëllait shpirtëror, “non gratës”, Sali Berisha dhe jo rrallë vetëm, deklaron pa më të voglën brerje ndërgjegje se akti tragjikë është vrasje shtetërore, duke treguar me gisht, armikun e tij dhe të doktorit, Edi Ramën. Kur dëgjon deklarimet e Ilir Metës, tani pa kostumin presidencial dhe tisit të hollë mbrojtës të flakur tutje për të veshur këmishën e forcës, armatosur me armët që predikoj nga froni presidencial, sfurqet, shigjetat, kamat, varetë, njëherë nxjerrë në skenë zëdhënësin profesionist, Tedi Blushi për të kërcënuar brutalisht qeverinë, ministrat dhe natyrisht pengesën kryesore të mos ardhjes në pushtet, kryeministrin, Edi Rama dhe herë të tjerë tellallë! Po pse zëdhënësi profesionist, Blushi kërcënon dhe deklaron në emër të Metës, si të ishte gardiani i së vërtetës dhe njeriu që ka në dorë të bëjë revolucionin sikur ka mbështetje tërë shqiptarit, sikur mezi presin urdhrin e zëdhënësit për të përlarë qeverinë dhe kundërshtarët politik, gjoja në emër të vrasjes shtetërore të bërë nga atentatori Rama? Kjo gjuhë është ajo e killerave dhe jo e qytetarëve. Është gjuha e urrejtjes dhe mllefit pa fund. Është sherrnajë që kërkohet të shndërrohet në revolucion edhe pse është utopi tipike e individëve që ngatërrojnë epokat dhe iu duket se shqiptarët janë në ditën e parë të demokracisë dhe jo si të kenë përjetuar tri dekada demokraci. Profesionistët e rrëmujës që kërkojnë të injektojnë dhunë për të ndëshkuar një ngjarje të ndodhur e fyejnë këtë fatkeqësi të re me gjakftohtësi. Ata kërkojnë që mbi dhimbjen të shtresojnë dhimbje të reja dhe pastaj të akuzojnë policinë si vrastare. Politika në këto tri dekada ka dashur ta zbrazi mllefin mbi institucionet më të rëndësishme dhe dhunën e kanë kamufluar si reagim ndaj humbjes së jetës tragjike të një fëmije apo të rrituri. Reagimi në thelb do ishte pozitiv në se nuk do nxitej nga ata që vërtetë kanë kryer krime shtetërore dhe nuk është rastësi që motivuesit, organizatorët, nxitësit dhe tutorët, janë ata që i kanë shkaktuar tragjedi vërtetë të mëdha shqiptarëve. A mund të harrohet përdorimi i arkivolit të të ndjerit Hajdari që shërbeu për grushtin e shtetit të shtatorit 2008?. Apo Gërdeci i ish kryeministrit Sali Berisha që shkeli pultin dhe hodhi në erë një zonë të tërë, duke vrarë burra e gra deri edhe fëmijë pas organizimit të biznesit të vdekjes që shpërtheu njëlloj me bombën atomike mbi Hiroshima? A mund të justifikohet vrasja në bulevard dhe dhjetra raste të tjera gjatë revoltave anti-piramidale vepër shtetëror edhe kjo e Berishës në atë kohë president i Shqipërisë? Mund të sillnim dhjetra shembuj të krimeve vërtetë shtetërore. Jo si baraspeshë me ngjarjen tragjike më të fundit, po për të treguar ndryshimin e thellë të akteve qeveritare, krimit shtetëror kur është vërtet I tillë dhe jo ngjarjeve edhe pse të dënueshme, po tek e fundit kanë brenda vetes gabimin njerëzor edhe pse të dënueshme dhe të patolerueshme. Sikur të mos mjaftonin zërat e Berishës dhe Metës dhe zëdhënësit profesionist Blushi, një tjetër zë u dëgjua kudo në Shqipëri. Nuk mund të mos fliste Olti Curri, blogeri pranë familjes, i cili në emër të tyre flet për tërheqje zvarrë. Zotit Curri, i duket vetja se është Titani që i erdhi radha të hakmerret dhe të lëshoj kushtrim për vrasje dhe zvarritje sikur të fliste në emër të sherjatit pasi metoda ndëshkimit të tilla kemi parë në dënimet në Afganistan nga talebanët me hedhje nga çatia, goditje me gurë në kokë, tërheqje zvarrë! O zoti Curri përmbahu pak o burrë se ke edhe një mbiemër epik i cili ra në Dragobi për Shqipëri! Në vazhdën e përpjekjeve për t`i dhënë përmasa kombëtare revoltës u mobilizuan një numër jo I vogël I shtypit shqiptarë që rreshtohet për çdo rast në korin e opozitarizmit të dhunshëm. Me video të kamufluara si ajo e Shëngjinit. Me deklarata epike. Me parulla kundër policisë së krimit. Me tendencën e gjunjëzimit të garantit të rendit e qetësisë. Sulmi për ta bërë pisë tërë policinë, është po aq krim sa ai i tragjedisë së Potamit. Ky mision nuk është në interes të qytetarëve, po të të eturve për pushtet ndaj duhet të ndalet. Në këtë frymë u organizua edhe protesta në Tiranë. E trumbetuar si e shoqërisë civile me organizatorë e drejtues liderët e PD dhe PL, Berisha e Meta si dhe funksionarë të  këtyre partive. Dhe protesta ishte vërtetë vepër e Berishës dhe Metës dhe ata nuk ka pse të mos e marrin autorësinë dhe lavdinë dhe t’ia lënë meritat shoqërisë civile anonime! Dhe këtu nuk mund të mungonte edhe pretendenti për Avokat të Popullit, Altin Goxhaj i cili flet në emër të popullit dhe zhvillon beteja dhune kundër policisë që i shërben popullit! Dhe flasin pastaj për fatkeqësi dhe dhimbje, ata që nuk ua ndjenë për asgjë veç etjes së shfrenuar për pushtet!