BREAKING NEWS

Detaje të reja/ 90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit dhe të vëllait, si dështoi plani për vrasjen e tyre, dëshmon autori: Ja kush ma dha porosinë

Detaje të reja/ 90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar dhe iu kundërpërgjigjet të gjithëve atyre që 'e masakruan': Jam mjek, e ushtroj me nder profesionin…

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar
x
BREAKING NEWS

Matura Shtetërore/ Dalin notat e provimit të Matematikës, mësoni rezultatin tuaj

Matura Shtetërore/ Dalin notat e provimit të Matematikës,
x
BREAKING NEWS

“Kosto e paprecedentë për Putin”/ Presidenti Joe Biden zbulon zyrtarisht vendimin e parë të G7-ës: Do ndalojmë...

“Kosto e paprecedentë për Putin”/ Presidenti Joe Biden
x
BREAKING NEWS

“Një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar trarët e saj”/ Eksperti Ervin Karamuço nxjerr prapaskenat dhe ngre alarmin: Ja çfarë i rrezikon shqiptarët!

“Një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar
x
BREAKING NEWS

Vladimir Putin merr goditjen e rëndë, zbardhet vendimi më i fundit i Perëndimit dhe Japonisë

Vladimir Putin merr goditjen e rëndë, zbardhet vendimi më i
x
BREAKING NEWS

Deputeti shqiptar bie pre e ‘maskave’, i hyjnë në banesë dhe i vjedhin 50 mijë euro, zbardhet denoncimi i tij në polici: I kisha mbledhur me familjarët për shlyerjen e një borxhi!

Deputeti shqiptar bie pre e ‘maskave’, i hyjnë në
x

Opinion / Editorial

Zeusi nuk di se kishte zëdhënëse shtypi, as drejtor, e aq më pak hapje!

Zeusi nuk di se kishte zëdhënëse shtypi, as drejtor, e aq më

I dhashë disa minuta më pak rëndësi, takimit të dy qeverive në Prishtinë,  për të parë se çfarë po bënte Berisha, me dy njerzit e tij anash që ishin Garo dhe drejtori ri i prezantuar Lela! Ky i fundit tha diçka për hapjen! Ai donte të fliste të vërtetën dhe  ta bënte atë në mënyrë sa më të drejtë! Lela mori përsipër që në fillim, që të vërtetën ta bënte në mënyrë sa më të drejtë! Ky ishte një fillim filozofikisht i “qartë” ku e vërteta suprimohet nga mënyra e drejtë e të bërit të saj! Superlative nga ana e tij si një drejtor shtypi!  Tipike e një foltoreje që mbikalon të vërtetën, duke e bërë të drejtë atë, në mënyrën që dikush merr përsipër ta bëjë! E vërteta që bëhet në mënyrë sa më të drejtë....super!!!  Kjo ishte e para! Por pastaj ai tha se: Ne që bëjmë analiza politike, kemi kohë që flasim për hapje, hapje, hapje, por është momenti që jo vetëm të flasim për hapje, por dhe ta jetojmë atë!!!  Kjo kur pak përpara Berisha i kishte thënë kur Lela pa edukatë i mori mikrofonin e pikërisht Berishës kështu: Të marrësh që në fillim mikrofonin tim, nuk është mirë !!! Nuk ja tha me humor jo! Ja tha se e meritonte dy herë! Një herë se nuk është etike dhe e dyta, se nuk ishte përpjekur si drejtor të kishte një mikrofon të vetin! Kjo kur Garo e kishte një mikrofon!  Pastaj Berisha filloi të bënte Berishën i cili nuk ka nevojë për asnjë drejtor dhe asnjë zëdhënëse, sepse i bën të gjitha ai dhe padyshim tha me që po bëhej mbledhja në Prishtinë që gjëja që kërkojnë kosovarët ishte dy shtetësia ose shtetësia shqiptare! Në fakt kishte mundësi deri në 2013-tën ta bënte vetë por..?! Por kur Berisha kërkonte dy apo shtetësinë për kosovarët që është dhe një kontroll i rreptë i BE-së, lali Eri në majë të Bashkisë së Tiranës mbasi mbajti një fjalim nga ato të besdishmit, të stërzgjaturit që ai di si agjitprop i dha shtetësinë ish kryeministrit kosovar Hoti! Po po, rreth 22 vetave dhe jo vetëm kosovarë!!  Berisha në fakt, po bën sërish partinë e  tij,  por kësaj rradhe të hapur për të! Berisha po bën kartelin e Zeusit të famshëm! Zotin e Olimpit dhe babain e zotave në pluralizmin e tyre në antikitet.  Ku e kam fjalën! Po bëj pak legjendë historike. Zeusi është fëmija i Kronusit dhe Rheas, më i riu nga vëllezërit e motrat e tij që ka lindur, megjithëse nganjëherë llogaritet më i madhi pasi të tjerët kërkonin shkarkimin nga stomaku i Kronit. Në shumicën e traditave, ai është i martuar me Herën, nga e cila zakonisht thuhet se i ka lindur Ares, Eileithyia, Hebe dhe Hephaestus.Në orakullin e Dodonës, bashkëshortja e tij thuhej se ishte Dione, nga e cila Iliada thotë se i lindi Afërdita. Sipas Teogonisë, gruaja e parë e Zeusit ishte Metis, nga e cila ai kishte Athinën. Zeusi ishte gjithashtu famëkeq për arratisjet e tij erotike. Këto rezultuan në shumë pasardhës hyjnorë dhe heroikë, duke përfshirë Apollonin, Artemisin, Hermesin, Persefonin, Dionisin, Perseun, Herakliun, Helenën e Trojës, Minosin dhe Muzat. Po mirë kë nuk prodhoi dhe nuk krijoi Zeusi i PD-së?? I gjithë “pluralizmi” i PD-së dhe dhe sot është krijim i tij! Ka lidhje ombelikale me Berishën! Po vazhdoj!  Ai respektohej si një baba i përgjithshëm që ishte prijësi i perëndive dhe u caktonte role të tjerëve. Edhe perënditë që nuk janë fëmijët e tij natyrorë i drejtohen atij si Atë dhe të gjithë perënditë ngrihen në praninë e tij. Ai u barazua me shumë perëndi të huaja të motit, duke e lejuar Pausanias të vëzhgonte "Që Zeusi është mbret në parajsë është një thënie e zakonshme për të gjithë njerëzit". Simbolet e Zeusit janë rrufeja, shqiponja, demi dhe lisi. Zeusi përshkruhet shpesh nga artistët grekë në një nga tre pozat: në këmbë, duke ecur përpara me një rrufe të ngritur në dorën e djathtë të ngritur ose ulur me madhështi. Po pse çfarë i mungon në mitin e legjendën e Partisë Demokratike figurës së Berishës nga këto gjëra të ngjashme me Zeusin?  A është babai i atyre atje?  Po prijësi i tyre? Po mirë mos vallë Berisha nuk ju cakton role të gjithëve aty si Zeusi të vetëve në Olimp? E në të vërtetë, e meriton, sepse ai realisht në krahësim me to, është pikërisht Zeus! Baba e dinë të gjithë aty, jo vetëm ata në familje! Ai flet dhe ai vulos, ai nuk pyet dhe ai korrigjon dhe afron apo largon!  Po pse vallë, kur hyn Berisha nuk çohen në këmbë të gjithë? Hëë, apo po ja fus kot unë!?  A nuk është vallë si një rrufe Berisha!? Mos vallë nuk është si një shqiponjë?  Mos vallë nuk është si lis i madh dhe i fortë!? Mos vallë nuk është i furishëm dhe sulmues si dem?! Apo e kam gabim? Jo më thoni se dhe mund ta kem?! Po mirë tani kam një pyetje! Unë nuk di  ose nuk mbaj mend, se Zeusi kishte zëdhënës shtypi apo drejtor shtypi!  Jo kaq shumë se ishte antikitet, sepse mbase mund të mos quhej shtyp por përfaqësues i transmetimit të ideve të tij ose diçka tjetër! Hahahaha, jo nuk ka pasur mundësi sepse Zeusi nuk kishte nevojë për zëdhënëse dhe as për drejtor! Se mos kishte Enveri ish sekretari i parë i Berishës komunist i PPSH?! ?!  Zeusi është Zeus dhe nuk i duheshin të tilla marrëzi që i vonojnë daljen në sharmin e tij si Zeus! Sepse dhe ai kishte pluralizëm perendishë! E vet ishte kryeperendia ose babai i tyre! Çfarë mund ti duheshin zëdhënësit dhe drejtorët e fjalës apo ideve që vetëm ai i ka dhe vetëm ai i lëshon dhe vetëm ai i mbron dhe vetëm ai i synon si propogandë dhe politikë!  E unë mendoj se dhe Berisha si Zeusi, nuk do të ketë nevojë! Jo nuk ka nevojë, për të tillë bedela anash tij! Njerëz dekor i pa nevojshëm në Olimmp! Ai nuk kishte nevojë as për hapje! Për çfarë hapje kishte nevojë Zeusi! Hapje ndaj kujt?  Nuk e bëjnë më plural dhe më “demos” të tilla hahahaha  “marrëzi” to sotme! Ai nuk është demos. Ai është Zeusi!  Apo jo mor ...amani... thoshte  i madhi Jovan Bregu!