BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Zëri i protestës, si rikthim i shpresës

Zëri i protestës, si rikthim i shpresës

Protesta e studentëve të universiteteve publike është në ditën e 14 të saj, duke tërhequr vëmendjen e mbarë opinionit publik, por jo vetëm. Ky zgjim i beftë në muajin dhjetor të këtij viti është zemërimi i një pjese të qytetarëve (sepse së pari janë qytetarë) të këtij vendi që të bashkuar nuk po tremben të ngrenë zërin me forcë dhe me të drejtë në plotësimin e kërkesave të tyre legjitime që nuk janë të sotme, por të mbartura ndër vite, nëpër të cilat kanë kaluar shumica e studentëve. Ndërsa laku po mblidhej gjithmonë e më shumë, studentët më në fund vendosën t’i thonë ndal dhe të zgjojnë jo vetëm klasën politike, por edhe një pjesë tjetër të qytetarëve të këtij vendi në qytetet Shkodër, Fier, Lezhë, Berat, Kavajë, etj., që të mbështetur nga opozita kërkuan uljen e çmimit të karburantit.

Në çdo kohë, zëri i protestës është zëri i njerëzve që po ju humbet shpresa e që duan ta rikthejnë. Është tregues jo vetëm i mungesës së vëmendjes së politikës, por edhe i mungesës së drejtësisë, e cila kur arrin në pikën fundore të saj, qytetarët e humbasin durimin duke i thënë mjaft me të gjitha format që kanë dorë. Situata e muajve të fundit dhe vargu i protestave që nisi me banorët e ‘Astirit’, e u pasua me protestën pa limit të studentëve, e cila vazhdon ende, u dha zemër edhe qytetarëve të tjerë në vend për të shfaqur pakënaqësitë e tyre. Protestat treguan ndër të tjera se situata në vend është më delikate seç duket dhe qetësia në sipërfaqe nuk ka qenë gjë tjetër veçse një qetësi false që u prish shpejt. Por, e veçanta e kësaj proteste të studentëve, si asnjëherë tjetër është mospranimi i dialogut me qeverinë, megjithëse kjo e fundit nëpërmjet rrjeteve sociale, medias, e së fundi në foltoren e kuvendit ka shtrirë dorën për dialog, por është refuzuar prerë nga studentët, që kërkojnë me këmbëngulje plotësimin e 8 kërkesave të tyre që në fillim ishin vetëm katër, por me kalimin e kohës u shtuan në 8 e së fundi në 9.

Në demokraci, dialogu është hapi i parë nga nis zgjidhja e problemeve, të cilat kanë afate kohore dhe kosto financiare të konsiderueshme për Shqipërinë, që akoma renditet vendi më i varfër në Europë. Dhe pyetja e parë që lind në një situatë të tillë është- Pse jemi vendi më i varfër në Europë? Pse Shqipëria nuk arrin të zhvillohet si simotrat e saj Evropiane? Mos është mungesa e drejtësisë dhe korrupsioni afatgjatë që ka krijuar këtë ngërç për zhvillimin e vendit ku si shpëtim i vetëm në gjithë këto vite është parë emigracioni? Sepse problemet e studentëve nuk lindën dje, ato janë të akumuluara me kohën dhe të gjithë studentët i kanë kaluar ndër vite, sot thjeshtë arriti në një pikë që duhej thënë mjaft, gjendja duhet të ndryshojë njëherë e përgjithmonë. Por, pa një komunikim të frytshëm, apo me një komunikim në distancë vështirë të ketë zgjidhje të kënaqshme, apo të krijohet një besueshmëri dhe të bihet dakord për zgjidhjen e tyre. Gjithçka duket e thjeshtë, por dhe një pjatë gjellë, që të vijë në tryezë do kohën e saj, duke filluar nga puna, marrja e rrogës, psonisja, përgatitja dhe në fund ardhja në tryezë. Në pamje të parë duket e thjeshtë, thua se çfarë është një pjatë gjellë?

Për hir së vërtetës, problemet në këtë vend janë të shumta dhe çdo qytetar do të kërkonte vëmendjen e pushtetit lokal dhe atij qendror të fokusohej tek problemet e veta, një rrugë e pashtruar që në pamje të parë duket e parëndësishme, por qytetarit i duhet të kaloj gjithë ditën në të, një urë e prishur nga e cila varet jeta e një komuniteti të tërë edhe e fëmijëve që shkojnë në shkollë, mungesa e kanalizimeve që atje ku mungon bën moçal gjithë vendin, por shirat e vënë më shumë në dukje problemin duke krijuar konflikte mes banorësh, problemi me plehrat që t’i zënë sytë kudo ku shkon dhe duhet parë me shumë seriozitet. Shqetësime ka kudo ku jetohet dhe secili prej nesh ka kërkesat e veta specifike sipas vendit në të cilin ndodhet, por dialogu është hapi i parë që do të ndihmonte për t’i sheshuar problemet sa më shpejt të jetë e mundur. Qytetarët, studentët, nuk dialogojnë vetëm me ata që duan, por për ato që duan.

Protesta e tyre në këtë fund viti u përshëndet nga shumë qytetarë që ju bashkuan kauzës së tyre duke zgjuar jo vetëm ata, por edhe qeverinë. Madje, vetë kryeministri Edi Rama nga foltorja e kuvendit pranoi se: “Së pari, protesta e studentëve i dha një shuplakë qeverisë, së dyti, një grusht opozitës dhe së treti, një shpresë shoqërisë”, duke shtuar ndër të tjera gjatë fjalës së tij në kuvend se “pikat jemi gati t’i plotësojmë një për një”. Madje po atë ditë, z. Rama në një takim me rektorët dhe dekanët e universiteteve publike u shpreh me një gjuhë të ashpër se “studentët janë të frustruar nga korrupsioni në universitete”. Por, korrupsioni nuk është një dukuri që vihet re sot dhe vetëm në universitete, ai ka përmasa më të gjëra. Madje është një nga problemet thelbësore në vend që nxiti edhe protestat e studentëve duke vënë njëherë e mirë në dukje problemet e mbartura që kërkojnë zgjidhje. Por, zgjidhja pa dialog është gjithmonë e më e vonuar. Kurse plaga e vërtetë është, ajo, çka i pret studentët pas studimeve universitare që kush e ka provuar e di fare mirë. Papunësia.

Nga Majlinda BUSHJA