BREAKING NEWS

Katër fëmijë të mitur transportohen drejt spitalit të Durrësit, policia zbardh detajet e para të ngjarjes së rëndë

Katër fëmijë të mitur transportohen drejt spitalit të
x
BREAKING NEWS

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në festën e pavarësisë së Amerikës: Është e turpshme

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në
x
BREAKING NEWS

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”, Kreshnik Spahiu jep lajmin e madh: Faleminderit Zot

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”,
x
BREAKING NEWS

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa infektime dhe humbje jete janë shënuar në 24 orët e fundit nga COVID

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e
x
BREAKING NEWS

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti bën kthesën e madhe javën e ardhshme, ja çfarë pritet të ndodhë

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti
x
BREAKING NEWS

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën deklaratën e fortë për dy politikanët

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën
x
BREAKING NEWS

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret javën e ardhshme

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti
x
BREAKING NEWS

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje Perëndimin: Do ta merrni përgjigjen në vetëm një sekondë!

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje
x

Opinion / Editorial

Zëri i ndërgjegjes...

Zëri i ndërgjegjes...

S'di pse atë mëngjez zgjodha mesazhet në hapjen e celularit.Sytë mbetën të zëna në një teks i cili më mbajti gozhduar një copë herë, u thua se ishte shkruar në ndonjë gjuhë të huaj.Pastaj si i zgjuar nga ndonjë ëndër e sjellë në vite nxora gjithë mall;Po ku ke humbur, morre Zenel Sina!Sa mirë ma gjete celularin në ftesën për dasmën e vajzës më tridhjet prrill,apo s'qëlloka dhe në përvjetorin tim ...Për hajr e me trashigime!.Po në gëzimin e miqësisë së vjetër, nuk ka perëndi që ndalon ,_më burroi së brendshmi premtimi ,pa e menduar dy herë edhe pse djemtë mezi prisnin tridhjetë prrillin ,për të bërë surprizat.Në fillim vendimmarrja ime për tridhjet prillin ,mbolli qefmbetjen,por kur fillova t'u flisja për peshën dhe barrën ; këtu e tridhjet vite të shkuara,kohën kur kisha mbaruar specializimin pasunuversitar, për kritikë letrar dhe, mediokriteti i kohës, më con drejtor shkolle në Velcan ,gjëndja ime e rënduar psikologjike e gjeti ilacin, tek mbështetja që më jepte fjala e ngrohtë e Zenelit dhe e sa Zenelve të tjerë që takoja nëpër miniera,shara,ndërmarje,ara ,e mbushja faqet e gazetës lokale Agimi ,me reportazhe nga puna e tyre e palodhur,më dhuronin vetëm miqësi e shpresë. Pa botën e pastër të këtyre njerzve nuk di se ku mund të kisha përfunduar....I thoshin tri orë rrugë në ditë, të bëjë për në shkollë dhe mbi të gjitha ishte vrarë ëndrra për të cilën isha specializuar një vit mbas UT.Për pjesën e pushtetit, por jo vetëm, s' po bëja ndonjë heroizëm !I thirur në organizatën e partisë Xhyrë, kur s'po i përgjigjesha thirjes së saj, një komuniste gjithë pompozitet ju drejtua komunistve të mbledhur enkas për cështjen time :C'i duhet partisë ky njeri i tillë?!Unë atë rrugë e bëj me shtatëdhjet kg dushk mbi kuriz, për tridhjet lek për blektorine e kooperativës ,e them; ju bëftë dita njëmijë partisë që na gjen punë ,këtij ia mbush xhepin me para; hedh bishtra."Si shava fjalën,në të kundër shkoje tek dushqet dhe përtej tyre.....Sa të drejtë kishte gruaja e potresitur, që cdo gjë e matëte me kutin e vet!?... Më qëllonte të takohesha sa herë e sa, përgjatë rrugës, që të conte në fshatin Velcan,ato me barrën që u rëndonte mbi shpinë ,unë me atë në shpirt...Një ditë, i ulur mbi një ledh, ndoqa varrgun e grave me barrën mbi shpinë që rrokulliseshin si arrusha drejt Shkumbinit .Sytë e mij s'u shkiteshin zvaritjeve të tyre nëpër urën me drasa, varur në ca cengela hekuri,e cila me të tundurat e shkundurat e saj si një shilarse të hidhte në fshatin Xhyrë, ku priste urija e bagëtive. Cuditrisht Shkumbini më gjasoi me lumin Akeront dhe në ballë të tyre vozitëte varkëtari Karonti.. Kohë...Ç'kohë!? Cfrymoja me vete me frymë të mbajtur te shkolla .Fytyrat e qeshura të nxënësve, ledhatimet e tyre gjithë delikatesë, pastaj takimet e ngrohta me Zenelët më bënin të harroja. Ndoshta është paqëtimi me shpirtin, një arsye më shumë, ajo që më ka bërë të mos harroj ata njerëz dhe t'i gjendem Zenelit ditën e dasmës së vajzës Yllkë me Elson edhe pse tridhjet prrilli, është i mezi pritur nga ju...Ndjesë!-ndërsa vazhdoja t'u tregoja djemëve për ndodhitë e së kaluarës,të ngulur nga unë, me habinë ndër sy ,Reneardi dhe Taulanti,nxorrën me dhimbje:"C'ndjesë !? Dhe kaq rrëfenjë flet shumë,-mbështetën një zëri djemtë vendimin e marrë.Mbrëmja e tridhjet prrillit së bashku me bashkëshorten Refi, na gjeti tek lokali, me të njëjtin emër i ndodhur afër Librazhdit, përgjatë lumit Shkumbin.Tingujt e muzikës, pritja krahë hapur e Zenelit dhe bashkëshortes Mahije, na futën mënjëherë në atmosferën e ndezur të dasmës.Nuk di c'ndijesi më pushtuan !? Dekori i dasmës i kuruar me aq kujdes ,ato dhjetra vajza e djem dhe sa e sa të moshuar, të cilën nuk u lodhe së kërcyeri,pastaj qershia mbi tortë ;Kënga e kompozuar dhe kënduar nga nusja Yllkë, kushtuar prindërve, përloti gjithë sallën. Ishte një balladë që pikonte dhimbje e mall për prindërit, që punonin në Greqi, ndërsa ata të larguar me punë në Itali .Vetëm motra Elona me bashkëshortin Elton ,i kishin mbetur Tiranës, duke punuar si farmaciste.Si për të ndryshuar atmosferë, mikrofoni i Yllkës, ia filloi këngës kushtuar bashkëshortit.Notat lirike, vibratot e zërit ,hidhnin e përdridhnin atë alamet trupi të Elios, sytë e qiellta të të cilit, lodronin nëpër gjerdanin e zjarrtë, ndezur nga shuplakat e të rinjve të bëra flakë .Harmonia e notave, me teksin Biblik, ishte një romancë me vete ,në vargjet e të cilës, dy të dashuruarit, ishin në besë të njëri tjetrit, deri në pikën e fundit të jetës .Fjalë premtuese të thëna jo në altar kishash, por të bekuara nga freskia e valve të Shkumbinit, të cilat firmosën dëshminë e përbetmit duke e spërkatur me ujin e kristaltë.Pastaj si të futur në garë ,në një lojë brezash, u shfaq në valle trupi i mbledhur si grusht i nënë Xhemiles, me të nënte dhjetat mbi supe.Sa hap e mbyll sytë, e rembyer nga dy djemtë e sapo ardhur nga Italia,Sabriu e Ramadani,duart e saj filluan të hidheshin e përdridheshin në ajër, duke mbajtur ritmin e daulles që po caheshe nga shkopinjtë të cilat,, s'ja ndante djali Sefer ,që me sa dukej iu kishte marrë për një xhiro, daullxhiut të dasmës, si për t'i shtuar forca të jëmës së lodhur nga jeta,por djemtë po e bënin me krahë.Ashtu peshuar në ajër, më ngjasoi me Nyksin,Hyjneshën e natës,që vallzonte nën ritmet e daulles së Adrasteies.Ndërsa hidhej e përdridhej, trupi i mbushur i Sefer Koranit që sillej si një balerin me daullen varur në krah,më kaluan nëpër mend vitet nëntë dhjetë, atëhere drejtor gjimnazi në Qukës. Kishte kaluar një natë me shi e erë të rëmbyer.Nuk di, ishte dorë e erës apo tjetër kujt, vecse pa u futur mirë në oborin e shkollë, pashë dy portretet e udheheqsave të kohës, të derdhur në beze varur në muret e godinës, të nderë sa gjërë e gjatë në tokë .Sa pa marrë puna erë, urdhërova mësues Zydinë t'u gjente vendin, se ishin bërë s'i hanin as qentë.Fill u gjenda nga brenda shkollës, ku ç'të shije :Gjysëm bustit të diktatorit, ia kishin skalitur veshët ."Këtu është një dorë"! ....Me këtë mëdyshje ngava nëpër rrugët e fshatit .Njeriun e parë që ndesh përballë, ishte mashinisti Fatmir Kryeziun.I rëfehem me zemër në dorë. "Mos ki dert .Ia lidh miku kokën me spango .Një grusht hallci dhe i bëhën veshët të trembi laraskat" Nxorri Fatmir dhe me fjalët nëpër këmbë shpejtoi nëpër hatullat e hallcisë. I qetësuar disi,besim plote te njeriu që spriste në besë, iu ktheve bustit per t'i bërë derman, në ndonjë skutë të erët, ku smund të bënin fajde as minjtë.I sigurtë në mos zbulimin e aktit misterioz, iu futa zyrës.Si për fat, pashë të futej në derë ,një djalë i hollë ,me një meso shtat, i veshur ushtar.Dallova Seferin .Mesa dukej, ai dic parandjeu ndaj më futi direkte e në temë :"Dua të takoj motrën, Burbuqen, maturante ,(ajo në atë gëzim,s' kishte të lodhur duke kërcyer së bashku me bashkëshortin grek, të ardhur nga Greqia, ku kanë ndërtuar jetën e tyre )kam vendosur t'i hip trageteve dhe të mbaj leckat në Itali ".U befasova ."Po ti je ushtar!"" Akoma ushtri ....E morri ferra uratën këtu .."ktheu pa i bërë tër syri.Folëm sa folëm,ai u largua ,tek unë mbeti guximi i këtij djali dhe bashkë me të dhe largimi i merakut për bustin të cilit së bashku me mikun Fatmir i gjetëm ilacin, për të mos ndodhur ajo që, një ditë më parë, kishte ngjarë, me mësuesin e Pishkashit, të cilin turma e revoltuar e fshatit e kishte dhunuar, pse kishte ngritur zërin kundër diktatorit .Më kalonin nëpër mend këto, ndërsa Seferi s'ja shkiste shkopinjtë daulles si të ndante me ta ,mallin e tridhjet viteve larguar nga Shqipëria.Mbesat e tij ,Valmirë, le e ritur në Itali dhe, Diana e ardhur nga Amerika mundoheshin të kapnin ritmet e daulles edhe pse binin për herë të parë, në të rënat e shkopinjve. Një atmosferë ndezëse e cila i kishte bërë vend dhe valles dyshe librazhdiote, duke sjellë enkas pizgat ,të cilat kumbonin e ngrinin peshë këmbët e më plakut, dajë Riza sic e thëriste salla.Vallja kuksiane,ajo dibrane ,s'kishin të sosur nga krushqija e Kuksit,Dibrës.Ishte një mozaik aq i bukur ndërthurur nga veglat muzikore dhe dixhei, sa po mbante varur një natë të tërë duke iu futur në hise dhe ditës që kishte feksur nëpër dritare. Një cast më zuri ne verantja jashtë lokalit.Dallgët e Shkumbinit poshtë këmbëve të mija dukeshin sikur edhe ato hidheshin e përdridhëshin duke jargavitur shkëmbenjte me puthjet pambarim.C'kontrasti !Dhe Shkumbini s'është ai që ka qënë dje gjithë, halle e derte.Tingujt e muzikës e kanë futur dhe atë në vallen e haresë, nga se njerëzit e tij, Varka e Noes i ka nxjerrë në dritë ndaj dhe sot janë mbledhur nga të katër anët e botës, për t'ju bashkuar gëzimit familjar të Zenelit ,pikërisht në brigjet e Shkumbnit ,si një sfindë ndaj kohës, për të treguar kohën e cila kërkon më shumë, shumë e shumë, më tepër, por që edhe me kaq flet, për shpirtin e këtyre njerzve që e keqja i detyroi të merrnin detet,por koka i ka mbetur pas nga atdheu ,ndaj dhe s'harojnë të takohen me të e të ndajnë gëzimet,pse jo dhe qytetrimin, ku kanë ngritur folenë. Ndërsa në sfond shoqërojnë tinguijt e ulur të muzikës, ndërkohë që vazhdon riti i ndarjes së dasmorve me familjen Zeneli ,teksa shikoj fytyrat e atyre dhjetra djem e vajzash, të cilët pas një kohe relaksi në vendlindje ,shpejtojnë të kapin avionët dhe tragetet për t'ju gjendur punës në vende, ku kanë ngritur jetën e tyre,sec më kalojnë nëpër mend mendimet:Ndoshta një ditë emigrantin e viteve nëntëdhjetë ,do ta thërasë Zëri i ndërgjegjes për t'ju kthyer vendit të të parve ,për ta ngritur atë në altarin e demokracive më të përparuara të botës. Sakakrifikuan dje, sot koha i thret për një sakrifikicë edhe më sublime.Se c'ndryshim mund të sjellin këto mëndësi të ushqyera në perëndim ,mjafton të kaloje castet e gëzimit të kësaj feste familjare dhe kupton c'energji e mëndësi rezaton brezi i ritur në botën e qytetrimit....Kam besim.Jam besim plotë se do të ndodhë një ditë ,sepse ndodhi dhe tek unë me Zërin e ndërgjegjes ,ndonëse jo në këto përmasa dëshirash që shpreh ,por gjithsesi ishte një zë i brendshëm që kishte lënë gjurmë ndër vite ,mjaftoi një ngacmim dhe ai fluturimthi iu gjend pranë gëzimit të miqësinë së paharuar, duke anashkaluar dhe atë të vetin....Le të besojmë dhe shpresojmë tek Zëri i ndërgjegjes të gjithësejcilit shqiptar i ndodhur jashtë ,për më shumë vëmëndje dhe interes,ndaj tokës së të parve, qoftë dhe në përbashkime të tilla të cilat flasin shumë...